Pranvera ketë vit filloi e ftohtë! Edhe pse tani më jemi ka fundi i majit, ende nuk ka arritur koha ta ngrohë tokën për të krijuar kushte për ararët qe i sigurojnë jetën e gjallesave ne tokë, duke përfshirë edhe jetën e njerëzve. E, pasi që klima nuk po ngrohet dhe nuk patëm mundësi t’i marrim rrezet e para te diellit as ne muajin maj, me siguri kemi filluar te nxehemi organikisht nga përgatitje e zgjedhjeve te parakohshme apo te jashtëzakonshme!
Sido që t’i quajmë, mund të themi që nuk janë zgjedhje të rregullta! Por, të çrregullta! Çudi, që dy mandate nuk arrimë të shkojmë deri në fund të mandateve të paraparë me ligj, të cilin ligj e kemi hartuar dhe miratuar vetë. Ende nuk arritëm të krijojmë mendësinë e institucionit! Nuk po arrimë që për interesa të ngushta partiake t’i shërbejmë shtetit!
A do duhej të mësohemi që të “sakrifikohemi “për të mirën e vendit?! Nuk arritëm t’i tregojmë botes demokratike që ne jemi shembulli i së mirës dhe kur është ne pyetje çështja e proceseve të vendit dalim jashtë kornizës partiake.
Por, ajo që arriti të bezdis më tepër në ketë pranverë është aktivizimi i disa individëve që kanë filluar të merren me politikë, ta “rehatojnë” popullin, siç deklarohen, me angazhimet e tyre, e në fakt synimi i tyre është të marrin në dorë legjislaturën, institucionin me të lartë të vendit, të quajtur Kuvend i Republikës të Kosovës! E mandej të thirren në emër te asaj që po i “shërbejnë” popullit. Apo t’i shërbejnë pushtetit, e disa janë mësuar me i “shërbye” pushtetit edhe në të kaluarën, para lufte, se koha e “kërkonte”. Dosido, kur ta kërkon nevoja duhet të jemi në shërbim të vendit, në mënyra dhe forma të ndryshme. Tamam duhet me qenë në gjendje gatishmërie si ushtari që i bën roje atdheut. Por, dallimi këtu është se ushtari i shërben me ndershmëri atdheut, që të ruhen kufijtë dhe vlerat e të mos cenohen, kurse disa nga këta që po mundohen të pështillen nën petkun e politikes, e “në të mirë të vendit” po mundohen të pastrohen (lahen) nga e kaluar e tyre e errët.
Pikërisht këto figura jo të mirëseardhur, për shkak se karrierën e kanë arritur nga gjaku e sakrificat e të tjerëve, kanë rënduar gjendjen dhe kanë dhënë efekt dekurajues. Të thirren e të çirren se sa të ndershëm kanë qenë, sa të zotë janë e sa “patriotë” ishin. Mandej gjejnë forcë që t’i etiketojnë në foltoren më të shenjtë të vendit ata që vërtetë ishin roje e atdheut, ata që në çdo etapë u sakrifikuan për atdheun.
Eh, vetëm në çlirimin e vendit nuk ishim të parakohshëm, të jashtëzakonshëm e të çrregullt! Pasi që liria “priste”, e vendi “duronte” çizmen e huaj mbi të! Ata që u sakrifikoheshin për vend nuk i shihnim me sy të mirë pikërisht karrieristët e sotëm se ua prishnin “rehatinë”! E pikërisht këta që nuk donin prishjen e “rehatisë”, sot tregohen “patriotë”, i shërbejnë pushtetit dhe mburren me sukseset e tyre!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë