Gjermania dhe SHBA, kjo është një marrëdhënie e veçantë. Amerikanët ishin fituesit e luftës, të cilët erdhën këtu miqësisht: çokollata për fëmijët, çorape të holla për gratë dhe demokraci për të gjithë. Paratë nga Plani Marshall derdheshin duke e ndihmuar vendin tonë të shkatërruar nga lufta drejt bumit ekonomik, më vonë SHBA na mbronte ne në kufijtë lindorë. E pra siç e thamë: një marrëdhënie e veçantë, por jo normale.
Padyshim që e gjithë indinjata për spiunët e NSA në Gjermani bazohet edhe tek kjo parahistori. Sipas formulës, që kush ka përjetuar kaq shumë të mira nga Uashingtoni, reagon edhe i lënduar dhe i indinjuar, kur bamirësi kthehet në doras. Prej rusëve dhe prej kinezëve ne e presim sistematikisht përgjimin. Ata nuk janë pjesë e familjes politike, madje gjermanët do të habiteshin nëse Rusia dhe Kina nuk do të ishin të interesuara të dinë çfarë synojmë dhe planifikojmë ne politikisht dhe ekonomikisht. Por ndryshe qëndron çështja me amerikanët, të afërmit tanë të vlerave. Ne nisemi nga premisa, që ata bashkëpunojnë, që ata pyesin.
Por, këtë ata nuk e bëjnë. Ata nuk dallojnë mes mikut e armikut, ata duan të dinë dhe për këtë veprojnë këtu po ashtu si edhe në Havana apo në Penjan. Ata thjeshtë janë këtu, spiunët e SHBA-së, ne vetëm se nuk i kemi kërkuar ata. Një zbulim i ri befasues, që na indinjon ne pamasë. Sepse ne nuk e kishim pritur një gjë të tillë dhe as nuk mund të ndërmarrim gjë kundër kësaj. E pra naivitet i madh ky i yni!
Është e vërtetë, që shtetet nuk e njohin kategorinë njerëzore të miqësisë, ato kanë interesa. E këto interesa ndiqen me të gjitha mjetet, që janë të mundshme. Duke marrë parasysh edhe shkelje të së drejtës dhe dëme politike. E tani ka ndodhur kjo e fundit. Zbulimi i një spiuni të SHBA-së në Shërbimin Federal Informativ të Gjermanisë (BND) dhe i një informanti në Ministrinë e Mbrojtjes dëshmojnë dyanshmëri: Nga njëra anë përgjimet në varësi nga stili janë paturpësi dhe politikisht dritshkurtësi deri në marrëzi.
Uashingtoni mund ta realizonte nevojën e vet për dije edhe në mënyrë tjetër. Kush vepron krah për krah bashkarisht për një kohë kaq të gjatë, mund edhe të pyesë, në rast se do të dijë diçka. Ndoshta mikut jo gjithmonë i tregohet gjithçka pakufizim, por është e vështirë të përfytyrosh, se Gjermania p.sh. në luftën kundër terrorizmit nuk do t’ia tregojë të gjitha që di partnerit të vet më të ngushtë.
Nga ana tjetër spiunimit të SHBA-së pikërisht tek fëmija i vet në patronazh, Gjermania, i mungon çdo masë dhe ka kohë që ai ka marrë trajta të dukshme paranoizmi. Mënyra e sjelljes së Uashingtonit i nënçmon aleatët dhe kjo pikërisht në kohët e krizave pjesërisht dramatike diku gjetkë. Rusia merr pjesë të Ukrainës dhe në Lindjen e Mesme sërish konflikti është ndezur ashpër, për të përmendur këtu vetëm dy pika të nxehta.
SHBA praktikon politikën e pushtetit sikur të mos kishte të nesërme. Ndërkohë që kombi që ka dhënë tonin drejtues në shekullin e 20-të prej kohësh ka nisur të marrë teposhten. Të mos e marrësh këtë parasysh, do të thotë thellim edhe më tej i hendekut mes të qenit në të vërtetë dhe asaj se si do të dukesh. Do të ishte detyrë e qeverisë gjermane, që ta paralajmërojë mikun prej politikës së jashtme mjaft nënçmuese.
Me siguri që shumë ekzagjerime në praktikat amerikane të spiunazhit e kanë zanafillën tek sulmet terroriste të shtatorit 2001. E ndër të tjera këto sulme janë planifikuar në Hamburg. Një dozë mosbesimi ndaj Gjermanisë qysh atëherë është bërë komponente e psikikës amerikane – e madje kjo kolektive. Megjithatë kjo nuk justifikon gjithçka, prej nga po i hipën gjaku në kokë kancelares, transatlantikëve dhe qytetarëve të thjeshtë. Të përgjosh komisionin parlamentar të krijuar për zbardhjen e rastit të NSA në Gjermani, është thjeshtë marrëzi.
Pothuajse gjithçka relevante prej këtij komisioni mund të mësohet fare lehtë. P.sh. përmes anëtarëve të komisionit dhe gazetarëve. Politikës së pakujdesshme të SHBA-së duhet t’i jepet fund sa më shpejt. Ndonëse Gjermania nuk mund të kundërvihet si duhet, sepse për këtë i mgunojnë instrumentat dhe pushteti, në periudhë afatshkurtër kërcëon një anti-amerikanizëm i fortë. E kjo pikërisht në një vend, që në shumë drejtime i është mjaft mirënjohës Amerikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri