Çdo ditë e më shumë shohim politikanët tek gjejnë mënyra sa më kreative të përdorimit të Facebookut, duke filluar nga paraqitja e vizionit dhe pikëpamjeve të tyre politike, e deri tek detajet më të panevojshme nga jeta personale. Si të gjithë të tjerët, edhe politikanët janë në treg për të shitur produktin e tyre (idetë, parimet, vizionin etj.) dhe sa më mire të jetë i ambalazhuar dhe më atraktiv për blerësin (popullin), aq më shumë do të fitojnë (vota) ata.
Zhvillimi i teknologjisë dhe konkurrenca e lirë bëjnë të mundur që kushdo që ka shpirt ndërmarrësi të garojë në treg për plasimin e produkteve të tyre. Mirëpo, si në çdo sektor të ekonomisë, ashtu edhe në politikë, konkurrenca është e madhe, madje-madje – bazuar në nevojat e tregut – mund të kemi suficit politikanësh. Andaj, për të mbijetuar në këtë kapitalizëm të egër, duhet ditur si ta diferencosh veten duke ofruar produkte sa më atraktive dhe të leverdishme karshi konkurrentëve.
Në kohën që po jetojmë, marketingu në rrjetet sociale është mënyra më efikase për të targetuar sa më shumë konsumatorë me kosto më të ulët. Një gjë të tillë duket se e kanë kuptuar edhe politikanët. Pothuajse të gjithë që aktualisht janë në skenën politike, si dhe ata që synojnë të jenë pjesë e saj në të ardhmen, përdorin rrjetet sociale në masë të madhe, e sidomos Facebookun.
Arsyet që politikanët përdorin Facebookun janë të shumta. Paraqitja e pikëpamjeve dhe qëndrimeve politike ndaj proceseve dhe situatave të ndryshme është njëra prej tyre. Shumë politikanë përdorin Facebookun për t’ju treguar votuesve tyre se pse kanë mbajtur një qëndrim të caktuar, ndoshta dhe kontrovers rreth ndonjë ngjarje ose ligji.
Të tjerët përdorin Facebookun për të qenë “më afër” votuesit, duke dhënë përshtypjen se janë të barabartë, se mund të komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë duke krijuar kështu një lloj afrie mes tyre dhe votuesit.
Rëndësinë e vetafirmimit përmes Facebookut politikanët e kuptojnë mirë, por ajo çfarë ata nuk kuptojnë është kundër-efekti i këtij mekanizmi kur nuk përdorët në mënyrë korrekte. Me mënyrë korrekte nënkuptoj shprehjet, sjelljet dhe veprimet shoqërisht të pranueshme (ligjërisht dhe moralisht) dhe që i takojnë profilit të një politikani të mirëfilltë.
Nuk i takon profilit të një njeriu të arsimuar, me intelekt, edukatë dhe me ambicie të mos ketë kujdes dhe të postoj lloj-lloj fotografish e shkrimesh, e aq më pak një politikani. Një politikan ka obligim moral, dy herë më të madh, të jetë korrekt në përdorimin e Facebokut, pasi jo vetëm që përfaqëson njerëz dhe interesa të caktuara, por shërben edhe si shembull për gjeneratat e reja.
E kë mund ta përfaqësoj një pseudo-politikan që poston foto drekash e darkash luksoze? Mos vallë gjysmën e popullit të papunë që lufton për mbijetesë dhe mezi e kalon muajin duke marrë borxhe për të blerë ushqime?
Po një pseudo-politikan që poston foto e “check-in-a” të pushimeve dhe hoteleve luksoze jashtë vendit? Mos mendon që po përfaqëson popullin i cili është ndër popujt më të varfër të Evropës dhe nuk i ka mundësitë të bëj pushime? Apo mos ndoshta mendon ky pseudo-politikan që po përfaqëson popullin i cili për të mare një vizë udhëtimi duhet të rropatet me javë dyerve të ambasadave dhe të trajtohet si qen?
Fatkeqësisht, kemi edhe kategori të tjera.
Në spektrin politik kemi edhe nga ata politikanë (politikanë u thënçin!) që përdorin fjalë banale, kërcënojnë e shajnë kë t’ju dojë qejfi! E shumica e tyre mezi arrijnë t’i shkruajnë dy rreshta pa gabime gramatikore.
Po kë përfaqësojnë vallë ata pseudo-politikanë që na irritojnë me postimet e ”chek-in-at” nga jeta personale? A do t’ia dijë ky popull i cili çdo ditë përballët me problemet më ekzistenciale se sa herë shkon në fitnes një politikan i mjerë? Apo çfarë dhuratash të shtrenjta i blen gruas për Shën Valentin?
Po t’i analizojmë nga perspektiva e konsumatorit, shohim se një pjesë e madhe politikanëve nuk dinë ta plasojnë produktin e tyre në treg. Në vend se të rrisin shitjet, përkundrazi dëmtojnë imazhin dhe produktin e tyre. Duket se nga ekonomia nuk kanë shumë haber, ndoshta tuxharllëku u sjellë më shumë fitim.
(Autorja ka diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në paqe dhe zgjidhje të konfliktit, në American University, Washington, DC.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania