E kaluara nuk zhduket në kohë. Ajo ngulitet në shpirt e në mendje. Dhemb, madje edhe atëherë kur kemi të bëjmë me pafajësi, siç është rasti me abuzimin seksual të femrave shqiptare në luftën e fundit në Kosovë.
“Krimi i padënuar flet”, është dokumentari i përgatitur nga Valdete Osmani. Ky realizim flet shumë, sepse flasin ato, viktima të luftës e të mentalitetit shqiptar; viktima të mashtrimit institucional; viktimat e mospërfilljes…
U deklaruan disa prej tyre, mirëpo me fytyrë të fshehur, me zë të transformuar e emra të ndryshuar. Jo pse kështu u thotë zëri i brendshëm i tyre, por se kështu ua imponon realiteti i vendit ku jetojnë.
Zana, Hana, Zadja, janë disa nga emrat me të cilët “prezantohen” gratë e dhunuara në këtë dokumentar, me rrëfimet e tyre plot dhimbje, plot ankth e plot urrejtje edhe ndaj vetvetes.
Kanë kaluar 15 vite qëkur përfundoi lufta në Kosovë. Mirëpo, për to kjo periudhë nuk shlyen kujtimet nga mendja e tyre. Është kjo jetë zori – siç e theksojnë ato – jetë plot turp e pagjumësi. Çdo gjë ripërtërihet në kokën e tyre. Në pamundësi për t’u shprehur, çdo ditë e kalojnë nën mundim.
Pa përkrahje nga familjet, pa përkrahjen e rrethit e me qëndrimin indiferent të institucioneve shtetërore (politike), dhimbja e tyre është e pashmangshme. Njëra prej tyre rrëfen mbi vrasjen e një djaloshi të ri, ndërsa atë me gjakun e tij e kishin detyruar ta shuajnë etjen; tjetra rrëfen për abuzimin seksual të shumë bijave para të atit; e treta se si ishte detyruar që gjatë aktit dhunues ta përqafojë kriminelin serb e ta quaj “vëlla”… Ato tash e urrejnë edhe veten…
A nuk është forcë të jetosh me plagë në shpirt dhe me barrën e “turpit” – siç fatkeqësisht e interpretojnë këtë tragjedi disa nga rrethi i tyre?! Ato i quajnë të pamoralshme; vuajtjeve të tyre ua vënë epitetin e turpit (siç e kishin quajtur në një Komunë njërën prej të rrëfyerave). Por, cilët janë më të moralshëm: Viktimat apo akuzuesit e sotshëm? Akuzuesit assesi.
“Shtetin e gëzuan mbi barrën tonë, sepse ne përjetuam tmerrin atëherë kur ata s’ishin fare këtu”, thotë njëra viktimë, e cila nuk e gëzon lirinë, por së cilës kjo liri ia shton edhe më shumë vuajtjet.
Këto u dhunuan se ishin shqiptare, se ishin të pafuqishme, siç janë edhe sot kur moralizuesit e rrejshëm vazhdojnë t’i etiketojnë e t’i fshehin gjurmët këtij krimi. Në Tribunalin e Hagës, gjatë gjykimit të kriminelit Slobodan Milosevic, u asgjësuan dëshmitë mbi këtë fakt. Të njëjtat dëshmi u dorëzuan tek UNMIK-u, por përsëri u zhdukën. Disa vite pas luftës, në zyrën e intelektuales Sevdie Ahmeti, në prag të paraqitjes në gjykim vidhen dëshmitë që kishte mbledhur. Të gjitha këto “enigma”, mbetën pa u zgjidhur. E ku është tash morali për ta fshehur të vërtetën, krimin?!
Thonë se s’kanë dëshmi për asnjë proces gjyqësor. Por, a nuk shërbejnë për asgjë gjurmët e gdhendura në trupin e tyre?! Në shpirtin e tyre? Së paku për ndërgjegjësimin e mentalitetit maskulin në Kosovë?!
Këta të cilët tani proklamohen e shpalosin veprat e tyre në luftë e pasluftë, kërkojnë (vota), por nuk japin (përkrahje). Ndërtojnë rrugë e ndërtesa, por buxhet për këto raste nuk ka. Këto gra nuk kishin askënd t’u dilte zot në luftë, e as në paqe. U deshën 15 vite që në Kuvend të ngritët zëri për këto viktima, por miratimi i Ligjit do të mbetët pikëpyetje. Duket se mbi 20 mijë gra të dhunuara, do të vazhdojnë të mbesin viktima, pa respektin e injorantëve që 15 vite na sundojnë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania