Rezistenca për fiskalizimin e bizneseve nuk është asgjë tjetër pos përpjekje për të mos lejuar që informaliteti të bie nën 40 për qind. Kjo përpjekje po maskohet kinse me luftimin e parregullsive në procesin e fiskalizimit
Ndonëse gjendja në ekonomi nuk po tregon shenja të përmirësimit, megjithatë vendi po lëviz brenda listës së Bankës Botërore për të bërë biznes. Ndërkaq, pse po mungojnë efektet në “ekonominë më reformatore në botë”, njëra prej arsyeve kryesore qëndron edhe te shkalla e lartë e informalitetit, që përfshinë edhe evazionin fiskal. Shifrat për përmasat e informalitetit janë të ndryshme, por sërish e nxjerrin Kosovën shumë lartë në mesin e vendeve të rajonit, me rreth 40 për qind, dukshëm më shumë se vendet e BE-së.
Këto shifra kaherë janë të pranishme në Kosovë, që do të thotë se përkundër përpjekjeve (zhurmës) për të ulur shkallën e informalitetit, nuk po japin efekte. Sado që nuk ishte për nënçmim qëllimi për fiskalizimin e bizneseve, as ai ende nuk po përfundon, madje po has edhe në kundërshtime të ashpra, kinse në treg ka hile dhe se disa biznese po dëmton prej tij.
Ndërkaq, shifrat janë shqetësuese. Ato tregojnë se duhet bërë edhe shumë punë për fiskalizimin, proces i cili vazhdon derisa të themelohen biznese të reja. Për ilustrim po përmendim shifrat zyrtare. Në librat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve janë të evidentuara rreth 130 mijë biznese. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës tatime paguajnë më pak se gjysma prej tyre, ndërkohë që vetëm 20 mijë biznese janë të pajisura me arka fiskale. Është e vërtetë se ka shumë biznese jo aktive, apo që nuk bëjnë asnjë punë, por nuk është i vogël as numri i atyre që mbijetojnë në margjina të ligjit, përkatësisht në ujërat e evazionit fiskal.
Shteti i Kosovës në këto vitet e pasluftës, edhe pse me shumë sfida, ka synuar të këtë një qasje sistematike në luftimin e ekonomisë joformale. Gjatë kësaj periudhe, përmes disa veprimeve është tentuar që kjo dukuri të futet nën kontroll, por të dhënat statistikore po e dëshmojnë që nuk është bërë sa duhet. Një prej veprimeve që është përcjellë me debate të shumta është procesi i fiskalizimit, i filluar në vitin 2009. Fillimisht u licencuan dy kompani për të ofruar këtë shërbim, ndërkohë që licencë fituan edhe dy operatorë të tjerë, me të cilët u krijua konkurrenca në këtë treg.
Ndërkaq, qëllimi i krejt këtij procesi ishte shumë i qartë: gjithçka që del në treg duhet t’i nënshtrohet tatimimit, ashtu si është përcaktuar me ligj. Sado që kjo dukej si masë detyruese dhe me efekt vetëm për buxhetin e shtetit, megjithatë ka edhe përparësitë e shumta që i sjell biznesit dhe konsumatorit. Por, më esenciale është krijimi i ambientit për konkurrencë të ndershme dhe të barabartë dhe evitimi i mundësisë për dëmtimin (vjedhjen) e konsumatorit.
Shifrat e përmendura tregojnë se ky ambient ende nuk është krijuar, e për më keq ka përpjekje që e minojnë krejt procesin, të cilat po maskohen me luftën kundër parregullsisë në tregun arkave fiskale dhe gjoja qëllimit të shtetit – ATK-së – që përmes fiskalizimit të “mbytë” disa biznese.
Sado që zërat e tillë vijnë kryesisht nga komuniteti i biznesit, ata sikur harrojnë se ngecja e fiskalizimit pikërisht i dëmton ata, meqenëse krijohet padrejtësia në treg. Bizneset që janë të rregullta në kontributin e obliguar tatimor ballafaqohen me konkurrencën e atyre që i shmangin tatimet. Dhe, nëse një dukuri e tillë gjen një sy të mbyllur te organet kompetente, atëherë edhe ato biznese me të drejtë do të pyesin nëse ia vlen të paguajnë tatim nëse vetë organet shtetërore nuk brengosen për të krijuar qasje të barabartë ndaj të gjithëve. Prandaj, pa një qasje të këtillë nuk do të mund të arrihet asnjëherë një formalizim i ekonomisë së vendit. Sado që gjithmonë do të ketë rezistencë nga grupe të ndryshme të interesit, por shteti duhet të dëshmojë vendosmëri dhe të ketë qasje të njëjtë ndaj secilit pjesëmarrës në treg.
Posaçërisht duke pasur parasysh se informaliteti, duke nënkuptuar edhe evazionin fiskal, po i merr tagër të lartë vendit. Përmasat duken edhe më të qarta kur krejt këto shprehen në vlera monetare – bëhet fjalë për rreth dy miliardë euro, ndërsa vetëm për shkak të mospagesës së TVSH-së buxheti humbë rreth 300 milionë euro. Për më keq, këto para nuk mbeten në xhepin e konsumatorëve, por bizneset e pafiskalizuara në çmimin e mallit e llogaritin edhe tatimin, të cilin fare nuk e paguajnë.
Pastaj, informaliteti ndikon në shkallën e zhvillimit ekonomik, ngufat potencialet e biznesit privat, frikëson investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, sjell deficitin e parasë së gatshme, kufizon institucionet financiare që të kreditojnë sektorin privat dhe rritë koston e kreditimit.
Së fundit, informaliteti disave iu mundëson që të pasurohen duke varfëruar të tjerët.
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Tribuna”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe