Autorë të njohur të së drejtës ndërkombëtare, duke filluar nga Antonio Cassese e deri te Anna Moltchanova, eksplorojnë në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e shteteve në korelacion me obligimet që kanë ato ndaj Parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar. Sipas Casseses, parimet si mekanizma efikas për tejkalimin e dallimeve thelbësore në mes shteteve janë shumë të rëndësishëm për evoluimin gradual të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe për afrimin e qëndrimeve të kundërta të akterëve politikë.
Duke qenë se shtetet nuk pajtohen dot për norma, ato e kanë më të lehtë të pajtohen për parime. Sepse, parimet konceptohen si të debatueshme, të ndryshueshme, varësisht nga rrethanat politike të një ngjarjeje. Për shembull, parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti mund të thyhet nëse ai shtet shkelë në masë të konsiderueshme liritë dhe të drejtat e njeriut. Ashtu siç ka ndodhë me Serbinë ndaj Kosovës, me Pakistanin ndaj Bangladeshit, e shumë raste të tjera gjithandej nëpër botë. E, kur janë në pyetje normat, atëherë shtrohet nevoja imanente për respektimin e tyre. Si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke qenë se normat janë rregulla strikte juridike të sjelljes, të sanksionuara në aspektin juridik pozitiv, atëherë manipulimi me to pothuajse është i pamundshëm. Pra, parimet dhe normat, edhe pse kanë shumëçka të përbashkët, dallojnë substancialisht.
Në këtë kontekst, edhe shteti ynë, si subjekt i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, përgjatë rrugëtimit të pavarësisë së saj është zotuar se do të respektojë obligimet që dalin nga korniza juridike e të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetet pakicë. Pra, Kosova është pajtuar plotësisht për aplikimin e parimit të trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Parimi i të drejtave të barabarta, si një fondament i të drejtës ndërkombëtare, është i aplikueshëm për të gjitha ato shtete demokratike që janë shprehur të gatshme për respektimin e doktrinës juridike ndërkombëtare.
Ky parim është aplikuar në kontekstin në mes të Holandës dhe Belgjikës, më 1937; në mes Indisë dhe Pakistanit, më 1968; e në plotë raste të tjera në të cilat gjykatat kompetente ndërkombëtare apo ad hoc kanë çimentuar këtë parim me dimension global. Kjo në planin e jashtëm. Edhe në planin e brendshëm për shumicën e shteteve të Lindjes, të formuara me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, gjithashtu edhe për shtetet që dolën nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, parimi i të drejtave të barabarta ka qenë kriter kryesor për legjitimitetin ndërkombëtar të këtyre shteteve. Me fjalë të tjera, komuniteti ndërkombëtar, respektivisht Unioni Evropian, përmes Badinterit, vendosi kushte për të gjitha ato entitete të cilat dëshironin të formonin shtetet e tyre respektive. Këto kushte ishin të sanksionuara në “Udhëzimet për Njohjen e Shteteve të Reja në Evropën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik” dhe në “Deklaratën mbi Jugosllavinë”.
Vetëvendosja e proklamuar në këto dokumente, e kushtëzuar me sajimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe grupeve etnike e minoriteteve, duhej të merrte trajtë sa më pragmatike. Dhe kjo, me pak përjashtime në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci, ndodhi. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, afirmimi i shtetit ligjor, i të drejtave të komuniteteve, trajtimi i barabartë i të gjithëve janë vlera komplementare të demokracisë liberale. Kjo demokraci gjithsesi se është shumë zemërgjerë në kuptimin e të drejtave të minoriteteve.
Edhe Kosova me sukses ka kryer obligimet ndërkombëtare që i ka marrë në kuadër të shtetformimit të saj. Mirëpo, këtu ka një dalim. Madje, ky dallim është shumë i madh. Për dallim nga shtetet tjera të cilat kanë marrë obligime kushtetuese implicite për respektimin e të drejtave të komuniteteve, Kosova ka marrë obligime eksplicite të cilat po reflektohen edhe pas gjashtë viteve pavarësi.
Të gjitha shtetet që kanë dal nga shembja e dy federatave, asaj ruse dhe jugosllave, kanë marrë obligime për mirëtrajtimin e të drejtave të komuniteteve. Dhe, kjo është mirë. Edhe Kosova ka marrë obligime të tilla. Natyrisht se është mirë. Mirëpo, Kosova përveç që është pajtuar për parime, është pajtuar edhe për norma që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë. Këto norma janë të sanksionuara edhe në Kushtetutën e Kosovës, përmes Planit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari. Dhe, këtu është dallimi, konsekuencat e të cilit po i bartim sot.
E drejta e votimit të dyfishtë për minoritetet në Kosovë është kategori kushtetuese, sepse është e paraparë me Kushtetutë. E, votimi i dyfishtë pashmangshëm dhe gjithherë është jodemokratik dhe diskriminim pozitiv për ata që e përdorin atë. Konsekuencat e votimit të dyfishtë padyshim se reflektojnë në pamundësinë e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Këto konsekuenca duhet të shërbejnë për të gjithë ata politikanë naivë të cilët dikur thoshin se minoriteti serb nuk mund të na pengojë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për Kosovën. Besoj që veç u pa rëndësia e këtyre ulëseve në Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë duhet ta dinë se as serbet e Kosovës, e aq më pak Serbia, kurrë nuk pajtohen për një proces politik i cili është në dobi të shqiptarëve. Ky proces duhet të jetë procesi i fundit i ndikuar dhe i pamundësuar nga serbët të cilët përmes diskriminimit pozitiv kushtetues, kanë këtë fuqi të cilën nuk e ka asnjë komunitet pakicë në botë. Njëkohësisht, ky proces politik duhet të shërbejë si mësim i madh për politikën kosovare se mbrojtja dhe avancimi i interesave të shtetit nuk duhet të jetë kurrë i varur nga një minoritet i cili gjithmonë do të dirigjohet nga një shtet gjenocidal dhe kriminal, siç është Serbia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania