Që nga krijimi i Ministrisë së Diasporës, nëse i kemi parasysh ato që janë bërë apo thënë më mirë ato që nuk janë bërë për diasporën dhe rreth diasporës tonë, konsideroj se kemi të drejtë të konstatojmë se kjo ministri nuk ishte asgjë tjetër vetëm se – ashtu sikundër u duk që në fillim të kësaj legjislature që përfundoj – përmbushje e apetiteve partiake të një koalicioni pa vizion, pa kreativitet dhe pa seriozitet e vullnet në këtë sferë.
Ajo punë që u bë në këtë ministri gjithsesi nuk është diçka që vlen të përmendet. Në të vërtetë është bërë aq pak sa që nëse bazohemi në atë që është bërë ka drojën se mund të mos justifikohet vazhdimi i ekzistimit të saj në ekzekutivin e ardhshëm që do të dal nga zgjedhjet e tashme, çka në të vërtetë do të ishte e gabueshme. Për më shumë, ideja që të bëhet regjistrimi i mërgimtarëve të Kosovës në botë se sa janë dhe ku janë është plotësisht e gabueshme dhe e pa sens. Është thjeshtë një vendim i pamenduar mirë, i parakohshëm, bërja e të cilit nuk do ta ndihmojë asgjë diasporën, as që ne do të përfitojmë ndonjë gjë nga krejt kjo.
Nga kjo Qeveri dhe nga kjo ministri e cila ka pak para për të bërë diçka të hajrit, ende punohet së prapthi. Ideja e tyre është e njëkahshme që të tërhiqen mërgimtarët që, në një ose mënyrë tjetër, të vijnë në Kosovë, me parat e tyre, me përvojën e tyre, me arsimimin e tyre, thjeshtë me çkado që kanë e që munden. Kjo është plotësisht qasje e gabueshme.
Diaspora dhe atë çfarë ne bëjmë me të dhe rreth saj, e sidomos çfarë bëri kjo qeverisje, është e ngjashme me pozitën e disa vlerave përkatësisht pasurive të tjera të mëdha që ka Kosova. Ta zëmë ne kemi xehe të shumta e të ndryshme, por nuk kemi miniera funksionale për të përfituar sa duhet nga ato; ne kemi bjeshkë e male të bukura e shumë të pasura, por nuk kemi turizëm efikas malor. Kështu ngjashëm, kemi edhe diasporë të madhe në numër, ekspresive dhe të vendosur në vendet nga më të përparuara në botë, por nuk kemi politika efikase për të përfituar më shumë nga kjo vlerë.
Është koha e fundit ta kuptojmë drejtë se diaspora nuk është si xehet që mund të presin me shekuj për tu nxjerrë, as si bjeshkët që të jenë vlerë e pasuri e përjetshme. Diaspora davaritet, ajo zvogëlohet dhe nëse nuk investohet në të, ajo shuhet dhe prej saj pak e hiç mund të përfitohet në të ardhmen.
Në përpjesëtim me numrin, ne shqiptarët gjithsesi jemi një nga kombet që kemi prodhuar më së shumti mërgimtarë në botë. Por, për dallim prej shumë kombeve që kanë pasur të njëjtin fat, ne vazhdojmë të mos nxjerrim as sa, as edhe si duhet përfitime nga kjo rrethanë e cila në këtë segment tani është konvertuar në vlerë e cila përndryshe mund të rigjenerojë të mira dhe përfitime të shumanshme dhe për kohë shumë të gjatë. Thjeshtë, ky shtet, kjo qeveri dhe administratë nuk e kanë gjetur ende formulën e saktë se si t’i qasemi kësaj çështje apo thënë ndryshe si të nxjerrim më shumë përfitime nga diaspora në të gjitha sferat e mundshme dhe në mënyrë të pandalshme.
Kur po konstatoj kështu fjalën e kam për përfitime të cilat do të jenë rezultat i një investimi të planifikuar e serioz të gjithanshëm të analizuar mirë dhe afatgjatë. Përndryshe, përfitimet e tashme nga diaspora jonë janë përfitime jo të harmonizuara, jo të organizuara dhe të shpeshtën krejt individuale. Të tilla vazhdojnë të jenë edhe remitencat edhe investitorët mërgimtarë edhe kthimi i ndonjë shërbimi apo promovimi intelektual e të tjera të ngjashme.
Ekzekutivi i ardhshëm, konkretisht Ministria e Diasporës, urgjentisht duhet të hartojë një plan i cili si synim kryesor ka investimin në diasporën shqiptare në rend të parë në atë të Evropës Perëndimore. Ky investim duhet të përqendrohet në dy drejtime. Së pari në dhënien e ndihmës që kjo diasporë të konsolidohet dhe të organizohet mbi baza jopartiake e klanore, por mbi baza kulturore, arsimore e biznesore. Dhe, më pas ky investim gjithashtu në participim me diasporën duhet të bëhet në sigurimin e hapësirave në ato vende ku ata janë të përqendruar më shumë.
Diaspora e jonë ka qenë larg më e konsoliduar dhe më e organizuar para luftës sesa që është pas luftës, e sidomos se sa është sot. Që nga paslufta diaspora në këtë drejtim është lënë plotësisht anash. Thjesht, sa më shpejtë që është e mundur duhet të krijohen shtëpi – qendra të diasporës në bashkëpunim të ngushtë e të përhershëm me shtetin e Kosovës. Këto qendra duhet të jenë lidhja kryesore e shpejt dhe e përhershme e diasporës me çdo gjë të Kosovës. Në këto qendra të cilat s’do mend se do të kenë bashkëpunim të përhershëm me ambasadat dhe konsullata tona atje, duhet të jenë qendra ku do të zhvillohen veprimtari nga më të ndryshe – shkolla shqipe, shfaqje teatrale, konferenca ekspozita, koncerte, recitale, rituale fetare, por gjithsesi edhe salla ahengu, bufe, disko, e të tjera e të tjera.
Investimet tona si institucione shtetërore në këtë drejtim duhet të jenë prioritet, sepse si të tilla do të jenë shumëfish fitimprurëse dhe do të krijojmë bazë të shëndosh për lidhje të pandalshme të diasporës tonë me Kosovën dhe premisë për ta pasur një diasporë aktive dhe të dobishme pa drojën se po venitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij