Dielli s’mbulohet me shoshë. Këtë shprehje e dëgjojmë shpeshherë dhe në raste të ndryshme. Ndonëse është një lloj aksiome e ditur dhe përdoret te shumë popuj, për të treguar të vërtetën përballë gënjeshtrës, gjithmonë gjinden personazhe qesharake, që s’ndalen së pretenduari ta mbulojnë diellin me shoshë. Nëpërmjet kësaj maksimë të mirënjohur, urtia popullore synon te theksojë se vërteta s’mund të mbulohet e as të kamuflohet, për aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë. Tendenca e mbulimit të diellit me shoshë, shpërfaqet sheshazi, kur në një shoqëri rritet e keqja e zvogëlohet e mira apo në një shoqëri ku ka bashkëjetesë tinëzare me të keqen, dhe ku e kjo e fundit bëhet model i sjelljes publike dhe instancë nëpërmjet së cilës sajohen autoritet publike.
Këtë urti popullore, shkrimtari i shkëlqyeshëm rus, Anton Chehovi, e ka shfrytëzuar mjeshtërisht te tregimi me të njëjtin titull, në të cilin, me një sarkazëm therëse e humor, qesëndisë, kritikon dhe portretizon figurën e politikanit. Ky personazhi, që quhet Pasudin, bën zullum mbi qytetarët e vendit të tij dhe një ditë niset “t’i kap befas… si rrufeja në të kthjellët” ata dhe kështu t’i dënojë. Mirëpo, kjo ëndërr, me të cilën ai kënaqet, nuk i zgjatë shumë. Ajo fillon t’i zvetënohet, sapo fillon të bisedon me karrocierin, të cilin e pyet, nëse ai e njeh Pasudinin, që ishte vet ai.
Karrocieri zgërdhihet dhe i përgjigjet se e njeh. Mu në këtë pikë, fillon kthesa në tregim. Zhvillohet një dialog mes këtyre dyve dhe përgjatë një udhëtimi Pasudini (politikan e inspektor), kupton se karrocieri dhe gjithë qytetarët e tjerë ku ai inspekton, ia njohin të gjitha bëmat e tij, që janë këqija: pushtetin e degjeneruar, abuzimin me të, korrupsioni dhe jetën e shthurur morale. Nëpërmjet personazhit të karrocierit, inspektori e kupton se të gjithë i dinë veset e tij, në një shoqëri ku e keqja kishte hyrë në çdo qelizë të saj. E në fund të tregimit, i dëshpëruar, Pasudini kërkon nga karrocieri, para se të mbërrijë në cak, ku synonte t’u bënte zullumin e radhës qytetarëve, kthehet nga “misioni” i tij për të ndëshkuar “batakçinjtë”. Ai këtë vendim e merr befas, pasi e sheh vetën në pasqyrën që ja shfaq karrocieri, duke i treguar për atë se çka mendon populli për të dhe si e njeh populli vërtetë atë.
Me një ndjenjë të këndshme humori, autori e shpotitë figurën e politikanit dhe kështu e vë përballë ndërgjegjes shoqërore, që herë do kur, ja ravijëzon gjitha vrragët, në një pasqyrë prej së cilës s’ka sesi të largohet. Sepse, një ditë, me apo pa dashjen e tij, ai do të shfaqet përballë kësaj pasqyre, që quhet ndërgjegje.
Ky tregim, i shkruar me 1885, me semantikën, mesazhet dhe idetë që përçon, mund të jetë aktual edhe sot, sidomos në botën tonë të vogël, ku çdo ditë ndeshen karrocieri dhe politikani. Ky i fundit, me luksin e tij, për çdo ditë i flet karrocierit, për qëllime të larta, për luftë ndaj të keqes, ndonëse e di fare mirë të vërtetën e pakëndshme, se gjithë qytetarët ia njohin veset dhe maskarallëqet e tij.
Këta dy personazhe, i ndeshim në role të njëjta, këto vite të fundit, në jetën tonë politike.
Sepse shoqëria jonë, është katandisur në një errësirë morale, ku e mira e përgjithshme s’duket asgjëkund në horizont dhe ku politika miope, tifozllëku politik, injoranca dhe interesi personal, zotërojnë mbi çdo parim dhe vlerë.
Ndonëse dëliri për pushtet, zakonisht i pengon individët që e ushtrojnë atë, sikurse edhe ata që synojnë të marrin pushtet, ta shohin vetën përballë qytetarit, ata s’kanë sesi t’iu shmangen pafundësisht kësaj përballje të pakëndshme, nga e cila shpeshherë dalin si qyqarë.
Kosova, këto ditë po hynë në një proces politik jetik: mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, të cilat përbëjnë një rëndësi tepër të veçantë, pas një periudhe stagnimi e degradimi të gjatë. E zagushia për pushtet, i ka përrallisë shumë politikanë, që botëkuptimet dhe idetë e tyre për shtetin e pushtetin i kanë reduktuar në parulla sterile. Ata flasin përçartë përballë qytetarëve të lodhur nga jeta e vështirë dhe mjegullnaja në të cilën janë katandisë, si pasojë e një politikë pa vizion.
Ndonëse pa alternativa të dëshirueshme, kësaj here zgjedhësi kosovar, në rolin e karrocierit të tregimit të lartpërmendur, duke i treguar politikanit të vërteten për figurën e tij, mund t’i bëj shërbimin ma të mirë vendit, të pengojë atë në rrugën e tij, për të bërë më shumë zullum. Sepse deri me tash, zullum është bërë shumë, ndonjëherë edhe me përkrahjen e karrocierit. Tani është koha e këtij, që me ndërgjegje të pastër, ta denoncojë çdo tentativë të atyre që synojnë të mbulojnë diellin me shoshë. Një përpjekje e tillë, është një marri foshnjore dhe asgjë më shumë.
Këto zgjedhje, duhet të ndërrojnë shumëçka te ne. E mbi të gjitha, qasjen e politikanit ndaj karrocierit, por edhe raportin e këtij të fundit me politikanin. Është koha e fundit, që këta të shihen në pasqyrë. Mbi të gjitha, nga këto zgjedhje, duhet të dalim me një shkollë të re politike: duhet përfundimisht të mësohemi se nuk ka vlera pa parime dhe se demokraci pa dije, është e rrezikshme (J. Kennedy).
Përvoja e ka treguar se portat e lirisë dhe përparimit hapën, kur të vetëdijesohemi për faktin, se, duke i ndrequr punët tona, s’janë ndrequr punët e Kosovës.
Është koha të bëjmë një hap të tillë: të mendojmë së pari për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj