Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka patur edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin Shtab i Përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.
Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të "Führerit" – Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë në gatishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit.
Kurt Salterberg, 91 vjeç, asokohe 21 vjeçar ka qenë roje e batalionit mbrojtës të diktatorit.
"Të gjithë që do të kalonin për të shkuar tek Hitleri do të kontrolloheshin nga unë”, thotë ai.
Ndër grupet që hynë ishte edhe marshalli Keitel, kreu i komandës së lartë, të cilin Kurt Salterberg e la të kalonte.
"Keitel kishte një leje kalimi të përhershme, të tjerët nuk kisha nevojë t’i kontrolloja. Me Keitel ishte edhe Stauffenberg. Ai më ra në sy, sepse kishte një sy të mbuluar për shkak të plagosjes në luftë. Stauffenberg kishte një valixhe dokumentash, por kjo nuk ishte e pazakontë”.
Roja kujton edhe momentin e largimit të Stauffenbergut, i cili e kishte vendosur valixhen me kujdes nën tavolinën e rëndë të Hitlerit, ku shpaloseshin hartat.
"Kjo ndodhte, kur dikush kishte harruar dokumente".
Pak më vonë oficeri Brand shtyn pa dijeni valixhen. Ky moment i kushton atij jetën, dhe shpëton atë të Hitlerit.
"Një rrëmujë letrash, copëza që fluturonin, dikush nga të pranishmit fluturoi nga dritarja, të tjerë hynë brenda me nxitim. Kaos i plotë. Njerëzit thërrisnin për ndihmë." Nuk dihej nëse Hitleri kishte mbijetuar. Të gjithë thërrisnin. Ku është fyhreri? Pastaj Hitleri doli nga baraka e shtabit i mbajtur nga dy vetë", kujton roja i batalionit mbrojtës, Salterberg.
Ndërsa, atentatori është i bindur për vdekjen e Hitlerit. Stauffenberg largohet me organizatorët nga shtabi për të shkuar në Berlin dhe organizuar rrëzimin e regjimit nazist. Por, plani dështoi.
Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, "atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot”.
Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kanë vdekur.
Fëmijët e atentatorit rrëmbehen nga Gestapo dhe dërgohen në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenbergu si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan.
Radioja njofton: "Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët".
Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rajhut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.
Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt i dëshpërimit. Por, në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Rreth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjyqi popullor me kryegjyqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.
Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Ewald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Kleist, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Grafit von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.
Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit.
"Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thosha vetes se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe”!
(Marrë nga: DW)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe