"Më shumë kursime, kjo nuk është punë që bëhet", bëri të ditur kryeministri francez Manuel Valls që pa nisur vizitën në Berlin shkaktoi moskuptim te shumë veta me këtë deklaratë. Edhe vetë shefi i Bankës Qendrore të Francës, Noyer, kërkon më shumë përpjekje për kursime nga Qeveria e tij.
Valls e nisi punën pesë muaj më parë si reformator i vendosur. Sot nga ky pikësynim nuk sheh shumë rezultate. Java e punës me 35 orë ka mbetur, paga minimale nuk është prekur. Një rritje e moshës së pensionit as nuk diskutohet.
Dy herë i lejoi BE shtyrje Francës, për sa u përket reformave strukturore, për të thyer rregullat e ngrira të tregut të punës, për ta liruar ekonominë nga kthetrat mbytëse të shtetit dhe për ta bërë sërish të aftë për konkurrencë. Premtime nga pala franceze pati shumë. Por. për fat të keq ato rezultuan si flluska bosh.
A do të ndryshojë pas bisedës së Valls me kancelaren gjermane? Ai i kupton dyshimet në kursin reformues francez, tha Valls në Berlin. Por, gjermanët duhet të kenë më shumë besim. Qeveria e tij do të ofrojë rezultate dhe do të jetë në lartësinë e përgjegjësisë së saj. Që reformat të zbatohen dhe që qeveria t’i përmbahet kursit të kursimeve, kjo është në interesin e Francës.
Reflektim i vërtetë apo sërish premtim bosh? Pikërisht për shkak të inflacionit të ulët qeveria franceze mund të kursejë më shumë dhe ta shëndoshë buxhetin e saj. Por, Franca nuk do ta respektojë edhe për shumë vite kufirin e deficitit të BE prej tre për qind të prodhimit ekonomik. Bilanci ekonomik i Francës është katastrofal, papunësia në nivel rekord, vlerat e preferencës së Presidentit përtokë. Në Francë njerëzit kanë frikë për shkak të forcimit të Frontit National të Marine le Penit.
Të gjitha këto, kryeministri Valls me sa duket nuk i sheh si rezultate të një politike të gabuar ekonomike dhe financiare të socialistëve në pushtet. Përkundrazi, ai lë përshtypjen se Francën e ka shtyrë në recesion "diktati për kursime" i gjermanëve duke forcuar me këtë, në mënyrë indirekte, Front National. "Franca vendos vetë, se çfarë ka për të bërë", tha Valls para pak kohësh në deklaratën e tij më të fundit qeveritare. Njëkohësisht ai u dha mësime gjermanëve, si duhet t’i përgjigjen ata përgjegjësisë së tyre në Evropë. Kjo hedh një dritë karakteristike për mënyrën si e kupton Evropën qeveria franceze.
Kancelarja është natyrisht në dilemë. Një konflikt i hapur me Francën asaj nuk i duhet, sepse në Evropë thuajse nuk arrihet dot asgjë, nëse midis Francës dhe Gjermanisë ngec puna. Sa të mëdha janë dyshimet e Merkelit për Francën, këtë kancelarja nuk e la të kuptohej pas bisedës së saj me Valls. Në vend të kësaj, ajo i lëvdoi përpjekjet për reforma të Francës, por tërhoqi vëmendjen në respektimin e Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes në Evropë.
Franca nuk duhet të kërkojë rabat politik, të cilin nuk e kanë marrë shtetet më të vogla si Portugalia, Irlanda ose Greqia, por të nisë me guxim reformat. Përndryshe BE rrezikon të humbasë besueshmëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe