Pasi e kam lexuar me kujdes dokumentin “Raport Konsultativ – Shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave të energjisë elektrike në kuadër të SHTE8”, që mban datën 13 gusht 2014, dhe duke ju referuar mundësisë që keni dhënë për t’ju drejtuar me komente, po e shfrytëzoj këtë mundësi duke ju tërhequr vërejtjen për disa çështje që do të ngre në vazhdim.
Gjuha “profesionale”, për të qenë më i qartë, pështjelluese, që është përdorur në dokumentin tuaj, kam përshtypjen se është e qëllimshme, ashtu që palët e interesuara të mos ju dalin përballë duke i frikësuar ato përmes gjuhës së përdorur. Më lejoni t’ju rikujtoj që detyra juaj është t’i shërbeni qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kësisoj, dokumentet tuaja duhet të jenë lehtë të kuptueshme dhe lehtë të qasshme. Është mirë të filloni me një dizajnim më profesional të web-faqes suaj të keqorganizuar.
Në hyrje të dokumentit tuaj, në të cilin shqyrtoni mundësinë e ndryshimit të tarifave për shkak të situatës së “jashtëzakonshme” që siç pretendoni ju dhe ata që u janë drejtuar me kërkesë juve (KEDS dhe KEK), qenka krijuar pas shpërthimit në Kosova A, ju keni shkruar: “Duhet të theksohet se përveç obligimeve ligjore, nga analizat e ZRRE‐së shihet qartë se zgjedhja qëndron ndërmjet hapjes së shqyrtimit të jashtëzakonshëm për të mbuluar këto kosto shtesë dhe mos lejimit të kostove shtesë që do të rrezikonte sigurinë e Furnizimit me energji elektrike. ZRRE‐ja vlerëson se reduktimet e energjisë elektrike kanë një kosto shumë më të lartë në krahasim me rekomandimet në këtë dokument.”
Më lejoni t’jua sqaroj që ndonëse në tërë dokumentin ju jeni munduar të tingëlloni neutral dhe sikur jeni ende në shqyrtim të vendimit, paragrafi që e citova më lart ju ka tradhtuar në këtë maskim. Janë dy nivele që do të më bënin ta shqyrtoja këtë paragraf të vockël, por shumë domethënës. E para e punës, ju e vini lexuesin para shantazhit duke i dhënë dy opsione – rritjen e çmimit të rrymës elektrike ose reduktimet e rrymës elektrike. Ky lloj shantazhi, është shantazh i dyfishtë. Cilado zgjedhje nënkupton situatë të pafavorshme për përdoruesit e rrymës elektrike. Më lejoni t’ju rikujtoj që detyra juaj nuk është të shantazhoni, por të jepni zgjidhje dhe atë në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës si taksapagues që ua bëjnë të mundur të uleni aty ku jeni ulur. Sa i përket kësaj çështjeje, më lejoni t’ju them që, si qytetar i Republikës, pa jua dhënë alternativën e tretë, se kjo s’është detyra ime, i refuzoj të dyja këto alternativa. Madje kam një kërkesë: të na furnizoni 24 orë me rrymë elektrike dhe të na i lironi çmimet.
Çështja e dytë është fjalia e fundit e paragrafit që citova “ZRrE‐ja vlerëson se reduktimet e energjisë elektrike kanë një kosto shumë më të lartë në krahasim me rekomandimet në këtë dokument.”. Sado që në fund të dokumentit ju thoni se ky dokument nuk mund të merret si vendim, unë mendoj se sidomos në këtë fjali ju ka tradhtuar e pavetëdishmja. Në fjalinë që citova shihet qartë se ju e keni marrë tashmë vendimin, atë për rritje të çmimeve të rrymës elektrike.
Zyrtarë të ZRrE-së, më lejoni t’ju rikujtoj protestat e kaluara për çështjen e rritjes së çmimit të rrymës elektrike si një ngjarje e rëndësishme në krejt këtë muhabet. Siç mora vesh nga dokumenti, ju do të merrni vendim për rritje prej 19 për qind të çmimeve të energjisë elektrike, që do të thotë se protestat do të jenë të paevitueshme. Por, për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe nuk do të hezitojmë fare që marshet t’i përfundojmë edhe para zyrës suaj. Nëse mendoni se herën e kaluar nuk e kemi ditur rolin tuaj në lojën që është bërë, ju them të jeni të sigurt se e kemi ditur dhe e dimë shumë mirë rolin tuaj, dhe se kësaj radhe do të kërkojmë përgjegjësinë kryesore nga ju.
Dhe, krejt në fund, më lejoni t’ju tërheq vërejtjen për mungesën e logjikës në krejt këtë situatë. Nuk ka në botë dhe nuk do të ndodhë as në Kosovë, që privatnikët të subvencionohen nga fondet publike të qytetarëve të një vendi. Prandaj, bëhuni logjikë e gjeni zgjidhje normale se interesat në të cilat mund të jeni përfshirë ka shumë mundësi që do ta përfundojnë misionin e tyre në Kosovë më shpejt se sa e kanë planifikuar bartësit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit