LAJMI I FUNDIT:

Evropa duhet të tregojë lidership në grindjen për gazin

Evropa duhet të tregojë lidership në grindjen për gazin

Mosmarrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë mbi borxhet për gazin dhe furnizimin me gaz varet nga perspektiva. Në rast se kompania ruse e gazit Gazprom do të ishte një koncern privat normal, atëherë vendimi i fundit i Gazpromit që në të ardhmen t’i ofrojë gaz Ukrainës vetëm kundrejt parapagesës, do të ishte krejtësisht i kuptueshëm. Në fund të fundit, koncerni shtetëror ukrainas i gaziti ka borxh Gazpromit më shumë se 4,5 miliardë dollarë.

Çdo kompani private e orientuar nga fitimi do t’i kushtëzonte dërgesat e ardhshme nga shlyerja e borxheve dhe parapagimi. Por Gazprom nuk është një koncern normal. Kjo është një ndërmarrje ruse shtetërore dhe si i tillë pjesë e strategjisë së përgjithshme të politikës së jashtme të Rusisë.

Ukraina dhe Rusia aktualisht nuk janë fqinjë të zakonshëm. Në fakt mes të dy vendeve ekzsiton një luftë pashprehur. Si tjetër mund të quhet aneksimi i paligjshëm rus i Krimesë dhe betejat mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve në Donetsk dhe Luhansk, që padyshim kanë mbështetje nga Rusia? Që Kremlini nuk e njeh zyrtarisht legjitimitetin e udhëheqjes së re të Ukrainës rreth presidentit Poroshenko dhe Kryeministrit Jazenjuk, është pothuajse një detaj i parëndësishëm.


Duke pasur parasysh këtë perspektivë të përgjithëshme, do të ishte shumë e çuditshme në qoftë se negociatorët rusë dhe ukrainas do të arrinin një marrëveshje në mosmarrëveshjen për gazin aq e rëndësishme për të dy palët. Prandaj, shpresa për një kompromis mbështetej tek Bashkimin Evropian, i cili duhet të kërkojë një zgjidhje për konfliktin sepse ka vetë interesin më të madh për këtë.

Tani të gjitha palët kanë pak kohë. Sepse edhe në qoftë se Ukraina në fakt tani nuk merr më gaz nga Rusia, për shkak se ata nuk e ka paguar borxhin dhe nuk ka para për parapagim, në depotet e Ukrainës ka ende gaz të mjaftueshme për të siguruar furnizimin e vendit deri në vjeshtë. Dhe për të konsumatorët evropianë aktualisht edhe nuk ka vend për t’u shqetësuar, sepse Gazpromi do t’i mbajë detyrimet për furnizimin e shteteve të tjera të Evropës – edhe për interesin e vet – dhe do të dërgojë gaz rus përmes sistemit të gazsjellëve të Ukrainës në Evropën qendrore.

Por, dështimi i negociatave aktuale është një humbje për BE-në. BE-ja duhet të pushojë së pari veten si një ndërmjetëse mes të dy palëve në konflikt, të cilave vetëm u duhet ndihmuar pak për të arritur një kompromis. Duke marrë parasysh situatën e përgjithshme armiqësore Kievi dhe Moska nuk do të jenë ende për disa kohë në të ardhmen e afërt në gjendje që të arrijnë një zgjidhje. Sidomos pasi BE-ja në sytë e Kievit dhe Moskës nuk është moderatore, por një lojtare e rëndësishme gjeopolitike në këtë kontest. Ajo që nevojitet tani është forcë drejtuese nga Brukseli për t’i detyruar të dy palët për një marrëveshje. Këtu bën pjesë presioni ndaj Kievit, që të paguajë borxhin e gazit dhe të ristrukturojë më në fund ekonominë e vendin që konsumon shumë energji. Këtu bën pjesë ndikimi ndaj Moskës, që të pranojë gjetjen e një formule për çmimin e gazit për Ukrainën. Pa këtë ndryshim roli të Evropës situata vetëm do të vazhdojë të përshkallëzohet.

Në trend

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori