LAJMI I FUNDIT:

Dallimi mes shtetit dhe “dërzhavës”

Dallimi mes shtetit dhe “dërzhavës”

Krahasimi shtet dhe “dërzhavë” për njohësit e gjuhës serbokroate mund të duket qesharak, por në Kosovë ekziston një dallim esencial në kuptimin psikologjik dhe patriotik në të mirë të Atdheut. Fjala “shtet” ngërthen në vete një kuptim që thotë se shteti është një sistem qeverisës, administrativ dhe politik që është ndërtuar për t’u mbajtur në funksion nga populli i një territori të caktuar brenda kufijve po ashtu të caktuar. Ky administrim e kjo qeverisje nga populli duhet të jetë po ashtu në të mirë të popullit, duke ju ndihmuar për të arritur një mirëqenie të mirë ekonomiko-sociale.

Në vitet kur edhe Kosova ishte brenda Jugosllavisë, fjala “shtet” shumë pak lakohej. Ajo zëvendësohej me fjalën “dërzhavë” (država). Ky veprim i imponuar sistematikisht nga regjimi i atëhershëm që ishte serbokroatisht-folës. Fjala “dërzhavë” në përkthim në gjuhën shqipe i bie “shtet”. Në ato kohë kur njerëzit punonin dhe zhvillonin aktivitetin e tyre, shpesh ndodhte të thoshin – kur gabonin apo merrnin udhëtime jashtë shtetit – “hajt se pagun dërzhava”. Duke ndenjtë për shumë vite nën një sistem të tillë, pa ose me dëshirën tonë disa veti mbesin përgjithmonë.

Dhe ku rrjedh e keqja e kësaj?


Pas çlirimit tonë nga zgjedha serbe, formuam shtetin në fillim de facto e më pas edhe de jure; formuam ekzekutiv që të na udhëhiqte me ndihmën e ndërkombëtarëve, që edhe sot treten nëpër zyre e korridore të objekteve të institucioneve vendase. Njerëzit kishin harruar se tash ne ishim vet “shteti” e vet “dërzhava”. Ata vazhduan avazin e vjetër.

Kur dikush tregohej i pakujdesshëm përsëri thoshin, “hajt se pagun dërzhava”, duke mos e perceptuar se tani të gjitha pagimet e “dërzhavës” bëhen me paratë tona të pakta.

Dikush nuk paguan tatimet e taksat, dikush nuk paguan rrymën, dikush nuk e ndreq një gjë që e ka prishur, dikush nuk jep përgjegjësi për një karrige ose tavolinë të thyer në shkollë apo në institucione, e shumë mos përgjegjësi tjera, sepse paguan “dërzhava”.

Shumëkujt prej neve nuk ia sinjalizon mendja se ky avaz duhet ndaluar, sepse po e shkatërrojmë një gjë që është e jona. Jo që edhe më herët nuk ka qenë, por qasja në të ka qenë e kufizuar. E gjitha kjo në fakt paguhet me djersën dhe shpinën tonë.

15 vjet pas çlirimit dhe gjashtë vjet pas “pavarësimit” të shtetit tonë duhet që këto veti të hiqen dhe që secili të punojmë për Atdheun. Ne nuk duhet që të ndikohemi nga një qeverisje e keqe që edhe ne të bëhemi të këqij, por përkundrazi duhet të punojmë që ta bëjmë edhe qeverisjen të skuqet kur kalon pranë nesh e pse jo të dorëzohet apo të vetëshpallet e pavlefshme dhe mediokre.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori