Është e çuditshme: Ekonomistë në gjithë botën ankohen për orientimin e njëanshëm të Gjermanisë nga eksporti, me argumentin se ai dëmton zhvillimin ekonomik në pjesën tjetër të Evropës. Politikanët ankohen se Gjermania u imponon sidomos shteteve jugore të Bashkimit Monetar Evropian një diktat kursimi, që mbyt që në zanafillë çdo rritje. Politikanët përgjegjës për politikën e jashtme ankohen se Gjermania eviton që të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në politikën botërore. Politikanët përgjegjës për trafikun paralajmërojnë se Gjermania rrezikon që të bëhet një republikë me gropa, infrastruktura po vjetrohet. Po qytetarët në Gjermani? Ata ankohen për ngarkesat fiskale, burokracinë, numrin e madh të tabelave, dhe nëse është e nevojshme, edhe për motin e keq.
A dëshiron kush të emigrojë në një vend të tillë? Çuditërisht, po. OECD ka konstatuar se ky vend është vendi i dytë më i preferuar për emigrantët pas Shteteve të Bashkuara. Pra ka dallime mjaft të dukshme në mes të vetëperceptimit dhe vlerësimit nga të tjerët. Gjermania nga jashtë me sa duket perceptohet si një vend me shumë mundësi, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, që konsiderohet si vendi me mundësi të pakufizuara.
Mos të gabohemi: Njerëzit nuk duan të vijnë dhe të qëndrojnë te ne përgjithmonë, sepse ne pimë gjithë ditën birrë dhe mbajmë pantallona lëkure. Jo, ekonomia jonë, niveli i pagave tona, fuqia e jonë blerëse, ky është magneti. Dhe ai nuk tërheq turistët socialë, siç duan të na sugjerojnë politikanët populistë të spektrit të djathtë. Ky magnet tërheq gjithnjë e më shumë njerëz të mirëarsimuar, sidomos nga jugu dhe lindja e Evropës, sepse atje ata nuk kanë perspektiva. Një e treta ka madje kualifikim të lartë, dhe në total ata paguajnë më shumë taksa, se sa marrin përfitime sociale.
Kjo nuk është diçka e re. Bashkëqytetarët e huaj edhe para 20 vjetësh kanë kontribuar më shumë për financimin e komunitetit se sa qytetari mesatar gjerman. Vetëm se atëherë këtë nuk donte ta dinte askush, atëherë ishte një tjetër klimë. Atëherë në tavernat gjermane ushqehej ksenofobia, zilia, paragjykimet, që kulmuan me sulmet me motive raciste në qytetin e vogël Hoyerswerda në Gjermaninë Lindore, gjatë të cilave policia qëndroi çuditërisht pasive.
Ndërkohë situata ka ndryshuar. Edhe politikanit me parullat më të trasha dhe më populiste ia merr mendja se me nxitjen e urrejtjes ndaj të huajve nuk mund të fitojë më asnjë vazo me lule, edhe politikanët më konservatorë duhet ta dinë, se pa emigrantë të kualifikuar nuk mund ta mbajmë në nivelin e deritanishëm as ekonominë tonë dhe as sistemin e pensioneve.
Po, klima ka ndryshuar, madje edhe gazeta Bild brohoret: "Të gjithë duan të vijnë te ne!" Duhet të ndalojmë për një minutë dhe të mendojmë. Brohorasim, sepse papritmas i duam të huajt dhe jemi kureshtarë për kulturat e huaja? Apo brohorasim, sepse lobi i industrisë dhe punëdhënësit gjermanë kanë indoktrinuar me sukses, se Gjermania gjithnjë e më shumë në plakje dhe me shumë vende pune rrezikon të shkojë drejt rrënimit, pa fluksin e njerëzve të rinj dhe të kualifikuar?
Me sa duket është llogaria ekonomike ajo, që na bën të mirëpresim njerëzit nga pjesë të tjera të botës dhe jo dashuria për qytetarët nga jashtë shteti. Megjithatë: T’i reduktosh emigrantët vetëm të dobia e tyre ekonomike, t’i ndash në kontribuues neto dhe parazitë sociale, nuk është një bazë e solide për një politikë të qëndrueshme integrimi.
Në thelb gjermanët vazhdojnë ta kenë ksenofobinë e tyre, edhe pse ajo nuk shprehet me zë të lartë. Prandaj ekziston frika se mund të kalojnë edhe 20 vjet të tjera, derisa t’i kemi vërtetë për zemër të rinjtë polakë, rumunë, bullgarë, grek, spanjollë, portugezë.
(Marrë nga: DW)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania