LAJMI I FUNDIT:

Mbi bazën legale të marrëveshjes së opozitës: Interpretim krahasues

Mbi bazën legale të marrëveshjes së opozitës: Interpretim krahasues

Ndarja e pushtetit (jo pushteteve) mbetet një sfidë për demokracinë në Kosovë dhe pamundësia për të pranuar humbjen po dëshmohet në këto momente kur partitë të cilat u renditën pas koalicionit fitues (të zgjedhjeve) befasuan opinionin me marrëveshjen e tyre për t’i dhënë zhvillimeve një kah tjetër.

Përfaqësuesit e partive në vend – secili nga këndi i cili e paraqet prognozën e tyre matematikore të saktë – përdorin aktin më të lartë Juridik në vend si referencë të tyre. Prandaj, shkurt do të mundohemi të japim një pasqyrë të praktikave të tjera, në shtetet në të cilat madje njihet edhe e ashtuquajtura “qeveria e pakicës”, praktika këto të cilat janë karakteristikë e sistemeve parlamentare.

Qeveria e Pakicës të cilën e hasim në Republikën e Gjermanisë, nënkupton qeverinë e cila formohet nga përfaqësuesit e “Fraksionit Parlamentar” – të një krahu të caktuar politik i cili matematikisht nuk ka siguruar mbi 50 për qind të ulëseve në Parlament. Është i rëndësishëm ky definim për arsye se termi “Franksion” i cili i përgjigjet definimit të “grupit parlamentar” në praktikën dhe legjislacionin tonë, nënkupton krahun politik (parti apo koalicione). Definimi i tillë mundëson ta sqarojmë kuptimin e shumicës së përfaqësuar në Kuvend, pasi nëse i referohemi termit parti, atëherë do të krijoheshin situata konfuze të cilat do të pamundësonin pasqyrimin e pastër të forcave politike në organin legjislativ të vendit, pasi ky definicion përfshin edhe partitë joparlamentare. Ndera, termi “Fraksion” nënkupton vetëm grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.


Në situatën e cila na është paraqitur tek ne do të ishte shumë lehtë të sqarohej kjo situatë sikur të mos ishte komentari i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, sipas të cilit në bazë të termit “fitues” në Nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, nënkuptohet partia apo koalicioni që ka fituar zgjedhjet. Mirëpo, një definicion i tillë nuk është në harmoni me praktikën të cilën e hasim në vendet me sistem parlamentar, sepse dallimi i lartëpërmendur mes partive joparlamentare dhe atyre të përfaqësuara në Parlament është i një rëndësie esenciale.

Detyrueshmëria e respektimit të këtij interpretimi do ta shndërronte Kosovën në një shtet të ngjashëm me “Rajhun e Tretë” kur vetëm një komentar ishte i obligueshëm për tërë republikën dhe ishte i ndaluar çfarëdo interpretimi tjetër. Sepse, sistemi demokratik nënkupton sundimin e shumicës dhe jo sundimin me çdo kusht të partisë fituese në zgjedhje e cila ka fituar rreth 30 për qind nga numri total i fituesve.

Në bazë të rregullores së Kuvendit, deputetët mund të formojnë grup parlamentar sipas përkatësisë së tyre partiake ose të përcaktimeve programore. Në bazë të kësaj, presidenti i vendit do t’i referohet grupit parlamentar i cili paraqet grupin parlamentar më të madh në Kuvend për të propozuar kryetarin e Kuvendit. Me të njejtën logjikë kjo nënkupton edhe procedurën për propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Pra, Kushtetuta e Kosovës po plotësohet nga rregullorja e Kuvendit, rregullore e cila ka përfshirë parimet dhe standardet kushtetuese të vendeve me një histori më të gjatë të parlamentarizmit.

Nga kjo që u tha shkurtimisht, del se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë bazën legale marrëveshjes se përfaqësuesve të partive opozitare është formimi i grupit parlamentar të përbashkët i cili do të kishte numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, sepse në çfarëdo forme tjetër (duke u paraqitur si grupe të veçanta parlamentare) nuk do të mund të zgjidhnin as kryetarin e Kuvendit e lëre më të formonin qeverinë.

Për fat të keq ekspertët kushtetues për momentin i kemi anëtarë të partive kundërshtare, prandaj interpretimet e tyre janë më tepër subjektive dhe të ngutshme pasi cenojnë interesat e partive që përfaqësojnë dhe nuk kanë pasur një qasje objektive.

(Autori është në përfundim të studimeve të Magjistraturës në Universitetin Konstanz në Gjermani në drejtimin e të Drejtës Kushtetuese Gjermane)

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori