LAJMI I FUNDIT:

Anafora e drejtësisë

Anafora e drejtësisë

Po e filloj këtë shkrim me titullin e një vepre te poetit disident Agim Gjakova, “dhe thonë se ka drejtësi në botë”. Po e huazoj këtë titull të poetit e po pyes sot: A ka drejtësi në Kosovë?

Po të kishte drejtësi, s’do të shkeleshin te drejtat e fëmijëve tanë të cilët nuk marrin shtesa fëmijërore si gjithë fëmijët e Evropës.

Po të kishte drejtësi në Kosovë, nuk do të pësonte kaq keq kategoria tjetër e shoqërisë sonë – pensionistët; s’do të hahej djersa e kontributi i tyre me vite të tëra; s’do të nëpërkëmbej dinjiteti i jetës së tyre; nuk do të vetëvriteshin disa prej tyre; nuk do të lypnin; nuk do të merreshin edhe me ndonjë punë tjetër te padëshirueshme po do të kishin pensione tamam të plota siç u takojnë me ligjet e botës.


Po të kishte drejtësi nuk do të ndaheshin veteranët e luftës, por do të trajtoheshin ashtu si e meritojnë. Nuk do të mbeteshin për çudi.

Po të kishte drejtësi, do të kishte punësim për të rinjtë; nuk do të migronin jashtë vendit; nuk do të rrinin sokakëve, në kafeteri. Nuk do të rrinin gjithkund e gjithkah. Jo, jo.

Po të kishte drejtësi, vet organi më i lartë legjislativ i shtetit, Parlamenti i Kosovës, nuk do të binte ndesh me ligjin. Ministria e Drejtësisë dhe gjyqësori nuk do të abuzonin shpesh me ligjin.

Po të kishte drejtësi, do të kishim më pak prona e toka të uzurpuara, do të kishim më pak lumenj të vdekur të Kosovës.

Po të kishte drejtësi, privatizimi nuk do të bëhej kështu me hile, në dëm te shtetit dhe në dëm të punëtorëve. Mjerisht Kosova u pasurua me pronarë, patronë e latifondistë të pahairë për vendin tonë.

Po të kishte drejtësi, nuk do të vidheshin stacionet e policisë. Do të kishte më pak hajni, do të kishte më pak krime. Nuk do të vriteshin njerëzit në pikë të ditës e mos te gjendej dorasi. Do të luftohej pa mëshirë krimi i organizuar e do të zbuloheshin krimet që u bënë mbi njerëzit e pafajshëm.

Po të kishte drejtësi të pavarur, politika nuk do të mund t’i hipte mbi qafë vetë drejtësisë.

Po të kishte drejtësi, do të kishim më pak varfëri e më shumë punësi.

Po të kishte drejtësi, punëtorët e RTP-së nuk do të mbeteshin rrugëve pa punë, pa pronë. Këtë medium të rëndësishëm e pati mbyllur dhunshëm çizma e hekurt e policisë serbe, po me e mbyll demokracia pas lufte, këtë kurrë dhe askush s’e ka besuar.

Po të kishte drejtësi, nuk do të kishim një imazh kaq të keq për Kosovën.

Po të kishte drejtësi, nuk do ta kishim Tribunalin këtu në Kosovë e për Kosovën.

Po të kishte drejtësi në Kosovë, nuk do të kishim paranomi, nuk do të kishim xhihad , nuk do të kishim kleptokraci, nuk do të kishim UDB-asha në institucionet tona, nuk do të kishim postulate, nuk do të kishim kryetar komunash qe punojnë ende me dënime në xhep ose ikin jashtë vendi, nuk do të kishim sakrilegj, nuk do ta kishim përherë mbi kokë Shpatën e Demokleut, nuk të ishim kaq shumë të dekompozuar, nuk do të binim në qorrsokak, nuk do të kishim kaq shumë antagonizma e nuk do të na vinte puna kaq buçuk si thotë fjala e urtë…

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kalo në kategori