Ditëve të fundit Krimeja është bërë kryeinteresimi i takimeve më të larta botërore. Dihet, intervenimi rus në rajonin e Krimesë, pjesë e territorit të Ukrainës, e cila në momentin që shprehu dëshirën e vullnetin t’i bashkohet familjes së shteteve evropiane, shkaktoi nervozizëm tek institucionet ruse e që për pasojë pati intervenimin në rajonin e banuar me shumicë ruse.
Një veprim i tillë ka shkaktuar një brengë dhe shqetësim të madh tek shtetet e BE-së dhe SHBA-të, si dhe NATO-s si organizatë politike ushtarake.
Në të gjitha takimet e vendeve të shteteve të zhvilluara demokratike, si G-7, NATO, SHBA-BE etj. përmenden si masë kundërpërgjigjeje sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkaq, Rusia, nga ana tjetër kërcënon me masë kundërveprimi në varësi të efekteve të veprimeve të këtyre shteteve, që janë në aleancë me Ukrainën.
Por, një gjë që përmendet shpesh si nga ana e përfaqësuesve rusë, ashtu edhe nga ana e vendeve të zhvilluara demokratike, në rastin e parë si një justifikim, në rastin e dytë si mohim i të parës, është Kosova.
Putini jo rrallë e ka potencuar Kosovën si një lloj alibie për veprimet e veta ekspansioniste, duke kërkuar analogji me veprimet e veta, që në asnjë rast nuk mund të argumentohet. Kjo është thënë edhe nga të gjithë kundërshtarët e Putinit.
Por, ajo që më shtyn të bëjë këtë shkrim është se ka një sinkroni e veprimeve ruso-serbe.
Ku mund të jenë ato?
Le të shkojmë nga momenti aktual. Putini pati dhënë një deklaratë përmes së cilës arsyetonte aktin e tij pushtues ndaj Krimesë, duke e arsyetuar si në rrafshin psikologjik, ashtu edhe në atë kulturor, historik, filozofik e kështu me radhë. Ndër të tjera, kur shpalli kërkesën e tij në Dumën e tij ruse (them e tij, sepse ky qëndrim i tij dua të besoj nuk mbështetet nga populli rus), për pranimin e “Deklaratës” së Dumës së Krimesë për bashkëngjitjen e këtij territori të Rusisë, pati deklaruar, veç tjerash, se Krimeja ka qenë në mendjen e në shpirtin e popullit rus gjithnjë, duke mohuar aktin e dorëzimfaljes së këtij territori Ukrainës nga vetë Rusia, si nga Hrushçovi, si dhe në marrëveshjen në fillet e viteve ’90-ta, ku si garanci e asaj marrëveshjeje përmenden të jenë SHBA-të, Anglia dhe Franca.
Me këtë rast dëshiroj të përmend naivitetin e vendeve garantuese, e sidomos të vetë Ukrainës (si ish territor i BRSS-së), që kanë treguar ndaj Rusisë, ngaqë një veprim të tillë mashtrues ka kryer dikur Stalini si ndaj polakëve, ashtu edhe ndaj shteteve baltike, sidomos ndaj Estonisë ku kanë lejuar të hynë forcat “paqësore” ushtarake ruse në brendi të territorit të tyre.
Ndërkaq, një tjetër veprim sinkronik të tyre, sikundër që ka bërë Stalini ndaj vendeve nën ombrellën e vet të kuqe, ngjashëm pati vepruar Rankoviqi ndaj Kosovës dhe Kroacisë, Bosnjës etj. Ndërkaq, Putini bën veprimin e njëjtë, por me metodë “prapthi”, si Milosheviqi. Vendet ku janë kolonizuar don t’i përvetësojë në emër të së drejtës për vetëvendosje, e për justifikim përdor Kosovën ndonëse edhe ai e di mirë se nuk ka përputhshmëri mes vendeve.
Ndërkaq, sinkronia tjetër qëndron në faktin se pak ditë pas deklaratës së Putinit në Dumën e tij ruse, kryeprifti serb Irinej pati dhënë deklaratë krejt të ngjashme mbi Kosovën, duke na rikujtuar neve shqiptarëve se një ngjashmëri mund të ndodhë, në mos sot, dikur mbase po. Qesharake, gjithsesi!
Megjithatë, kjo deklaratë më kujton ngjarje në kohë të shkuar , në kohën e Perandorisë Otomane, kohë që në historinë serbe njihet me emrin si “shpërngulja e madhe serbe”, ku në një vend në Hungari, një përfaqësues i tyre “i shenjte” pati lënë si porosi që kurdo “bijtë e tij” të ktheheshin në ”djepin e tyre”, në Kosovë, ngase në vend të tyre paskëshin ardhur “orientalët”(!!!), duke i përzier kështu banorët vendas, (shqiptarët, të cilët kanë shpaguar me gjak gjithë përpjekjet e bëra, kur e kur të përbashkëta me fqinjët ndaj otomanëve), me pushtetin e instaluar në atë kohë.
Për kohën kur është lënë kjo porosi, sigurisht që ishte qesharake, por që pas dy a tre shekujsh, për fatin tonë tragjik, u bë realitet ngase e gjithë Evropa deri më 1912 na kanë konsideruar si popull oriental, që për pasojë përjetuam ato që përjetuam. Ndaj edhe kjo deklaratë e Irinejit të mos injorohet nga tanët, por të merret në konsideratë dhe të na shërbejë si kambanë në vetëdijen tonë që megjithatë (ar)miqësia me serbët mund të jetë gacë nën hi edhe në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri