LAJMI I FUNDIT:

Gramozi

Gramozi

I ri, i vendosur dhe i fuqishëm. Pavarësisht emocionit të madh që i kishte dalë përpara. Ky emocion kishte të bënte me momentin kur duhej t’i thoshte disa fjalë publike para gjysmës së familjarëve të tij të kthyer në arkivole dhe para një turme të madhe të të gjallëve.

Të mërkurën në Therandë, më 26 mars 2014, u kthyen eshtrat e një pjese të anëtarëve të familjes së madhe Berisha dhe disa të tjerëve Bytyçi dhe Krasniqi. Që të gjithë këta u vranë 15 vjet më parë. Në një mëngjes të hershëm që nuk harrohet asnjëherë. Që u kthye në plagë të thellë dhe të dhimbshme për të gjithë. Familjarët, Therandën dhe Kosovën.

I vetmi mashkull që i mbijetoi masakrës të vitit 1999, Gramozi, të mërkurën dëshmoi traditën e familjes: mençurinë, pjekurinë dhe inteligjencën. Tha pak fjalë, por dha shumë mesazhe. Konstatoi gjendjen dhe ripërsëriti vizionin që kishte familja e tij dhe populli i Kosovë.


“Jemi në gjysmë të rrugës… drejtësia do të vijë… nuk duhet të ligështohemi… të përballemi me fatin…”. Këto janë mesazhet që dha Gramozi. Para mijëra njerëzve dhe para gjysmës së familjes të kthyer në arkivole.

Në të vërtetë, gjithçka që do t’i shtohej fjalimit të Gramozit nuk do të ishte diçka e veçantë. Ky vërtetë qenka fati ynë, porse në të njëjtën kohë ne duhet të ballafaqohemi me të. Nuk duhet të dorëzohemi, sepse dorëzimi në cilindo variant është humbje. Është shkatërrim për ne.

Nuk ishin dorëzuar asnjëherë as Berishët, as therandasit, as populli i Kosovës. Kontributi i Berishëve për dekada të tëra ishte drejtuar në vlerat më të mëdha që ka secili popull në botë: arsim, ekonomi dhe qëndrueshmëri. Sikur të dorëzoheshin atëherë, Kosova nuk do të ishte sot. Do t’i takonte vetëm historisë së dhimbshme të kombit shqiptar.

Gramozi qartësisht dukej i vetëdijshëm për traditën e familjes së tij të madhe. Mijëra njerëz të pranishëm të mërkurën në Therandë kishin të njëjtën njohuri, po ashtu. Lotët dhe emocionet ishin shumë. Nuk mund të fshiheshin.

Gjysma e rrugës, që Gramozi përmendi, vërtetë ka qenë me vështirësi, sfida të shumta dhe probleme të pandalshme. Dorën në zemër, politika kosovare ka hisen e vet edhe në shtimin e këtyre problemeve. Edhe pse, normalisht, disa sfida e probleme janë tejkaluar tashmë.

Kosova, në 15 vjetorin e vrasjes makabre të Berishëve dhe shqiptarëve të tjerë, është e pavarur. Shtet për të cilin gjenerata të tëra kanë derdhur gjak, kanë lënë gjymtyrët apo shëndetin në luftë, burgje e sakrificë.

Por, a është kjo e tëra? Ekzistimi i shtetit të pavarur nuk është se ka përmbushur aspiratën e popullit shqiptar të Kosovës dhe qytetarëve në tërësi. Çka po ndodh në këtë shtet? Sa njerëz jetojnë mirë? Sa njerëz janë të lumtur?

Lumturia e qytetarëve ndërlidhet me elementet kryesore të jetës: punësim, barazi, prosperitet, siguri, arsimin, shëndetësi. Të gjitha këto janë kthyer në sfida të vështira për qytetarin dhe shtetin e Kosovës. Të gjitha këto zbehin çfarëdo të arritur historike.

Gramozi e tha. Ashtu sikurse e mendojnë pothuajse të gjithë qytetarët e Kosovës në vitin 2014.

Jemi në gjysmë të rrugës. Nuk kemi pritur që kjo ditë të jetë e përgjysmuar.

Shpresa e këtij populli dhe këtij vendi mbetet tek motivi ynë i përbashkët për mos t’u dorëzuar. Për t’u ballafaquar me të vërtetën.

Gramozi dhe gjenerata e re në Kosovë nuk do të ndalet.

“Ata që e shkaktuan padrejtësinë duhet t’i frikësohen të ardhmes. Ne duhet t`i gëzohemi të ardhmes.”, tha ai të mërkurën në Therandë.

Vërtetë, duhet t’i gëzohemi të ardhmes secili prej nesh që nuk ka shkaktuar padrejtësi. Ky është momenti i kthesës.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Kalo në kategori