LAJMI I FUNDIT:

Roli i religjionit ne sferën publike

Roli i religjionit ne sferën publike

Që prej themelimit të sociologjisë së religjionit si disiplinë e veçantë për studimin e fenomeneve religjioze, vazhdimisht janë bërë përpjekje për të kuptuar marrëdhëniet ndërmjet religjionit dhe botës laike. Ne gjithashtu kemi parë që në teoritë sociologjike, kryesisht të periudhës moderne, orientimi i mendimit sociologjik është fokusuar kryesisht në proceset e industrializimit, modernizimit, modernitetit, individualizmit dhe globalizmit në përgjithësi. Procese këto të cilat padyshim se do ta dërgojnë shoqërinë moderne përfundimisht në sekularizёm, ose në të ashtuquajturin diferencim fetar.

Moderniteti si projekt gjithëpërfshirës është menduar se përveç shumë transformimeve sociale që do të sjellë, do të shkaktoj edhe përmbysjen e rendit tradicional shoqëror në të cilin dominonte pushtetit religjioz dhe në vend të saj do të sjellë dominimin e racionalizmit në sferën publike të shoqërisë, realitet ky i cili edhe ndodhi.

Mirëpo, edhe përkundër dobive të mëdha që ka sjellë projekti i modernitetit në ngritjen dhe avancimin e shumë fushave të shoqërisë, ngritjen e nivelit të shkollimit, rritje ekonomike, zhvillim teknologjik etj. Megjithatë siç thekson edhe Habermasi, “për shkak të vakumit institucional në shumë fusha të shoqërisë që ka lejuar shteti modern ka ndikuar që jo gjithçka të zhvillohet në mënyrën e duhur në shoqërinë moderne”.


Si pasojë e kësaj ne jemi dëshmitar të shumë problemeve dhe fatkeqësive të cilat janë kërcënim konstant për njeriun modern. Kjo ka ndikuar që në skenë të rikthehen temat e vjetra të cilat pretendoheshin që prej kohesh që jenë tejkaluar nga shoqëria moderne. Rast konkret është tendenca në rritje e rikthimit të pushtetit religjioz. Pra, si pasojë e një dështimi të tillë në sistemin modern ka ardhur në shprehje një shpërthim i papritur i religjionit në sferën publike, jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Latine, Azi dhe në Lindjen e Mesme. Për pasojë vetëm tani njeriu modern e ka kuptuar se diferencimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se religjioni do të mbetet problematikë e mbyllur vetëm në sferën private.

Edhe pse shumica e botës moderne pretendonte se me përhapjen e racionalizmit dhe dominimin e arsyes, institucionet religjioze tradicionale do të bien ose do të zhduken tërësisht nga sfera publike, në këtë mënyrë religjioni do të shndërrohet ekskluzivisht në një çështje private për individin.

Por, realiteti aktual në shoqërinë moderne qëndron ndryshe, për një përqindje të madhe të shoqërisë, religjioni vazhdon të mbetet një forcë e pazëvendësueshme për veprim kolektiv, unitet social dhe mobilizim politik etj. Madje që nga vitet 2000 e këndej vërehet një rritje masovike e dominimit religjioz, kryesisht të religjionit politik islamik, epiqendër e të cilit janë vendet arabe, por, që në vitet e fundit është përhapur në gjithë globin. Efektet e kësaj rritje vërehen në çdo aspekt të jetës sociale. Çdo ditë e më shumë vërejmë një interesim tek të rinjtë për tu rreshtuar në këto grupe fetare. Sigurisht faktorët e kësaj nxitje janë të ndryshëm, mirëpo në esencë kjo përhapje e frymës religjioze në këtë hov të modernitetit tregon për një thyerje konceptuake ndërmjet botëkuptimit modern të mbështetur në racionalizëm dhe botëkuptimit religjioz të mbështetur në besim ideologjik, doktrinar ndaj ekzistencës së hyjnores.

Kjo thyerje konceptuale paraqet një sfidë mjaftë të vështirë për njeriun modern, në të njëjtën kohë prodhon tension dhe konflikt brenda grupeve shoqërore se në cilin kah duhet rreshtuar.

Prapëseprapë duhet theksuar se ndikimi i religjionit në shoqërinë moderne dallon shumë nga roli i religjionit në shoqërinë tradicionale, për faktin e thjeshtë se ka ndryshua në tërësi baza strukturore e shoqërisë. Konceptet e tilla si liria e shprehjes dhe lëvizjes, liria e organizimit politik, liria në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ka fituar trajtë dhe kuptim të ri krejtësisht të ndryshëm nga organizimet shoqërore tradicionale. Mbi këtë bazë ka ndryshuar edhe raporti i religjionit me shoqërinë. Prandaj, është krejtësisht normale që njeriu modern të mos e konsideron besimin religjioz si një mburojë brenda kornizave të së cilës individët duhet të jenë të nënshtruar ndaj rregullave dhe bindjeve fetare dhe në këtë mënyrë të zbatojnë çdo urdhëresë religjioze që buron nga librat e shenjtë dhe interpretohet nga interpretuesit e tyre.

Njeriu modern duhet të jetë i lirë dhe i papenguar për tu mbështetur në mendjen e hapur dhe në racionalizmin kritik, ta kundërshtoj dhe ta konsideroj doktrinën religjioze si një ideologji e vjetruar dhe pak e rëndësishme për sferën publike të shoqërisë moderne.

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori