Po të bësh një udhëtim me autobus, tren apo veturë, sheh imazhe të pakëndshme. Shtëpi të dëmtuara e fytyra njerëzish të ngrysura që bien në sy gjithandej. Brenda atyre shtëpive ka familje që mezi mbyllin ditën, sepse nuk kanë se çka të shtrojnë në sofër. Shumë njerëz vdesin pa pasur mundësi të marrin trajtimin e duhur nëpër spitalet tona të mbushura me nepotizëm dhe mjekë të paaftë. Shumë nga të sëmurët, të nxitur nga halli mësyjnë Shqipërinë, Maqedoninë, e ndonjëri edhe Serbinë për të kërkuar shërim. Jo të gjithë i kanë këto mundësi për të marrë këto rrugëtime. Disa futen në borxhe e disa në kredi, vetëm e vetëm për të gjetur mundësi që të shërojnë familjarët e tyre.
Po arsimi në çfarë gjendje është? Studentët marrin diploma që prodhojnë sot universitetet tona, publike e private, pa mundur të konkurrojnë në tregun e punës, vendor, rajonal apo më gjerë. Shkollat e mesme profesionale nuk përgatisin kuadro për t’i punësuar, sapo mbarojnë shkollimin.
Po ekonomia në çfarë gjendje është? S’ka se si të jetë më keq. Shumë biznese mezi mbijetojnë për shkak të haraçit që u kërkohet nga parapolitika dhe shumë të tilla dorëzohen që në nismë pa mundur të përballen me krimin që nuk pengohet por lihet dorëlirë të veprojë.
Politika e ka katandisur edhe më keq sistemin e drejtësisë për shkak të interferimeve që nuk e lë të ngre kryet. Sistemi gjyqësor e prokurorial është i zaptuar nga njerëzit e politikës, të cilët vendosin se kush të bëhet prokuror apo gjyqtar. Kur vendosen në ato vende, ata i kryejnë shërbime politikës që i ka dërguar.
Në gjithë raportet e progresit të Komisionit Evropian, pikë e zezë gjithmonë mbetët gjyqësori e Prokuroria. Kur sistemi i drejtësisë nuk funksionon, qytetarët nuk mund të marrin drejtësinë që meritojnë e as bizneset që sorollaten kot nëpër korridore të gjykatave duke pritur që të trajtohen lëndët e tyre. Vaj halli për qytetarin nëse e do nevoja që ai të kërkojë drejtësi.
A është kjo Kosova të cilën e dëshirojnë qytetarët dhe e meritojnë atë? Përgjigja është një JO e madhe. Kjo Kosovë e zhytur në krim e kriminalitet nuk është ajo që ka qenë aspiratë e qytetarëve të saj. Kosovari sot ndjehet i pa dinjitet. Gjithë popujt fqinj lëvizin lirshëm nëpër Evropë, pa pasur nevojë të marrin një vizë, kurse kosovarët edhe më tutje presin para ambasadave me orë të tëra për të marrë një vizë për të takuar familjarët e tyre. Ata që arrijnë të marrin vizat, janë vetëm një numër simbolik i tyre. Të tjerët harxhojnë shumë të mëdha në nxjerrjen e dokumenteve dhe kthehen duarthatë.
Ka ardhur koha që t’i thuhet mjaft kësaj gjendjeje. Kështu më nuk shkon. Ndryshimet janë të mundshme. Ato burojnë nga votuesit, të cilët, disa nuk e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, por rrinë e nuk bëjnë zë. Me heshtje nuk ndryshohet gjendja. Politikanët mund t’i kenë zhgënjyer, por ata nuk janë të gjithë njësoj. Nuk janë të njëjtë si ata që u bën milionerë brenda dite, e nuk patën as një kacidhe si ata që kur u jepet rasti, punojnë për mirëqenien e qytetarit.
Ata votues që të zhgënjyer rrinë e bëjnë sehir, nuk bëjnë gjë vetëm se ua zgjasin jetën në pushtet pushtetarëve të pangopshëm. Ndryshimi nis nga qytetarët. Ata mund të sjellin me votën e tyre në karriget e Parlamentit ata apo ato që do t’i përfaqësojnë denjësisht. Një Parlament si ky që shkoi nuk e do askush më.
Gjëra të mëdha na presin përpara. Nga ekonomia te shëndetësia; nga jeta sociale te arsimi gjithçka duhet ndryshuar. Reforma të mëdha kërkohen, jo vetëm për të përmirësuar raportet ndërkombëtare që tregojnë realitetin, por për të rritur mirëqenien e qytetarëve, që janë lënë në harresë nga ky pushtet që po ikën.
Prandaj, i dashur votues, dil me 8 qershor e voto, mor rri i fjetur. Një votë e juaja ka domethënie të madhe dhe mund ta bëjë ndryshimin e madh. Si nënë që sot ka nipa e mbesa, kërkoj më të mirën për fëmijët, nipërit e stërnipërit tanë. Ka ardhur koha që ata që nuk punuan të dalin në pension për të mirën e qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe