Në çdo shekull, problemet që mund të shqetësojnë mendjet e njerëzve, janë krejt të natyrshme dhe shfaqen në forma të ndryshme. Edhe në shekullin tonë, përballja me ideologji e kultura të formuara në mjedise të ndryshme, kur shpërfaqen në një mjedis të caktuar (shoqëri), sjellin papërpuethshmëri ose problem në atë hapësirë ku tentojnë të mbillen. Dëmet morale dhe shoqërore të sjella nga mendimet e paqëndrueshme, pak nga pak fillojnë të shkatërrojnë trupin e një shoqërie. Dallimet botëkuptimore bëhen shkak për formimin e përçarjeve antagoniste brenda opinionit publik. Për të dalë nga një gjendje e tillë apo për të mos rënë në të, njerëzimi duhet të kthehet kah e vërteta absolute në qendër të së cilës është besimi.
Përballja e shekullit për njerëzimin është përballja me vetveten. Në fakt në çdo periudhë të historisë njerëzore sfidën më të vështirë njeriu e ka patur me vetveten, por ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga trazira e konflikte të mëdha shoqërore.
Beteja e këtij shekulli nuk është më lufta, por përballja me botën e ideve. Por, këto ide apo idealizma duhet t’i shkoqisim njëherë mirë brenda vetes. Në të vërtetë, filozofët e mendimit kanë thënë se ditët e përfitimit me anë të përdorimit të forcës kanë marrë fund. Në botën e sotme të ndriçuar, rruga e vetme për t’i bërë të tjerët të pranojnë të pranojnë idetë tuaja, është me anë të bindjes dhe argumenteve të pakundërshtueshme. Ata që përdorin forcën për të arritur qëllimet e tyre, janë të degraduar intelektualisht.
Një komb do të mund të rilindë vetëm kur t’i rikthehet rrënjëve të tij shpirtërore, duke shmangur kështu sëmundje të tilla si pasioni, përtacia, etja për famë, egoizmi, dashuria për këtë botë, mendjengushtësia dhe përdorimi i forcës, duke i zëvendësuar ato me kurajën, modestinë, altruizmin, dijet dhe virtytet.
Një ringjallje a rilindje e tillë që çon drejt kthimit kah vlerat, duhet të bëhet nga të gjithë pjesëtarët e kombit që nga maja, udhëheqësit e deri te punëtori i thjeshtë, i cili me zor siguron kafshatën e gojës. Rinovimi i shoqërisë duhet të nisë brenda zemrës dhe jo si pasojë e prepotencës, dhunës a imponimit. Sigurisht që ligji dhe rregulli në një shoqëri janë jetikë, të domosdoshëm, por virtyti nuk mund të injektohet me forcë dhe një shoqëri e virtytshme nuk mund të imponohet me anë të dhunës.
Është fakt që edhe në shekullin e ri, njerëzit janë duke prekur fundin për shkak të injorancës, depresionit, plogështisë, dobësisë apo edhe supersticionit, po aq sa është fakt dhe një e vërtetë e pakundërshtueshme se njerëzit sot janë më të prirur për t’u kthyer drejt Zotit. Në çdo shoqëri, komb a popullatë, ju mund të vëreni njerëz të etur për paqe dhe siguri të cilat premtohen nga fuqia e besimit.
Rikthimi kah shpirti nuk do të thotë mohim i realitetit duke i kthyer shpinën modernizmit, nuk do të thotë të mos shkollohesh, të kontrollosh vetveten dhe të rifitosh kulturën dhe identitetin tënd. Rikthimi kah shpirti do të thotë, në një farë formë, kthim drejt mendimit universal e mendimi universal i ngjan një kryqëzimi, ku takohen të gjithë popujt, kulturat e kombet.
Të gjitha këto mund të duken utopizma, të pamundura për t’u vënë në zbatim, megjithatë ne jemi të prirur të shpresojmë, sepse çdo tunel e ka një dritë në fund.
Gjithmonë përballjen më të madhe dhe më të vështirë njeriu ka për ta patur me veten e tij. Prandaj në çdo kohë ne lypsemi që të rizbulojmë vetveten, të gjejmë dhe të njohim kush jemi dhe ta pajisim veten me ndërgjegje të pastër. Ne kemi nevojë për një mendje që të mund të gjykojë gabimet, fajet dhe meritat. Ne duhet të pastrojmë dhe lirojmë korridoret e bllokuara të mendjes sonë duke rindriçuar sistemin tonë të të arsyetuarit, në mënyrë që të mendojmë, jo të paragjykojmë, në mënyrë që të kërkojmë dhe respektojmë objektivitetin, që të dalim nga bataku i egoizmit të shfrenuar ku kemi rënë pa kuptuar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë