Dinamika politike, zhvillimet e debateve po e mbizotërojnë jetën tonë private, politike dhe publike ngado që jemi. Temat si reformat, zhvillimi ekonomik e punësimi, mbeten dhe janë çështje të pazgjidhura me karakter nacional, në gjithë periudhën e pas-luftës. Këto dhe çështje të tjera po i preokupojnë akterët politikë të kësaj periudhe tranzicioni, por që, zgjidhje adekuate e të qëndrueshme premtohet – të paktën deklarative, gjatë këtij procesi zgjedhor.
Akterët politikë të vjetër e të rinj në politikë, sfidë të radhës e kanë edhe sjelljen politike brenda organizatave politike ku ata janë, dhe reflektimin që duhet shprehur, duke evituar vakumin e një logjike politike që rrënjët i ka tek e kaluara e jonë. Mungesa e një konsensusi intelektual e politik, përgjatë këtij tranzicioni, krijoji vakum në përplasje idesh dhe politikash, e që ky vakum u ri-plotësua me dukuritë si nepotizmi, klientelizmi, servilizmi dhe korrupsioni që u krijua një model politik i llojit të vet!
Jo rrallë herë qasjet ndaj këtyre dukurive dhe artikulimi i tyre publik i pasonte qasja e të qënurit “politikisht korrekt’”, kështu, duke e mohuar ofrimin e zgjidhjes dhe duke e shtyrë ballafaqimin me to, për më vonë! Por, probleme si këto, të pazgjidhura, kanë ndikuar mjaftë shumë në të funksionuarit e shtetit, në procesin e integrimeve auro-atlantike, politikën tonë të jashtme si reflektim i asaj të brendshme ndaj partnerëve tanë strategjik, për më keq, duke u “kapur” nga varësia e moszgjidhjeve.
Organizatat politike në Kosovë, përmes vlerave dhe pikëpamjeve konkurruese midis tyre, janë dhe mbeten boshti i të funksionuarit të sistemit, për më tepër, koncepti mbi rolin qeverisës përcakton edhe nivelin e pjekurisë së demokracisë. Madje, sistemi pluralist, në vetvete nënkupton edhe konkurrencë alternativash, cilësish, idesh mbi organizimin dhe funksionimin e institucioneve, përkatësisht administratës publike. Ky proces zgjedhor ka risjellë vëmendje të veçantë në artikulimin publik, si: çështja e konkurrimit, aderimeve të shumta (uroj të jenë “martesa” konceptuale, e jo interesi), organizimeve dhe funksionimit të organizatave politike, kjo ngase shihet dhe vlerësohet si kohë e duhur për ofrim zgjidhjesh pas zgjedhjeve. Por, ajo çfarë mbetet të shihet është, nëse pozita mbizotëruese mbi ligjin, institucionet, s’do të gjej më vend në mendësinë e aktorëve politik, duke mënjanuar shumëllojshmërinë e roleve në publik.
Procesi zgjedhor, votimi dhe pranimi i rezultateve kanë karakter politik; përgatitja dhe menaxhimi i procesit kanë karakter teknik, por si njëra dhe tjetra tregojnë sjellje elektorale dhe institucionale për maturinë tonë shoqërore politike. Pastaj, mbajta e zgjedhjeve nuk është kusht i vetëm për demokracinë. Mbajtja e zgjedhjeve duhet të reflektoj në lirinë e votimit, në përzgjedhjen e kandidatëve lirshëm pa imponime, pa dhunë, pa manipulime në mënyrë që si të tilla të fitojnë epitetin e zgjedhjeve me legjitimitet demokratik. E tëra do të mund të rezultonte me ofrim zgjidhjesh ndaj problemeve që na përcjellin në përditshmërinë tonë.
Kosova gjendet në kohë kur duhet vendosur për të zgjedhurit – përfaqësuesit, për të ardhmen, për risitë dhe peizazhin politik të vendit. Kush do të jenë ata që do të zgjidhen? Do të jenë fytyra jonë në kuvend dhe qeveri; në vendimmarrje dhe përfaqësim; në krijim legjislacioni dhe zbatim politikash; do të jenë e ardhmja e Republikës. Por, para së gjithash, votuesi duhet vlerësuar kapacitetet e tyre për hartim legjislacioni që do të mundësonte investime në shkollat dhe spitalet publike, në nevojat e sotme dhe të së nesërmes që duhet plotësuar, në inkurajimin dhe mundësitë për zhvillim ekonomik e social. Për t’i arritur krejt këto, kërkohet vlerësim para votimit, kërkohet konsideratë për nevojat e brezave të ardhshëm – për fëmijët tanë.
Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë? Si në çdo palë zgjedhje, që janë të rëndësishme në demokraci, këto që po vijnë, janë po aq të veçanta sa vet mirëqenia e qytetarëve të Republikës. Ngase ky proces zgjedhor do t’ju jep qytetarëve të vendit mundësinë, për të zgjedhur zërin e tyre në Kuvend. Dikë që do të miratojë dhe zbatoj ligje. Dikë që me zell do të ndjek të jetësuarit e vlerave civilizuese. Por, a do jenë këto zgjedhje që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve sociale e politike? Padyshim, historia politike e Kosovës dhe procesi i integrimeve euro-atlantike do të sforcohet dhe ecet përpara me një personalitet të zgjedhur për qeveri, i cili së bashku me njohuritë e tij, vizionin, përvojën politike, aftësitë strategjike dhe taktike, do të transformonte mirëqenien e tanishme të qytetarëve, e në këtë kuadër, duhet thënë se, këtë herë është e rëndësishme për qytetarët e Republikës që të shkojnë, të votojnë.
Zgjedhjet e 8 qershorit, janë të një rëndësie primare. Voto!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania