Ishte interesante deri në fund në çështjen emocionale, nëse Skocia do të bëhej një shtet i pavarur apo do të mbetej pjesë e Britanisë së Madhe. Në fund fitoi arsyeja politika ndaj pasionit nacional, kjo madje me një kuotë më të lartë nga sa pasqyrohej në sondazhe. Skocia me këtë vendim duhet uruar, sepse gjithçka tjetër do të kishte qenë një aventurë, pasojat e së cilës për Britaninë e Madhe si edhe për fqinjët evropianë do të kishin qenë të rënda.
Skocia si shtet i pavarur do të kishte mbetur pa mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar e ndoshta edhe pa solidaritetin e Bashkimit Evropian. Britanisë së Madhe do t’i duhej të ripërkufizonte rolin e saj në Evropë dhe në botë dhe si shtet ndoshta do të copëzohej tërësish. Por Evropa s’ka nevojë për një kthim prapa në shtetet e vogla të shekullit të kaluar. Përkundrazi: për të janë të nevojshme bashkëpunimi dhe integrimi në nivel evropian.
Skocezët ndryshe nga pjesa tjetër e britanikëve janë më shumë dashamirës ndaj Evropës. Kmapi i atyre që thanë "Po" donte të qëndronte në Evropë. Por, do të ishte ironi e historisë nëse Skocisë pas disa vjetësh si pjesë e Britanisë së Madhe do t’i duhet të shkëputej nga BE-ja, sepse referendumi për këtë pritet të zhvillohet. Mbetet që edhe për këtë çështje të shpresohet, se do të fitojë arsyeja dhe se Britania e Madhe me Skocinë do të mbeten në BE.
Me interes janë edhe zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit në Britaninë e Madhe pranverën e ardhëshme, zgjedhje këto që dominohen prej çështjes po ose jo ndaj BE-së. Referendumi në veriun kryeneç të mbretërisë do të ketë efektin e vet. Nëse gjysma e Skocisë do të kishte votuar për pavarësinë, kryeministri konservator David Cameron do të duhej të jepte menjëherë dorëheqjen. Tani ai ka edhe një shans, që deri në zgjedhjet në maj 2015 të përballet me rrymat e forta antievropiane.
Skocezët në Britaninë e Madhe nuk nënvleftësohen, siç pretendonte kampi pro-pavarësisë gjatë fushatës elektoale. Qeveritë konservatore, veçaërisht ajo e Margaret Thatcher, i kanë shkaktuar dhimbje Skocisë me një traditë të fortë socialdemokrate, por ka apsur edhe skocezë në të kaluarën që kanë qenë kryeministra në Downing Street Numër 10. Sot Skocia sa u përket të ardhurave mesatare është në nivel më të lartë se pjesë të tjera të Britanisë së Madhe dhe papunësia është më e ulët. Skocia ka një qeveri të fortë rajonale dhe parlamentin e vet. Madje asaj do t’i jepen edhe të drejta më të zgjeruara.
Kryeministri Cameron në panik në fund të fushatës premtoi, ndaj tani ai duhet ta verë në jetë premtimin. Në Britaninë e Madhe do të duhej të ishte zhvilluar me kohë një debat i mirëfilltë për ndërtimin e një shteti federal, edhe nga Anglia dhe Uellsi vijnë kërkesa për më shumë pavarësi rajonale. 18 shtatori e ka ndryshuar Britaninë e Madhe.
Referendumi skocez në vetvete ishte një triumf për demokracinë. 86 për qind ishte pjesëmarrja në të, një vlerë absolute rekord. As që bëhet fjalë për gjurmë të ndonjë vjeljeje nga politika, skocezët në mënyrë shembullore u angazhuan për çështjen e tyre, pavarësisht nëse u shprehën pro ose kundër pavarësisë. Humbësi i referendumit, kryeministri skocez Alex Salmond, e pranoi dështimin. Por, fituesit nuk triumfojnë. Të dyja palët duan të krijojnë "një ekip Skocia", që të pajtuar ta shfrytëzojnë në dobi vrullin që i solli referendumi veriut të stuhishëm të Britanisë.
Ky qëndrim demokratik duhet të shërbejë si shembull për të tjera lëvizje pavarësie në Evropë apo diku tjetër: Kështu siç veproi Skocia tani, funksionojnë proceset demokratike. Votimi tregoi, se ndenjat nacionale nuk duhet të kthehen në nacionalizëm destruktiv. Kësisoj Skocia ka fituar, edhe pse pavarësia shtetërore dështoi.
Edhe mbretëresha, e cila natën e gjatë elektorale e ndoqi nga kështjella skoceze Balmoral, mund të jetë tani e qetë. Në moshën e thyer asaj nuk iu desh të përjetojë situata siç kanë kaluar paraardhësit e pasardhëset e saj. Rreth 60 territore janë shkëputur në 250 vjetët e fundit nga perandoria. Skocia do të kishte qenë veçanërisht e dhimbshme për mbretëreshën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 2 me 80% të vendvotimeve të numëruara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?