LAJMI I FUNDIT:

Nevojë urgjente për organizimin e një lëvizje të re punëtore!

Nevojë urgjente për organizimin e një lëvizje të re punëtore!

Me vendosjen, në 1999, të sundimit të diktaturës globaliste të BE-së, përmes të UNMIK-ut në Republikën e Kosovës, ndërmarrjet prodhuese, fabrikat dhe kooperativat janë privatizuar dhe janë shkatërrua në mënyrë të qëllimshme e sistematike, si pjesë strategjisë djallëzore politike që të shkatërrohet baza themelore e ekonomisë ton nacionale!

Atij vendi që i pamundësohet pavarësia ekonomike, atij vendi i pamundësohet edhe pavarësia politike e ushtarake. Duke vepruar kështu, pjese e kësaj strategjie është edhe kjo që duke i mbyll fabrikat e duke e krijuar armatën e të papunëve, krijohet edhe kaosi social i brendshëm, si dhe duke shtuar konkurrencën në tregun e punës të nxitet edhe ulja e pagave dhe ulja e të drejtave edhe për të punësuarit e pakt.

Duke i privatizuar ndërmarrjet dhe duke i hedhur punëtorët në rrugë, është likuidua klasa punëtore e Kosovës dhe vet organizata e saj sindikale. Njerëzit e papunë nuk kanë organizata sindikale, kështu që ata nuk kanë as kushte për vetorganizim, sepse nuk ka as kush t’i organizojë as ata, as protestat punëtore për kërkimin e të drejtave në punë.


Në Republikën e Kosovës sot nuk ka klasë punëtore dhe as punëtorë në kuptimin e një subjekti me të drejta të mbrojtura ligjore, sepse edhe punëtorët e pakët të punësuar në sektorin shtetëror edhe ata që janë e të punësuar me sektorin modest privat, nuk kanë kontrata pune të paafatizuara, por punojnë si punëtor me mëditje të cilët punëdhënësit munden t’i trajtojnë si të donë vet: me orare të stërzgjatura, me paga të ulëta, pa pushime dhe pa siguri në punë e duke i hedh nga puna në rrugë kur të duan pronarët.

Pos mungesës të një organizate sindikale të mirëfillte, në Republikën e Kosovës sot mungon edhe ndonjë parti politike e majtë që do të merrej me mbrojtjen e të drejtave sociale të popullsisë. Kështu që populli i Republikën e Kosovës sot është në duar të partive politike teoretikisht të paprofilizuara qartë, por praktikisht të profilizuara si parti profashiste, sepse ato të gjitha bashkë e pa përjashtim i shijojnë beneficionet gllabëruese të pushtetit qe i kanë caktua ata vet për vete me u pasurua sa donë vet!

Andaj, është urgjenten nevoja për organizimin e një shoqate të të papunëve që do të regjistronte çdo të papunë dhe që do t’i i vente ata në lëvizje për organizimin e tyre në një lëvizje të re punëtore e cila do të luftonte për të drejtat e punëtorëve në Republikën e Kosovës!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori