Bota po tronditet nga krizat: në Ukrainë dhe më shumë në Lindjen e Mesme, edhe pse armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u jep njerëzve mundësi të marrin frymë për pesë ditë. Në Siri lufta civile vazhdon me intensitet vrastar, edhe pse në një masë të madhe pa u vënë re. Së shpejti numri i të vdekurve do të ketë arritur shifrën 200.000, në një vend i cili po bëhet copë-copë. Në Irakun e Veriut harta gjeografike po ribëhet nga luftëtarë, që veprojnë me një brutalitet të tillë, që në emër të Allahut kalon çdo kufi.
Zona e sundimit të tyre arrin nga Alepo deri në kufirin e rajoneve kurde, në Irakun Verior. I ashtuquajturi "Shtetit Islamik", synon të shkatërrojë rendin ekzistues. Ai nuk njeh as kufij, as shtete, as qeveri. Dhe kjo trondit diplomacinë, sepse papritur nuk vlejnë më këndvështrimet e vjetra. SHBA-të, nga ana tjetër, mbështesin kurdët dhe në këtë mënyrë indirekt edhe shiitët në Bagdad e Teheran, në luftën kundër bandës terroriste sunite ISIS. Këtë ndihmë amerikanët e japin me gjysmë zemre, sepse në fakt ata dëshirojnë një ndryshim të pushtetit dhe të politikës në Bagdad. Në Siri, SHBA-të nuk e dinë, nëse duan të mbahen ende te rrëzimi i tiranit Asad. Por me këtë, ato hapin rrugën për frontin islamik Al- Nusra, të cilin e luftojnë në Veri të Irakut. Një çrregullim diplomatik, për të cilin nuk ka përgjigje të lehta.
Obama ka vendosur herët për tërheqjen nga Iraku. Roli i SHBA-ve në Lindjen e Mesme është dëmtuar. Ai konsiderohet i dobët, i pavendosur, i lëkundur dhe jo i sigurt për të vepruar. As në Izrael atë nuk e dëgjojnë.
Në krizën e madhe evropiane në Ukrainë, Vladimir Putini po dëshmon se është mjeshtër i tymnajës. A do të sulmojë ai pas Krimesë edhe Ukrainën Lindore? Apo do ta stabilizojë për ta aneksuar? A vlen kjo sfidë vetëm për qeverinë e padëshiruar të Kievit, apo fshihet pas saj pretendimi për pushtet i një imperializmi të ri rus, i cili depërton në vakumin politik, që kanë hapur SHBA-të?
Sanksionet e Perëndimit po fillojnë të tregojnë rezultatet e para, por klima është e akullt dhe telefonatat, edhe të kancelares gjermane, nuk do të mjaftojnë për të zgjidhur nyjën. Meqë Rusia u përjashtua nga G8-ta, BE-së i duhet të gjejë një rrugë për në Kremlin. Gjermania, e cila nga ana tjetër që prej fillimit të vitit ka debatuar herë me zë të lartë e herë zë ulët për një angazhim më të madh politik në botë, detyrohet të zërë një rol të ri. Ajo është fuqi udhëheqëse.
Berlini dëgjohet, por ai duhet të ecë i pari. Gjermania duhet të pozicionohet kudo, qoftë në Ukrainë, qoftë në Lindjen e Mesme. Nëse "Shteti Islamik" vepron me brutalitet gati të pashembullt, ku njerëzit theren, vriten apo dëbohen, atëherë Berlini nuk mund të rehatohet në mirëqenie dhe të shpresojë, që të qetësojë ndërgjegjen me disa miliona dhe me disa ndihma me furnizime.
Por, ndërhyrjet ushtarake të dy dekadave të fundit janë shoqëruar radhë herë nga suksesi. Kjo vlen të thuhet si për Afganistanin ashtu edhe për Libinë. Bota është bërë më konfuze. Rendi i ri botëror është një çrregullim i ri.
(Marrë nga: DW)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe