Dy muaj përpara se SHBA të niste sulmin ndaj Irakut në vitin 2003, një raport i shërbimeve sekrete paralajmëronte Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin se rrëzimi i diktatorit të Irakut Saddam Hussein mund të çonte në një shpërthim të terrorizmit islamik në këtë vend. Dhe theksohej se "kishte shanse të mëdha që grupe etnike të angazhoheshin në konflikte të përgjakshme kundër njëri-tjetrit".
Presidenti George W. Bush natyrisht që nuk e mori parasysh këtë paralajmërim, duke thënë se bota do të jetë më e mirë pa Saddam Hussein. Tani pas 14 vjetësh, pas dhjetëra mijëra të vdekurve nga lufta, vendi po vihet nën kontroll nga një grup ekstremist që edhe al Qaeda e quan shumë radikal.
Por, tani i takon pasardhësit të tij Barack Obama, kundërshtar i luftës në Irak dhe Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel, i cili si senator ishte Republikani më kritik nga Bushit dhe krahasonte Irakun me Vietnamin, për të zgjidhur këtë problem. Do të jetë një detyrë herkuliane.
Për të parandaluar një pushtim të plotë të Irakut nga ISIL-i, grupi ultra-radikal islamist, Obama duhet të bëjë sërish duart pis në konfliktin e përgjakshëm etnik dhe fetar që po ndodh në Irak, edhe pse Obama fitoi Shtëpinë e Bardhë me premtimin për t’i dhënë fund luftës në Irak dhe e përmbushi këtë premtim kur ktheu në shtëpi të gjithë trupat amerikane.
Ndërkohë që Obama ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Irak, SHBA duhet të angazhojë ushtrinë për të luftuar kundër ISIL-it. Ashtu siç kemi parë, Ushtria e Irakut nuk mund t’ia dalë e vetme, pavarësisht viteve të tëra trajnim nga SHBA dhe NATO e milionave të harxhuar. Dhe, meqë Ushtria irakiane nuk ka forca ajrore, Uashingtoni është i vetmi që ka kapacitetet e nevojshme për të ndaluar avancimin e luftëtarëve të ISIS.
Për të bërë këtë administrata e Obamas duhet të përdorë dronët, avionët pa pilotë, dhe nëse është e nevojshme edhe forca ajrore shtesë në Irak. Uashingtoni kishte refuzuar më parë kërkesat e qeverisë së Irakut. Tani është koha që Obama të dalë nga pozicionimi i tij dhe të bëjë këtë. Përveç kësaj SHBA duhet të japë mbështetje logjistike për të ndihmuar ushtrinë irakiane të organizojë një strategji për të mundur ISIS.
Fatkeqësisht kjo është vetëm një zgjidhje afatshkurtër. Dislokimi i forcave amerikane në Bagdad për të parandaluar një pushtim nga ISIS është si të vendosësh një fasho në një plagë të hapur. Ndalon gjakderdhjen, por nuk kuron infeksionin nën të. Për të kthyer Irakun nga një shtet të dështuar me institucione që nuk funksionojnë, në një vend që funksionon duhet një ndërtim kombi nga fillimi.
Dhe nëse e shkuara është një tregues, shanset janë të vogla që SHBA dhe Perëndimi të jenë të suksesshëm. Shpresa më e mirë dhe më e pakët është që Iraku të mbështetet tek përpjekjet kombëtare për të ndërtuar vendin me anë të investitorëve të fuqishëm rajonalë dhe me garancinë e sigurisë nga SHBA. Për Obamën ky është një lajm i keq. Kapitulli i Irakut është hapur sërish në librin e historisë amerikane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri