Ju lutem për hatër të Zotit dhe të shqiptarisë, mos lejoni që karremi i interesave ditore, qofshin ato ekonomike apo fetare, të na shndërrojë në bashkëpunëtorë në terrorizëm, dhe në shkatërrues te kombit shqiptar, si pjesëmarrës aktivë apo edhe si përkrahës në heshtje përmes indiferencës ndaj së keqes.
Nuk ka Zot që thërret njerëzimin të bëhen vrasës. Nëse të gjitha fetë monoteiste flasin dhe besojnë në të njëjtin Zot, atëherë si ka mundësi që nga “i njëjti” pranohen apo kuptohen mesazhe kaq kundërthënëse, saqë të luftojmë dhe vrasim njëri-tjetrin për bindjen dhe dashurinë e shpallur ndaj po të “njëjtit Zot”.
E di që nuk jam ndonjë faktor i madh dhe ndikimi im është minimal në këtë shoqëri, por e di që shpëtimi i kombit shqiptar nuk mund të vije përmes besimeve fetare, por përmes ngritjes së vetëdijes kombëtare, e këtu vlen të përsëritët slogani i Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Ishte ky slogan të cilin rilindësit tanë e kthyen në motiv jetësor dhe i cili i bashkoi të gjitha forcat në shërbimin dhe shpëtimin e qenies sonë kombëtare. Prandaj sot, prapë qenia jonë është e rrezikuar seriozisht, nga armiq të kombit të veshur më petka të llojllojshme fetare, e të financuara nga armiqtë shekullorë të kombit me qëllimin e zhbërjes sonë përfundimtare.
Sot më shumë se kurrë me parë, shqiptarët nga njëra anë jetojnë të lirë, edhe pse të ndarë në disa shtete, por sot më shumë se kurrë qenia jonë kombëtare është e rrezikuar, si rezultat i injorancës , si rezultat i besimit në vlera të rreme, si rezultat i shkatërrimit sistematik të vlerave të mirëfillta qytetëruese njerëzore e kombëtare.
Mos harroni se fajin më të madh për këtë gjendje e ka politika, e cila udhëhiqet nga një kast harbutësh e hajdutësh, të cilët zhvatjen, hajninë, korrupsionin, mashtrimin, krimin ekonomik e kulturor e kanë shndërrua në vlerë shoqërore, duke shkatërruar dhe luftuar me çdo kusht e me çdo mjet vlerat e mirëfillta kulturore politike e kombëtare.
Është politika dhe bashkëpunëtorët institucionalë të cilët varfëruan popullin ekonomikisht e shpirtërisht në atë masë sa që e ka shndërruar në preh të lehtë dhe të gatshme për cilindo lloj ekstremizmi antikombëtar e antinjerëzor.
Sot bota është e trazuar me lloj-lloj ngjarjesh, nga me të çuditshmet, të cilat i shohim çdo dit. Sot prapë bota na mundëson të marrim shembuj të mirë dhe të këqij, të cilët mund t’i adoptojmë tek ne. Është patriotizëm nëse marrim shembujt e mirë të cilët shërbejnë në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe assesi shembuj të cilët i shërbejnë shkatërrimit kombëtar.
Shqiptarët janë komb i vogël dhe i papërfillshëm që të merret më politika globale. Nuk e kemi nevojën as luksin të armiqësohemi me kombe të ndryshme, si rezultat i interpretimit të gabuar të politikave të globit. E jona duhet me qenë vetëm që të shfrytëzojmë çdo mundësi që na ofrohet për të ndërtuar ura paqeje me popujt tjerë dhe ruajtjen e miqësisë me kombet e mëdha të cilat kanë në dorë të ndikojnë fatin e botës, e në këtë rast edhe fatin tonë si komb.
Patriotizmi shqiptar duhet të jetë dashuria për kombin dhe atdheun dhe respekti për kombet tjera, pa e shfaqur dashurinë për asnjërin nga to, ngase asnjë komb mbi këtë dhe nuk ka nevojë për dashurinë tonë, por për respekt e partneritet serioz të ndërsjellë (dhe nuk do të na respektoj si komb nëse ne nuk dashurojmë dhe respektojmë në radhë të parë qenien tonë).
Patriotizëm do duhet me qenë që çdo qytetar, çdo politikan, çdo klerik fetar, çdo intelektual, të dëshmojë në radhe të parë dashurin për kombin dhe atdheun, me shembullin e tij, duke i shërbyer kombit pa hile.
Kombi shqiptar është i vogël, i shtypur e persekutuar shekuj me radhë. Ne duhet të shikojmë mundësinë e konsolidimit e jo të bëhemi mish për top, duke pretenduar të merremi me politika globale dhe duke pretenduar ta ndryshojmë botën. Do të na mjafton që ta ndryshojmë veten për të mirë, duke i bërë secili vetes në radhë të parë analizë objektive e më pastaj edhe rrethit dhe mbarë shoqërisë, pa qenë të ndikuar as nga interesi ekonomik e as nga ai ideologjiko-fetar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore