Debatet dhe opinionet e lidhur me “ngërçin politik” që është krijuar pas zgjedhjeve, janë të mërzitshme për qytetarët. Sigurisht se duhet dhe do të ketë ende debate të tilla, por konsideroj se shumica e këtij debati po bëhet i panevojshëm, sepse nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë as në Kosovë që pakica mos ta lejojë shumicën të qeverisë.
Një pjesë e madhe e analistëve po tentojnë të zbehin formimin e koalicionit, duke theksuar se postin e kryeministrit nuk mund ta mbajë një lider që ka vetëm 10 për qind të votave, duke iu shmangur kështu me vetëdije faktit se Kosova është republikë parlamentare dhe se është vendim dhe besim i partive që bëjnë koalicion dhe që kanë 50%+1 vota se kujt cilin post ia besojnë. Sigurisht partitë që kanë krijuar koalicionin mbajnë përgjegjësinë para qytetarëve dhe në këtë aspekt legjitimiteti është krejtësisht i pastër dhe i plotë.
Po pse u vendos që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i ri i vendit dhe çfarë mund të pritet nga qeveria e udhëhequr nga kryetari i AAK-së?
Që nga themelimi i saj, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur si koncept politik ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të shtetit, andaj me plotë të drejtë quhet edhe parti Institucionale, ngase asnjëherë nuk ka kalkuluar për ndonjë përfitim eventual partiak kur kanë qenë në pyetje qëndrimet që kanë të bëjnë me ndërtim e jetës apo mekanizmave Institucional.
Zaten, AAK-ja është themeluar mu për këtë qëllim, ngase lideri i saj Ramush Haradinaj duke parë si të dëmshëm ndarjen të atyre që luftuan dhe atyre që ishin bartës të rezistencës paqësore, mori iniciativën që të grumbullojë parti e individë me qëllim që të krijojë polin e tretë që si kuptim në vete do të ketë zbutjen dhe zhdukjen e këtyre ndarjeve dhe ndërtimin e institucioneve të forta të vendit si të vetmen mundësi të kapitalizimit të luftës dhe rezistencës paqësore për të cilën padyshim kanë merita shumë individë e grupime politike. Ky koncept politik nuk pati asnjë alternativ edhe në rastet kur lideri i saj u akuza nga Gjykata e Hagës, as kur mbështetja për dialog dhe qëndrimeve tjera që i kushtojnë në aspektin votave në elektorat.
Filozofia që interesave të vendit të mos i bëhet asnjë dëm për shkak të interesave partiake dhe të mbështetet secili veprim në interes të vendit pavarësisht se kush e bënë dhe a është AAK-ja në pozitë apo opozitë, e ka bërë AAK-në parti pragmatiste me të cilën mund të bashkëpunojë secili subjekt politik, por edhe partnerët ndërkombëtar të Kosovës.
Marrëveshja për ndërtimin e koalicionit dhe ndërtimit të institucioneve në mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës, e me mundësi të përfshirjes edhe të Vetëvendosjes, po shkon drejtë realizimit. Me gjithë pengesat e partisë në pushtet që nuk janë aspak të dobishme, në fund do të del që nuk do të jenë të dobishme as për ata që po provojnë të krijojnë kriza politike false duke penguar instalimin e shumicës së krijuar në pushtet.
Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, ka fituar pra besimin partnerëve të koalicionit që të vije në krye të qeverisë dhe ky besim vije si rezultat i politikave institucionale të AAK-së dhe besim edhe në liderin e AAK-së si rezultat i performancës së treguar shkurtazi si kryeministër, besim se është njeri me tipare të liderit që mban fjalën dhe ka guximin e marrjes së reformave për të forcuar institucionet e Kosovës që do të sjellin më shumë rend e ligj dhe zhvillim ekonomik.
Ky guxim për të marrë këto reforma është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ngase politikanët që kanë frikë dhe kalkulojnë për karrierën politike nuk kanë guxim të ndërmarrin reformat të nevojshme. Këtë guxim të veprimit institucional, energjisë së jashtëzakonshme për punë dhe qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë në realizim të qëllimeve të parapërcaktuara për reforma dhe zhvillim më të madh ekonomik, e bëjnë liderin e AAK- njeriun për të cilin ka nevojë vendi ynë ta ketë në krye Qeverisë.
Këto fakte i kanë ditur edhe liderët e subjekteve tjera, andaj i kanë besuar udhëheqjen e qeverisë së koalicionit LDK-AAK-Nisma, liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili është i pranuar edhe nga Vetëvendosja ngase kjo s’ka përbërë asnjëherë pengesë për lidhjen e mundshme të koalicionit. Duke njohur tiparet e tij, besim në liderin e AAK-së kanë paraqitur edhe partitë e minoriteteve dhe shumë shpejt kur të votohet në Kuvendin e Kosovës për Qeverinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të marr më shumë se 2/3 e votave duke i dhënë kështu forcë në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.
Programi që ka paraqitur AAK-ja gjatë fushatës zgjedhore, sigurisht se do të rishikohet së bashku me partnerët e koalicionit. Është e sigurt se gjashtë nga premtimet thelbësore që ka pasur AAK-ja në programin e vet do të përfshihen në programin e qeverisë së ardhshme: forcim të institucioneve të rendit e ligjit, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e pagave, zhvillim të hovshëm të bujqësisë, shfrytëzim të resurseve nëntokësore të Kosovës dhe liberalizim të shpejtë të vizave.
Dy çështjet e fundit nga këto premtime të lartëcekura, liberalizimi i vizave dhe shfrytëzimi I resurseve nëntokësore, janë edhe dy çështjet më të pakuptimta që nuk morën zgjidhje gjatë dy mandateve të kaluara të qeverisjes në ikje.
Asnjëherë nuk ka qenë e kuptueshme se si krejt qytetarët e gjithë Evropës, përfshirë edhe fqinjët tonë, mund të lëvizin lirshëm, dhe kjo në tërë Evropën i ndalohet dy milionë qytetarëve të Kosovës. Nuk ka asnjë lloj kuptimi, pavarësisht arsyetimeve që mund të japin qeveritarët e deritanishëm të Kosovës, por edhe atyre të Brukselit. Ky është një dështim i madh në njërën anë dhe një padrejtësi po ashtu e madhe në anën tjetër.
Prioriteti më i madh ekonomik që ka paraqitur në fushatë AAK-ja është shfrytëzimi i resurseve nëntokësore, respektivisht ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike që shfrytëzojnë thëngjillin si shtytës kryesor i fillimit të zhvillimit më të hovshëm ekonomik. AAK-ja ka pasur këtë projekt shumë kohë më parë dhe qeverisja që është në ikje e gjeti të gatshëm këtë projekt që në mënyrë të pakuptimtë dhe të çuditshme e ndryshoi dhe në fund anuloi tërësisht duke mos e realizuar. Shfrytëzimi i resurseve të tilla ka qenë emergjente, mu për shkakun se Kosova nuk është anëtare e BE-së dhe ende nuk ka obligime ligjore që ia ndalojnë ndërtimin e kapaciteteve të tilla. Andaj këtë pasuri që kemi do të duhej ta shfrytëzojmë shpejtë edhe për këtë shkak, por edhe për shkakun se kemi nevojë për një ringjallje ekonomike.
Liberalizimi i vizave, investimet në termocentrale do të sjellin më shumë zhvillim ekonomik, që i jep mundësi shtetit që me këto dhe sidomos mjetet që kemi në fonde jashtë vendit të zhvillojmë hovshëm bujqësinë dhe përmes subvencioneve të nxisim ndërmarrësinë që do të sjellë vende të reja të punës e me kohë edhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.
Çelësi i ndryshimeve të mëdha do të jetë padyshim lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i pakursyer i rendit dhe ligjit. Kryeministri i ardhshëm Haradinaj, që nga paslufta ka qenë vetëm tre muaj bartës i pozicioneve ekzekutive në vendin tonë, andaj nuk ka ndonjë barrë nga e kaluara dhe premtimet e dhëna për rend e ligj me besimin e dhënë nga deputetët dhe guximin institucional që ka, padyshim se do ta dërgojë vendin tonë në listën e shteteve ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe ku korrupsioni është në nivele minimale.
Krijimi i Qeverisë nga disa subjekte politike shqiptare dhe përfshirja sipas Kushtetutës edhe e minoriteteve do të sjell më shumë cilësi në qeverisje, ngase partitë do të kenë më pak ministra dhe sigurisht se do t’i dërgojnë emrat më cilësorë që kanë. Me ministra të zotë e kompetent, me mbështetje të madhe në Kuvend dhe me kryeministër të punës e fjalës, sigurisht se qeverisja e re do të forcojë institucionet shtetërore dhe të përmirësojë dukshëm edhe jetën e qytetarëve. Ky është edhe qëllimi i koalicionit të ri qeverisës që është krijuar dhe padyshim që ky koalicion që bart në vete edhe votën edhe shpresën e qytetarëve shumicë të Kosovës.
Sigurisht se edhe opozita që do të mbetet do të jetë kontribuese në katër vitet që po vinë që janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Kosovën e presin ditë më të mira.
(Autori është nënkryetar i degës dhe shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Pejë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe