Nëse analizojmë qoftë edhe nga distanca zhvillimet e fundit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të vërejmë sheshazi sfidat me të cilat po përballet institucioni më i lartë kulturorë i vendit, sfida këto të cilat i vinë nga të ashtuquajturit “artistë anonimë”.
Zhvillimet e fundit brenda këtij institucioni kanë nxjerrë në shesh apetitet e fshehta të këtyre “pseudo artistëve”, të cilët madje nuk kanë guxim të nxjerrin as fytyrat për të thënë mendimet e tyre haptazi. Në fakt, gjithë kjo që po ndodhë shkon në dëm të epitetit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Andaj, Teatri duhet të kërkojë hapjen e procedurës penale për cenim të integritetit dhe të epitetit si tempull i cili nuk guxon të përligjet.
Vendosja e letrave të tualetit mbi repertorin e Teatrit Kombëtar është një akt vandal i cili tregon mungesën e edukatës qytetare, e mos të flasim për etikën profesionale dhe njerëzore. Këta individë anonimë janë armiqtë më të mëdhenj jo vetëm të teatrit, por edhe të kulturës dhe kombit.
Dyshoj se pikërisht këta individë janë shfrytëzues të artit të cilët tash shfaqen të bashkuar në një klan pa adresë dhe pikërisht janë ata të cilët e kanë gërryer nga brenda Teatrin Kombëtar me vite. Pakënaqësia e tyre me rastin humbjes së pushtetit mbi Teatrin Kombëtar i ka shndërruar ata nga agresorët e brendshëm në agresor të jashtëm ndaj institucionit më të lartë kulturor të vendit. Dhe, duke mos pasur guxim të shpërfaqin haptazi indinjatën e tyre, marrin vendime të tilla vandale për të shfryrë dufin e tyre me veprime të cilat nuk i bëjnë aspak mirë epitetit të teatrit.
Forca më e madhe e një artisti është fjala, dhe epiteti i të qënurit artist të mundëson të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërsa, këta pseudo artistë hedhin gurin e fshehin dorën ose ndërsejnë mendjelehtët teksa vet mbyllin gojën me dorë duke i lënë kështu vetes kurdoherë mundësinë e kthimit në strukturat udhëheqëse të teatrit për të vazhduar me avazin e vjetër. Kjo lloj lufte e pa kompromis në mes të klaneve të ndryshme po i shkakton imazhit të teatrit dëme jo lehtë të riparueshme.
Në anën tjetër, mediat i janë qasur mjaft negativisht fenomeneve që po ndodhin kohëve të fundit jo vetëm në teatër, por në përgjithësi në kulturë. Në mars të vitit të kaluar asnjë nga mediat nuk e patën përkrahur iniciativën për realizimin e një cikli debatesh të hapura për anomalitë që po ndodhin brendapërbrenda teatrit, madje edhe vet MKRS dhe udhëheqësia e Teatrit atë kohë futën veshët në lesh para fakteve të shpërfaqura qartazi dhe publikisht mbi anomalitë shumë të dukshme brendapërbrenda teatrit.
Pas një viti, ja se si po i hakmerret kjo neglizhencë jo vetëm ndaj Teatrit, por edhe ndaj vet strukturave udhëheqëse aktuale. Prandaj, edhe e konsideroj urgjente hapjen e procedurës penale ndaj kryesve të aktit të turpshëm dhe vandal. Askush nuk ka të drejtë të vë dorë as të përdhosë epitetin e institucioneve shtetërore aq më pak institucioneve kulturore. Ka lloj-lloj mënyrash për të protestuar dhe për të ngritur zërin ndaj parregullsive dhe pakënaqësive të caktuara, por assesi nuk duhet lejuar përdhosja e institucioneve të shenjta. Nëse ata individë kanë qenë të manipuluar ose kanë vepruar nga gjendja e tyre momentale emotive, duhet urgjentisht të kërkojnë falje publike dhe të marrin përsipër fajin që kanë bërë. Kërkim-falja publike do t’i lironte ata nga barra e fajit që kanë bërë, si dhe do të lironte nga përgjithësimi i fajit artistët në përgjithësi. Herët a vonë do ta kuptojnë se ajo që kanë bërë nuk është shkon në dobi Të teatrit dhe se kanë zgjedhur mjete mjaftë të gabueshme në formë dhe kohë të gabueshme.
Në anën tjetër, e ashtuquajtura “Shoqata e Artisteve të Teatrit të Kosovës” (SHATK) e formuar kinse për të mbrojtur interesat e artistëve të teatrit, e që në fakt është themeluar nga grupacione divergjente që aspak nuk janë në harmoni mes vete, reagon ashpër vetëm kur cenohen interesat klanore, në vend që të reagojë për shembull për mungesën e inventarit të nevojshëm për mbarëvajtjen e punës së teatrit dhe mungesës së stafit dhe ansamblit rezident, ose për faktin se aktorë e aktore markante themelues të TKK-së ikin në pension pa iu dhënë mundësia as për shfaqjen e lamtumirës apo një buçet lulesh. Ata bëhen të zëshëm vetëm atëherë kur nuk realizohen qëllimet e tyre klanore për përfitime të caktuara.
Kjo lloj xhurulldie brenda institucioneve kulturore, me theks të veçantë mbi teatrin, nuk ka filluar me emërimin e drejtorit të fundit në Teatrin Kombëtar. Por, ka filluar që nga dorëheqjet e njëpasnjëshme të “drejtorëve artistë” të cilët nuk treguan gatishmëri të sakrifikojnë as pak nga rehatia e tyre – as personale as profesionale – për të kontribuuar në të mirë të teatrit. Madje pati asi “drejtor artist” të cilët e plaçkitën nga brenda teatrin duke e lënë me deficite të larta buxhetore dhe me të shkarkuar nga posti i drejtorit nuk ju erdhi keq të marrin me vete inventarin e zyrës se drejtorit të Teatrit.
Pra, me një fjalë. në tri mandatet e fundit u dëshmua se artistët e mirëfilltë nuk janë të interesuar të angazhohen në udhëheqjen e teatrit, ndërsa ata që u angazhuan nuk u treguan aspak vigjilentë ndaj detyrës që morën përsipër. Akoma nuk doli një “artist i zoti “ i cili do të mbante me nderë dhe deri në fund epitetin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Në këtë kontest e arsyetoj emërimin e një individi të jashtëm në krye të Teatrit. Madje, konsideroj se emërimi i një drejtori nga jashtë do të thyente tabutë e klaneve artistike dhe interesat ndërklanore të shtresuara .
Hyjnizimi i drejtorëve është gabim në qasje që e kemi trashëguar nga komunizmi dhe koha e masave të dhunshme sa kemi qenë në pushtimin e okupatorit. Institucionet artistike janë të artistëve të mirëfilltë, ndërsa drejtorët duhet të jenë në shërbim të artistëve në realizimin e projekteve të mirëfillta artistike.
Në këtë kontest merreni cilindo nga artistët e papunë dhe emërojeni drejtor të Teatrit. Me kusht që të ketë shije dhe stil në veshje, ta ketë nënshkrimin e mirë dhe ta flas pastër dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe. Hapni dyert e teatrit për të talentuarit dhe investoni në përmirësimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e shfaqjeve teatrore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania