LAJMI I FUNDIT:

A harxhohet kushtetuesja?

A harxhohet kushtetuesja?

Historia e zhvillimit të demokracisë është e mbushur me momente të ndryshme kontestimi në rrugëtimin e saj të gjatë. Që nga Greqia antike e deri në ditët e sotme, secila ngjarje (jo domosdoshmërisht e këndshme) ka kontribuar në përsosjen e këtij sistemi të qeverisjes.

Përjashtim nga ky evoluim i natyrshëm i demokracisë nuk mund të bëjë as Kosova. Zgjedhjet e fundit për Kuvend kanë krijuar një situatë politike të llojit të veçantë, ku në sy të opinionit paradoksalisht dy palët rivale kanë dhe nuk kanë të drejtë.

Dallimi qëndron në pozitën prej nga vështrohet kjo gjendje. “De jure” është PDK dhe koalicioni i saj që ka fituar zgjedhjet, ndërsa “De fakto” është koalicioni LDK, AAK dhe NISMA që me një marrëveshje të koalicionit (a posteriori) tashmë pretendon se i ka numrat e mjaftueshëm për të bërë qeverinë.


Çka bie në sy me këtë pozicionim të palëve? Asgjë e jashtëzakonshme nga ajo që dimë për politikën! Veprime dhe taktizime të natyrshme që ndodhin ndërmjet palëve kundërta në secilën demokraci. Në këtë rast krijimi i një aleance politike në mes disa partive (nuk është me rëndësi nëse është parimore ose joparimore) për t’i bërë balancin një partie të madhe politike që fitoi për herën e tretë me radhë në zgjedhjet nacionale.

Në fakt, ajo që vërehet në këtë rast është se kemi të bëjmë me pretendimin për ndryshim të “rregullave të lojës” nëse marrim parasysh praktikat e deritanishme të marrjes së pushtetit, e që bazoheshin në sistemin proporcional zgjedhor që aplikohet në Kosovë, ku partia e parë merr mandatin për të qeverisur.

Çështja nëse është vërtetë i detyrueshëm ndryshimi i rregullave?

Nëse konstatohet që po, atëherë me rëndësi është që sistemi politik t’i përshtatet mentalitetit politik kosovar dhe të krijohen korniza më të definuara ligjore, të cilat do të pamundësonin në të ardhmen ngërçe politike të kësaj natyre dhe situata të tilla paradoksale.

Institucioni që në plotëni është i thirrur për të interpretuar çështje të natyrës së tillë politike është Gjykata Kushtetuese, verdikti i së cilës është i padiskutueshëm. Është autoriteti përfundimtar për interpretimin e çështjeve të tilla në Republikën e Kosovës. Shih për këtë arsye është qesharake kur rastisë të dëgjojmë në media politikanë tek thonë se ne do t’i respektojmë vendimet e kësaj gjykate. Thua se këto vendime mund edhe të mos respektohen!

Në një debat televiziv u tha që Kushtetuta jonë nuk është për t’u marrë në vazhdimësi me interpretime ligjore të palëve në kontest. Vallë, për ç’gjë tjetër qenka Gjykata Kushtetuese?! A thua Kushtetuesja qenka material harxhues dhe nuk bën të shpenzohet duke zgjidhur kontestet dhe paqartësitë politike në të? A harxhohet Kushtetuesja?

Nëse kjo këmbëngulje e palëve zgjat dhe provokon krizë politike me epilog ndryshim të sistemit zgjedhor, nuk është fundi i botës. Belgjika, një shtet me traditë të gjatë në demokraci mbeti për 589 ditë pa qeveri të zgjedhur për shkak të bllokimit të palëve kundërshtare. Italia prej vitit 1946, pra për 68 vite ka ndërruar 62 qeveri, që i bie se secila prej tyre ka pasur mandat më pak se një vit, mirëpo shteti funksionon sepse sistemi politik i është përshtatur dhe reflekton mendësinë e atyre qytetarëve dhe të asaj elite shoqërore.

Prandaj, sistemi politik dhe korniza e funksionimit të demokracisë në Kosovë nuk është e thënë që patjetër të jenë identike me të ndonjë vendi tjetër, ato duhet t’i përshtaten mendësisë së qytetarëve dhe kësaj elite shoqërore.

Në trend

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Magazina
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Magazina
Kalo në kategori