Siç e kemi dëgjuar së fundi, në Shqipëri u mbyllën disa institucione private dhe publike të arsimit të lartë. Kjo gjithsesi duhet shikuar vetëm si një hap teknik, i domosdoshëm, mirëpo nuk është pjesë e masave që sigurojnë kualitet në arsim.
Ky hap duhet të ndodh edhe në Kosovë. Është humbje e kohës të kritikosh të kaluarën. Të gjithë ne duhet të mësojmë të evaluojmë atë në mënyrë kritike dhe të diskutojmë për të kaluarën atëherë kur duam të mësojmë prej dështimeve. Ndërtuesit e politikave për arsimin në Kosovë duhet të shohin para.
Arsimi duhet të jetë prioritet e udhëheqjes sonë për arsye se është shtylla bazë e zhvillimit.
Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) bën hulumtime në 65 shtete të cilat përbëjnë 90 për qind të ekonomisë botërore, për shkak se bazohet në hipotezën se edukimi thelbësisht ndikon në nivelin e zhvillimit ekonomik. Studimet e kësaj organizate për vite të tëra kanë dëshmuar se arritjet e studentëve janë një pasqyrë e ardhmërisë së ekonomisë së një vendi. Thënë shkurt, shtetet që kanë shkolla të mira do të kenë ekonomi të shëndoshë, ndërsa vendet me shkolla të dobëta, si Kosova, do të vuajnë pasojat e përgatitjes së dobët akademike në ekonominë e tyre.
Deri më tani studimet e OECD-së kanë vënë vendet si Finlanda, Japonia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania, Zelanda e Re në listën e 15 shteteve që kanë shkollat më të mira në botë dhe është e qartë për secilin se këto shtete kanë ekonomi që ne vetëm e ëndërrojmë.
Universitetet në Kosovë nuk e kanë cilësinë e duhur arsimore dhe edukative. Situata në të cilën është sistemi arsimor bëhet edhe më e rrezikshme kur dihet fakti se Kosova pasurinë e vetme e ka potencialin human. Të humbësh pasurinë e vetme që ke, është një hap shumë i pamend.
Universitetet në Kosovë kanë mungesë të plotë të kualitetit akademik. Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë karakterizohen me kuadro të dobëta, mungesë të hulumtimeve dhe teksteve të mjaftueshme. E vetmja gjë që dihet sigurt për këto institucione është fakti se studimet karakterizohen me ligjërata që zgjasin tri vjet. Ajo se çfarë ofrohet në këto ligjërata dhe sa mësojnë në të studentët është një mister që akoma nuk e kemi zbuluar.
Për momentin në Kosovë është shumë normale të posedosh një diplomë dhe të mos posedosh as aftësitë e dituritë bazë në profesionin për të cilin posedon diplomë. Sot kosovarët i përjetojnë në kurrizin e tyre pasojat e mjekëve që dinë shumë pak për profesionin e tyre. Dëmet e profesioneve tjera që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me shëndetin e popullatës do të shihen më vonë.
Ndikimi i Qeverisë në ofrimin e edukimin kualitativ, nuk ka sjellë asnjë rezultat. Së pari, kur qeveritë e vendeve të tjera rrisin buxhetin për edukim, qeveria jonë ka vendosur që të ulë buxhetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Për më tepër, mendon se nëse rriten pagat e punëtorëve të arsimit, do të rritet edhe cilësia e edukimit, qasje kjo që hedhet poshtë nga një hulumtim i thjeshtë.
Në Finlandë – shtetin që për vite të tëra prinë në kualitetin në edukim – të ardhurat e mësuesve janë përgjysmë më të vogla në krahasim me ato të mësuesve në Britaninë e Madhe dhe Amerikën Veriore, vende këto që janë të ranguara në vendin 10 dhe 17.
Kjo qeveri e jona jo vetëm që po ulë investimet në arsim, por po investon njëanshëm. Si pasojë, pak mund të presim për ndonjë përmirësim.
Edukimi duhet të jetë prioritet i qeverisë sonë. Secili nga ne duhet të harrojë atë që na kanë mësuar në shkolla, se Kosova është vend me pasuri marramendëse. Vendi ynë, për fat shumë të keq, është i vogël dhe mjaft i varfër. Ne nuk mund të llogarisim në pasuritë natyrore për të mbajtur shtetin, mirëpo ajo që kemi është potenciali human. Si pasojë, ne duhet që të shndërrohemi në një shtet që ofron shërbime dhe për të bërë këtë kemi nevojë për edukim kualitativ.
Sipas Ministrisë gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, vendet në zhvillim, sikurse Kosova, kanë një sistem edukativ me katër disavantazhe. Së pari, vendet në zhvillim zakonisht janë vendet të cilat investojnë shumë pak në edukim. Vendet e zhvilluara investojnë deri në 8 për qind të buxhetit të tyre në edukim, ndërsa vendet në zhvillim vështirë që arrijnë 4 për qind. Kjo karakteristikë e investimit vërehet edhe në vendin tonë. Së dyti, vendet në zhvillim kanë një staf akademik që nuk është mirë i kualifikuar. Është mëse e qartë se nuk mund të flitet për edukim kualitativ pa pasur profesorë të kualifikuar. Në Kosovë ne për momentin as që kemi ndonjë ide të asaj se çfarë kualifikimesh posedojnë dhe sa të aftë janë mësimdhënësit tonë.
Sistemi i edukimit në Kosovë mund të përmirësohet nëse aplikohen këto alternativa. Së pari, duhet të bëhet një evaluim i gjendjes aktuale. Ne duhet të dimë sa dinë mësuesit dhe profesorët tanë. Në rast se do të kishim një pasqyrë të asaj që posedojmë, ne do të mund të ndikonim në përmirësimin e punës së të punësuarve në arsim. Së dyti, duhet që menjëherë të ulet numri i nxënësve/studentëve në klasë. Së treti, duhet që nxënësit dhe studentët të kenë detyra/punime që duhet të dorëzojnë rregullisht. Orët mësimore nuk mjaftojnë për të mësuar. Më tutje, duhet të ndahen nxënësit që do të përfundojnë në universitete dhe atyre që do të përfundojnë në shkolla të larta profesionale. Nuk është aspak në rregull që një nxënës të përfundojë në universitet pa poseduar një nivel të caktuar të diturive dhe aftësive, sepse kjo shkakton një kaos në sistemin edukativ.
Në fund, secili pajtohet me faktin se zhvillimi ekonomik i shtetit është një rrugë e gjatë dhe me shumë sakrifica. Mirëpo, një qeverisje e mirë që merr vendime me mend mund të shkurtojë këtë rrugë të gjatë. Arsimi duhet të jetë fusha në të cilën përqendrohet vendi ynë, nëse synojmë që në të ardhmen të largojmë varfërinë. Kosova, si vend i vogël, shpëtim të vetëm e ka kapitalin njerëzor dhe humbja e kësaj pasurie të vetme do të sjellë pasoja katastrofale për ne.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës