Shikuar në të kaluarën jo fort të largët historike, rënia e Murit të Berlinit shënonte rënien e një kampi të bllokut socialist të quajtur Pakti i Varshavës, duke bërë të mendohej se më në fund e ashtuquajtura Lufta e Ftohtë po merrte fund dhe po viheshin konturet e një rendi të ri botëror me bazë paqen. Por, vitet në pasim dëshmuan se krejt ajo që mendohej nuk po bëhej realitet. U bënë ca luftëra me karakter lokal, që bënë të shthurej një shtet konglomerat i quajtur Jugosllavi, prej nga dolën shtete të reja me profil kombëtar.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, paqja globale nuk po vihej nën kërcënimin serioz. Akterët vendimtarë mbi paqen globale ruanin me kujdes zhvillimet që ndodhnin në rajon e më gjerë. Për këtë arsye, i ashtuquajturi asociacion G7 futi në radhët e veta Rusinë që të merrej më qetë për gjithë çfarë ndodhte në rajon e më gjerë.
Rusia, e cila nga shpartallimi i paktit të Varshavës doli me një profil të ri, por me një ekonomi të rrënuar, kishte nevojë të merrte ndihma nga jashtë që të konsolidohej, aq sa të krijohej mbresa se sa herë vihej në rrezik siguria e brendshme e Rusisë, ai kërcënonte se nga struktura të fshehta të pakënaqura me fatet e vendit mund të destabilizonin sigurinë dhe paqen. Kështu, bota demokratike, përkatësisht vendet e zhvilluara, G7, jepnin ”infuzion” politik e ekonomik për hir të paqes.
Kjo vazhdoi deri sa në skenën politike ruse erdhi njeriu i strukturave të fshehta, që brenda një etape relativisht të shkurtë ristrukturoi një sistem politik, rimëkëmbi ndjenjën e megashtetit rus. Kjo vërteton faktin se pas një forcimi të “stabilitetit” të brendshëm, nga ish shtetet e bllokut, aty ku jetonte komuniteti rus, inskenonte krizën dhe intervenonte me levën e të drejtës për mbrojtjen e komunitetit të vet, gjithnjë duke marrë shkas nga rasti i Kosovës. Kështu ndodhi me Gjeorgjinë vite më parë, kështu ndodhi edhe me Ukrainën tashti.
Shikuar nga strategjia e veprimit, Putini ka përdorur të njëjtin strategji të intervenimit sikurse Stalini ndaj shteteve baltike. E tillë kishte qenë marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë në fillim të viteve ’90-ta.
E gjithë sjellja e butë e G7-tës ndaj Rusisë ka qenë diplomaci e “mikluar” për hir të paqes. Ndërkaq, Rusia, nën udhëheqjen e Putinit, siç edhe po vërehet, po merrte yshtje më të turrshme që tani, me rastin e Ukrainës, vuri në sprovë të rëndë gjithë liderët e vendeve determinuese të paqes në botë.
Siç edhe po dëgjohet në lajmet e edhe në deklarimet e liderëve botërorë, hapi kundërpërgjegjës ndaj Putinit do të jetë vënia e lëçitjes ekonomike e besa diplomatike ndaj Rusisë. Po me të njëjtin avaz po i përgjigjet edhe Putini ndaj liderëve botërorë.
Çfarë mund të pasojë në vazhdim?
Po të vështrohen mirë në hollësi veprimet e Putinit dhe po të vihet paralele me liderët botërorë në të kaluarën, ai sikur po e përjeton fatin e Hitlerit i cili, sikur ai dikur që pati ngritur nivelin e zhvillimit të vendit nga një krizë e thellë ekonomike e shoqërore në një vend të zhvilluar e të ”stabilizuar”, po kështu edhe Putini ngriti ekonominë e vendit në përmasa “të stabilizuara”. Por, ky ”stabilitet” mund të shndërrohet në kërcënim, sikurse po ndodh, ngase liderët botërorë në disa raste janë treguar të verbër a jo konsekuent karshi liderit problematik Putin.
Për të siguruar paqen në botë, që po kërcënohet gjithandej nëpër botë, liderët botërorë kanë pasur mundësi ta sprovojnë sinqeritetin e diplomacisë ruse dhe “oreksin” e liderit të saj, Putin, sikundër me rastin e Kosovës, ashtu edhe me rastin e Gjeorgjisë, pa qenë nevoja të shkohet në të shkuarën e largët , ta zëmë në kohën e Stalinit e të Hitlerit.
Por, atë që ka bëre Hitleri me Musolinin e të tjerët, Putini nuk mund ta bëjë, sepse rrjedhat e historisë janë krejt tjera nga ato të kaluarat. Putini nuk ma merr mendja se mund të krijojë ndonjë aleancë me ndonjë shtet të madh e të fort siç është vet, sikurse ka bërë Hitleri me Italinë dhe Japoninë. Në këtë pikë Putini do të ngelet i vetëm, ngase Evropa është krejt tjetër nga ajo e kohës së Hitlerit e Stalinit.
Ndërkaq, në një situatë të tillë, siç është tani, Putini do ta ketë fatin ose të Milosheviqit, i cili nga forcat e brendshme demokratike serbe është dorëzuar në Gjykatën e Hagës, ose të Hitlerit. A do të ketë forcë që Rusia ta bëjë atë që Serbia bëri me Milosheviqin, apo a do të kenë guximin liderët botërorë të përballen me të sikundër bënë liderët botërorë me Hitlerin, mbetet te shihet.
Rrjedha po shkon drejt një fundi: ose të Hitlerit, ose të Milosheviqit. I mbetet Rusisë që ta zgjedh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri