Ashtu sikurse është shkruar në mediat botërore, në territore të kontrolluara nga grupi i ISIS (me përbërje suite) në Irak dhe në Siri, u krijua Kalifati i Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit. Kreu i këtij shteti, i vetëshpallur kalif është Abu Bakr al-Siddiq. Çdo të thotë një zhvillim i tillë?
Në shekullin XXI feja po kërkon të jetë jo vetëm kombformuese, si insiston të jetë për shembull ortodoksia në Greqi, në Serbi, Rusi, etj. por edhe shtetformuese, çka do të prishë balanca të mëdha botërore. Ideja e krijimit të shteteve në bazë të besimeve fetare do ta fuste botën në një konflikt të përgjakshëm me pasoja katastrofike. Aq më keq, kur pas këtyre kalifateve islamike fshihen grupe interesi rajonale dhe globale.
Një krijesë e tillë, një shtet islamik në formën e kalifatit, që me një të rënë të lapsit zhbën tërësinë territoriale të disa shteteve, godet interesa të mëdha gjeopolitike dhe strategjike të një sërë aktorësh globalë. Këto zhvillime janë çështje emergjente në të gjithë tavolinat e diplomacisë botërore, sidomos të shteteve të fuqishme si SHBA-të, BE-ja, Rusia, Kina etj. Ndërsa ne nuk kemi as qasje dhe as fuqi të futemi aktivisht në këtë duel diplomatik, mbase edhe ushtarak. Ajo që na mbetet të bëjmë, është të nxjerrim përfundime lidhur me ndikimin e zhvillimeve të tilla në Shqipëri dhe në rajonin rreth saj.
Pas krijimit të këtij lloj shteti fetar, të këtij kalifati, ne nuk mund t’i marrim më me “shaka” pretendimet e disa myslimanëve tanë se “nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar, por njohin vetëm Sheriatin”. Aq më keq që vendi ynë konsiderohet si pjesë e hapësirës “myslimane” të Ballkanit, të Evropës Juglindore, zonë në të cilën feja islame tenton të zërë një vend të veçantë, edhe për arsye të së kaluarës sonë fetare.
Bashkëjetesa jonë fetare i përjashton konfliktet mes besimeve të ndryshme; përjashton çdo veprim të ndërmarrë nga cilado fe për të krijuar kësisoj shtetesh me bazë fetare. Mbi fenë, shqiptarët gjithmonë kanë vënë kombin. Kështu do të bëjnë edhe në ditët e sotme.
Çështja është që në ujëra të tilla kërkojnë të na fusin të tjerë, ata që u intereson që Ballkanin ta ndajnë, jo në bazë të kufijve politikë, të gjithë pranuar edhe ndërkombëtarisht, por në bazë të besimeve fetare, duke e përdorur në interes të strategjive të tyre afatgjata. Dhe nëse ndodh një situatë e tillë, Shqipëria do të gjendet shumë e rrezikuar.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama