LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i rrejshëm i pasurisë, akt “patriotik” apo penal?!

Deklarimi i rrejshëm i pasurisë, akt “patriotik” apo penal?!

Një thënie e urtë siciliane thotë: “Un bugiardo senza memoria, è come un ballerino senza gambe", që përkthyer në gjuhën shqipe i bie: "Një gënjeshtar pa memorie, është sikurse një balerin pa këmbë".

Kur njeriu i zakontë dëgjon deklarimet e pasurisë të zyrtarët e lartë shtetërorë dhe partiakë, domosdo ndodhet para dy dilemave: o të mos ju besoj veshëve të vet çka dëgjon ose të bërtas në kup të qiellit: s’është e vërtetë kjo që thuhet!

Kosova është një vend i vogël, secili qytetar di diçka, dëgjon apo shikon diçka nga burimet e pasurisë së fqinjëve të vet – zyrtarë të lartë, liderë shtetërorë, partiak apo edhe deputetë milionerë.


Deklarimet e fundit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë, jo që janë të pavërteta, po nuk përkasin aspak me realitetin.Si i tillë është i antihuman, antiligjor dhe antikushtetues.

"Mozraku nuk hyn në thesë", thotë një fjalë e urtë popullore. Minimizimi, apo më mirë me thënë fshehja e pasurive përrallore të politikanë mund të ndodh vetëm para një "Agjencioni", por jo edhe para syve të një popullate të tërë!

Politikanët milionerë identifikohen lehtë dhe në shumë aspekte. Mjafton një vështrim nga e kaluara e afërt. Përveç se një kope të vogël me kafshësh të imëta, disa prej tyre, siç thotë populli, mbanin nga një lopë për bishti e jo më shumë, me shtëpi të vogla e të vjetruara, pa pasur as biçikletë në shtëpitë e tyre…

E çfarë po ndodhë sot ?

Këta milionerët e ditëve të sotme, pasuritë që kanë sot, po mundohen t’i arsyetojnë me "patundshmëritë" e së kaluarës me nga "një lopë për bishti", apo disa ari apo hektarë tokë djerrinë që kanë sot!

Këtë "ushqim të kriposur" mund ta hajë vetëm Agjencioni "Anti-korrupsion" dhe sistemi Juridik (i korruptuar), por jo edhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Për këto vite pas pavarësisë, sa e sa agjecsione, task forca dhe "këshilla" kombëtare janë formuar dhe ushqyer në emër të luftës kundër korrupsionit.

Sa e sa milionë euro, para të taksapaguesve të varfër të këtij vendi janë gëlltitur për vite të tëra nga këto agjenci (grupe të interesit), pa e dhënë as të vetmin rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera të shumta negative në vendin tonë.

Në fakt, kjo thjeshtë po i bie se të gjitha këto së bashku, jo që nuk e kanë luftuar korrupsionin, po kanë ndihmuar në zhvillimin dhe konsolidimin tij.

Me një fjalë, Agjencioni Anti-Korrupsion, Task Forca dhe Këshilli Kombëtar i Antikorrupsionit janë shndërruar në agjenci për menaxhimin e korrupsionit dhe pasurive të zyrtarëve të lartë në Kosovë.

Dikujt edhe mund t’i duket konstatim i ashpër ky, por s’ke si t’i thuash ndryshe, kur nga themelimi i tyre e deri në ditët e sotme, këto agjenci nuk nxorën para drejtësisë asnjë nga zyrtarët e lartë (të korruptuar) shtetëror apo partiak.

Nuk u bë asnjë kallëzim penal (publik), qoftë për korrupsion apo deklarim të rrejshëm të pasurisë së zyrtarëve të lartë milionerë, që në vendin tonë nuk janë të pakët.

Kur kjo nuk ndodhë, atëherë shumë lehtë mund të ndodhë që para (pa)drejtësisë të dal ndokush që thotë dhe deklaron të vërtetën, qoftë ky milioner apo i varfër në Kosovë.

Një gjë duhet të sqarohet nga agjencitë "antikorrupsion": mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurive të zyrtarëve të lartë është akt "patriotik" apo penal ?

Ashtu siç e fillova këtë shkrim dëshiroj edhe ta përfundoj, por me një thënie latine: "Drejtësia nganjëherë fle, por nuk vdes kurrë".

Në trend

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori