Vizita e Papës mund të ketë simbolika nga më të ndryshmet për Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurisht nga më pozitivet, por personalisht doja të ndalesha vetëm te njëra prej tyre dhe që e konsideroj më domethënësen.
Ndërsa ndoqa vizitën e Atit të Shenjtë dhe pashë pritjen dashamirëse që iu bë nga shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre fetare, më shëmbëlleu në mendje një konkluzion kontrovers me realitetet e shumë shteteve e kombeve të tjera në botë.
Nëse shumë vende të botës ende në shekullin e XXI janë në luftë ose nën kanosjen prej saj, për shkaqe mirëfilli ose të tërthorta fetare; shqiptarët, me një shumëllojshmëri besimesh, nuk i ka ndarë e përçarë feja, por politika.
Indoktrinimi prej kësaj të fundit, është aq i thellë, sa në këtë vend njerëzit kanë marrë dhe armët dhe i kanë shkrehur ndaj njëri-tjetrit, vetëm për shkak të dogmave të baritorëve politikë.
Në këtë vend mund të gjesh me mijëra martesa mes një myslimani e një të krishtere ose të një krishteri me një myslimane, mund të gjesh qytete apo lagje ku jetojnë për bukuri e në harmoni së bashku myslimanë e të krishterë, por e ke të vështirë të gjesh të njëjtin mirëkuptim e tolerancë, mes shqiptarësh me bindje të ndryshme politike.
Prezenca e Papës në Shqipëri arriti t’i mbledhë të gjithë me soj e sorollop politik, në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës, por kontraktimi i lexohej në fytyrat e personazheve të politikës që kanë mbjellë urrejtje të ndërsjellë aq shumë, sa e kanë të vështirë të shohin njëri-tjetrin në sy, t’i japin dorën apo të rrinë pranë në raste ceremonish, pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur nën buzëqeshje korteziale këtë antipati.
Aq shumë e ka ndarë politika veten e saj dhe popullin në këtë vend, sa paqja që vendosi Papa për një ditë në Tiranë, u duk si mrekullia e Zotit për Shqipërinë.
Dhjetëra dekada na kanë ikur duke u grindur mes vetes, duke komplotuar, duke përçarë e urryer, madje edhe duke vrarë njëri-tjetrin për politikë. A nuk duhet të kuptojmë se ky shekull që po jetojmë, duhet të na shkëpusë nga indoktrinimi i sëmurë politik e të fillojmë të besojmë më shumë në vlera e në respekt reciprok.
Nëse i kemi humbur t’i rigjejmë këto vlera e nëse s’i kemi pasur, t’i krijojmë! Ateizmi politik është shpëtimi i kësaj shoqërie. Sa më shumë ateistë politikë, aq më pak tension shoqëror, sa më shumë ateizëm politik, aq më shumë maturi kolektive, sa më shumë ateizëm politik aq më shumë prosperitet demokratik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij
Deco mposht Real Madridin për top yllin evropian - marrëveshja cilësohet e përfunduar
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Dua Lipa duket si një damë e vërtetë në pasarelat e 'Chanel' gjatë Javës së Modës në Paris
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama