Në zemër të krizës së Ukrainës qëndron vetëm një e vërtetë për Vladimir Putinin. Askush nuk mund ta thotë më mirë këtë se Nadia Tolokonikova, e cila pa mbushur akoma 25 vjeç, ka provuar eksperiencën e burgjeve ruse, për shkak të angazhimit të saj në grupin “Pussy Riot”, të cilin e ka themeluar vetë.
“Putini po përdor politikën e tij të jashtme për të zgjidhur problemet e brendshme të Rusisë”, ka thënë ajo.
Kështu, “i forti” i Kremlinit kërkon që të bllokojë integrimin e Ukrainës në BE dhe të kafshojë sa më shumë copëza të saj për hir të Bashkimit Euroaziatik, që nuk është gjë tjetër veçse një plan për një Bashkim Sovjetik të ri.
Por, kohët e fundit, Putini nuk po sulmon, por në fakt po mbrohet. Ai e di mjaft mirë se nëse lëvizja demokratike në Ukrainë ka sukses dhe nëse vendi ecën drejt zhvillimit, atëherë ai rrezikon të bëhet një model edhe për Rusinë dhe mund të rrezikojë autokracinë e tij.
“Putini po përpiqet që ta shndërrojë Ukrainën në një shembull për Rusinë, për t’i treguar rusëve se ndryshimet politike mund të sjellin kaos në Rusi”, ka thënë Tolokonikova.
“Ai shqetësohet se mos ajo që ndodhi në Ukrainë me Janukoviçit do të ndodhë edhe në Rusi me të”, ka shtuar ajo më tej.
Që pas rikthimit në Presidencë, dy vjet më parë, Putini ka sulmuar programin e ndihmës amerikane, duke i detyruar shoqatat joqeveritare ruse që të gjejnë burime të tjera të ardhurash. Ai gjithashtu ka ndaluar transmetimin e disa programeve amerikane në Rusi si dhe ka sulmuar politikën amerikane dhe CIA-n. Gjithashtu, Putini ka sulmuar edhe opozitarët rus si edhe mediat e lira apo kritike të qeverisë. Gjithashtu, një dorë për aktet e tij, Putini i ka marrë edhe nga SHBA-të, të cilat në vitin 2012 miratuan në Kongres një ligj për të ashtuquajturit “disidentët” rusë.
Kështu, çdo shtetas rus, të drejtat e të cilit dhunohen për arsye politike, mund të përfitojë azil politik në SHBA. Pas miratimit të ligjit, SHBA-të ndërmorën edhe një sërë sanksionesh ndaj diplomatëve dhe zyrtarëve rusë, që ishin të implikuar në çështjet e shkeljes së të drejtave të njeriut.
Por, pyetja që shtrohet në këto momente është e thjeshtë. A do të kenë efekt sanksionet e ndërmarra ndaj Rusisë? Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se po, mirëpo vetëm koha do ta tregojë efektin e këtyre sanksioneve. Nga ana tjetër, Putini tregoi një farë ndjeshmëria gjatë mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi. Ai shpalli një amnisti për disa të burgosur politikë përpara nisjes së lojërave. Megjithatë, burgu nuk i ka shkurajuar këta persona. Duke folur për mediat Perëndimore ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga aktiviteti i tyre politik dhe do të vazhdojnë t’i bëjnë opozitë Putinit.
Në një mendje janë edhe vajzat e grupimit “Pussy Riot”, të cilat thonë se shumë shpejt do të kthehen në Rusi dhe do të luftojnë për të drejtat e tyre.
(Autori është zëvendëskryeredaktor i Washington Post Online)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania