Populli shqiptar, një nga popujt më të lashtë në historinë e Ballkanit, vjen me një histori të larmishme dhe me shumë sfida të mëdha, herë-herë dhe të jashtëzakonshme, duke shënuar udhëtimin më të gjatë dhe plot kthesa në misteret e fatit të vet.
Studimet albanologjike të gjuhës flasin për një komb shumë të lashtë, që jetonte pranë brigjeve bregdetare, të quajtur populli i dakëve, shumë afër me popullin rumun të atyre viteve. Për të zbritur më pas te pellazgët, ilirët dhe deri te emri shqiptar. Por, çuditërisht, fatet e politikës shqiptare përplasen në mënyrë paradoksale. “Një komb, një gjuhë”, janë shprehur rilindësit tanë dhe gjuha qëndroi simbol i pathyer asimilimi, ndërsa si komb shqiptarët sot ndihen të ndarë në kufij, shkak i sulmeve dhe copëtimeve të pushtuesve të huaj.
Le të dalim në konkluzionin, se a bie përgjegjësia mbi supet e vetë shqiptarëve në ekzistencën si një komb i pandarë? Faktet flasin fatkeqësisht për një po. Le ta nisim me fiset ilire. Pozita gjeografike e tyre shtrihej pothuaj nga brigjet kroate deri në ato greke. Fatkeqësi e madhe për një komb. Por, fatkeqësia më e madhe dhe për ironi të fatit qëndron bashkëjetesa politike midis vet shqiptarëve. Ëndrra e shqiptarëve për një etni dhe kufi, duket sa reale aq dhe absurde.
Absurditeti qëndron mes vet shqiptarëve, të cilët ngasin një politikë paksa të verbër dhe larg qasjes së një familje evropiane, ku duam të bashkohemi së shpejti. Kjo kërkon sakrifica dhe punë. Por, si mund të kuptojnë evropianët kur shqiptarët nuk kuptojnë dot njëri-tjetrin?! Politika shqiptare mbrapsht, ku në këto pesë kombe të ndara nuk shohim paqe. Ndoshta fati i ka bekuar të luftojnë midis tyre.
Kaq e trazuar dhe gri është situata në Maqedoni, ku shqiptarët atje e kanë shansin t’i shtrëngojnë rripin politikës maqedonase për më shumë të drejta. Dhe, për fatin e keq, me kokë të ndara i çojnë ujin në mulli Gruevskit, ku për shqiptarët po dobësohet përfaqësimi si një komb i dytë për nga popullsia.
Presheva, Mali i Zi, Kosova dhe vet Shqipëria, nuk gjejnë një konsensus politik që të luftojë vetëm për të mirën e popullit dhe kombit, duke lënë një shije të hidhur para ndërkombëtarëve dhe dashamirësve ndaj çështjes shqiptare në tërësi. Në Preshevë shqiptarët i gjen në shumë parti dhe ide, po kështu në Malin e Zi vetëm për Ulqinin kandiduan shtatë parti. Në Kosovë udhëheqësit politikë grinden për pushtet, ndërsa në Shqipëri deputetët s’janë në gjendje të firmosin një deklaratë të përbashkët për PE-në.
Lind pyetja, sa aksidentale aq edhe naive në këndvështrimin absurd: Mos vallë e keqja shqiptarëve u vjen më tepër nga vetvetja dhe më pas nga synimet dashakeqëse të fqinjësisë jo të mirë dhe ziliqare në shekuj? Për të mos mbetur një pyetje retorike kjo përgjigje u takon, për më shumë, politikanëve tanë në çdo cep të etnisë shqiptare.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania