Ditët e fundit qarkullojnë shumë mendime të pabaza rreth marrëdhënieve midis Lëvizjes Hizmet dhe politikës. Ka të atillë që kërkesat, kritikat dhe deklaratat rreth politikës së individëve të Lëvizjes i komentojnë ato si tendencë për përfshirje në politikë, duke thënë se nëse dëshironi të ndërhyni në politikë, formoni partinë tuaj.
Deklarata e të nderuarit Fethullah Gylen se “edhe nëse Xhebraili formon parti, Lëvizja nuk mbështet asnjë forcë politike”, duhet marrë në konsideratë përsa i përket kësaj çështjeje. Qasja e të nderuarit Gylen dhe Lëvizjes Gylen (Hizmetit) ndaj politikës, përfshi edhe këto ditë, pothuajse nuk ka ndryshuar asfare. Këtë ia vlen ta ilustrojmë nëpërmjet gjashtë pikave.
Së pari, Lëvizja Hizmet ka qenë dhe do të jetë gjithmonë kundër formimit të partive në emër të fesë, apo monopolizimit të fesë duke dhënë përshtypjen se “nesër nuk ka zgjedhje, por numërim të popullsisë, do të kuptojmë sa myslimanë ka gjithsej”, apo të tipit “kush nuk më voton mua, nuk është mysliman”, apo përdorimit të fesë si mjet politik në mitingjet elektorale.
Zaten, është mëse e qartë, po ende këto ditë jemi dëshmitarë edhe një herë, se përdorimi i fesë për synime politike është një qasje që e dëmton më së shumti fenë dhe e njollos më së tepërmi mesazhin e saj. Alegoria me Xhebrailin, nënvizimi i kësaj çështjeje me një shembull të tillë, vlen për t’i ngritur një bllokadë përdorimit të fesë nga politikanët. Siç e sqaron edhe Said Nursi para një shekulli në veprën e tij “Munazarat”, politika në thelb është çështje tokësore, dhe të pretendosh se ata që merren me politikë veprojnë kësisoj në emër të fesë, bie ndesh me natyrën e saj.
Së dyti, Lëvizja Hizmet nuk do të formojë kurrë parti politike, pasi synimi i saj janë të gjithë njerëzit, të gjitha zemrat dhe ndërgjegjet. Në anën tjetër, është mëse e natyrshme që njerëzit të kenë ide dhe qasje të ndryshme në çështje politike, dhe është mëse e mundur që këta të përfaqësohen nga parti të ndryshme politike.
Lëvizja Hizmet është një shoqëri heterogjene, e cila me projektet e saj të arsyeshme dhe të suksesshme të arsimit, dialogut, medies, shëndetësisë, humanitarizmit etj., ka arritur të bashkojë rreth vetes, me dëshirën e tyre të plotë, njerëz me ideologji dhe botëkuptime të ndryshme. Ndaj dhe njehsimi i Lëvizjes Hizmet me një parti politike, dhe përkrahja e vazhdueshme e saj, bie ndesh me varietetin dhe me idealin e saj gjithëpërfshirës.
Veçse është normale që individë të Lëvizjes, nisur nga vullneti dhe vendimi i tyre personal, bazuar në parimet e mirënjohura të Hizmetit, si të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, demokracia, pluralizmi, liria e besimit, mirëkuptimi, dhe të qenit kundër mitmarrjes, të votojnë për kandidatë apo parti të caktuara. Kandidatët dhe partitë që janë më afër këtyre parimeve mund të ndryshojnë gjithmonë, duke shfaqur qasje të ndryshme.
E nëse do të kujtojmë këtu, se edhe një nga qatibët e shpalljes hyjnore, që ishin pranë Profetit ka dalë nga feja, performanca në të shkuarën e asnjë politikani të cilësdo force politike nuk përbën domosdoshmërisht garanci për të ardhmen se do të jenë të suksesshëm. Votuesit vlerësojnë performancat e fundit dhe në bazë të tyre bëjnë zgjedhjen e tyre sipas parapëlqimit personal. Në këtë kuptim, askush s’mund të hipotekojë vullnetin e zgjedhësve, as edhe performancën e suksesshme në të kaluarën të një partie politike.
Së treti, Lëvizja Hizmet nuk ka asnjë synim të formojë në një mënyrë apo në një tjetër ndonjë parti politike, por ajo ka kërkesat e saj sa i përket shtetit, politikës dhe politikanëve. Dhe janë ato kërkesat e shprehura dhe më sipër, të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, demokracia, pluralizmi, liria e besimit dhe lufta kundër korrupsionit. Një shtet i tillë, ka për të qenë vetvetiu një shtet i përshtatshëm me Islamin. Pasi Kurani nuk urdhëron myslimanët të formojnë një shtet, por i urdhëron të jenë individë që i zbatojnë këto parime në jetë dhe të formësojnë një shoqëri të këtillë.
Modeli i shtetit, i cili do të garantojë jetën sociale dhe politike në bazë të parimeve të mësipërme, sipas kushteve të vendit dhe kohës, do të formësohet nga vullneti i lirë i individëve. Realitieti i shumë modeleve të shteteve që vërehet në historinë islame si dhe në shoqëri të ndryshme myslimane në kohët tona, është shembull për këtë, duke treguar se nuk ekziston një model absolut dhe i vetëm shteti.
Në këtë aspekt, më shumë se një shet islam, do të ishte më shkencore si në aspektin sociologjik, atë politik, por edhe fetar, të flitet për shtete myslimane të ndërtuara nga vetë myslimanët bazuar në botëkuptimin dhe interpretimin e tyre sipas kushteve lokale.
Në këtë pikë, do të ishte e vlefshme nëse nuk do të harronim se Traktati i Medinës, që ishte edhe teksti themelues i Qytet-Shtetit të Medinës, themeluar nga Profeti Muhamed, dhe i firmosur nga të gjitha grupet, sanksiononte banorët e qytetit, qofshin këta myslimanë, të krishterë, hebrenj, apo edhe politeistë, duke i parë ata si qytetarë të barabartë, si edhe faktin se parlamenti i parë në historinë islame, Parlamenti Osman, në vitin 1876 kishte më shumë se 30 % të deputetëve, të cilët nuk ishin myslimanë.
Së katërti, Lëvizja Gylen (Hizmet) është e vetëdijshme për aspektet sociale dhe politike të një prej veçorive dhe detyrimeve më të rëndësishme të myslimanëve, “të nxitjes të së mirës, parandalimit të së keqes”, dhe si një shoqëri civile që është, brenda kuadrit demokratik dhe ligjor, pa iu larguar qasjes pozitive, nuk heziton të ftojë këdo, qofshin këta dhe politikanët, në linjën e parimeve të sipërmendura, si dhe nuk heziton t’i kritikojë ata po në këtë aspekt.
Nëse do të studiohet trashëgimia e Ebu Hanifes, e Mevlanës, dhe e të këtillëve, do të vërehet se ata nuk kanë hezituar së kritikuari liderët politikë të kohës, duke i ftuar kaherë drejt së drejtës, ligjit, ndershmërisë, dhe mirëkuptimit. Shumë dijetarë, me në krye Ebu Hanifen, e kanë konsideruar pavarësinë e tyre në rang të nderit, për të mundur të kryejnë detyrën e tyre, si dhe kanë refuzuar detyrën e nëpunësit të shtetit me pagë, edhe pse janë torturuar në burgje për shkak të këtij kundërshtimi. Nëse humbja më e madhe e botës islame sot është urtësia dhe arsyeja, humbja e dytë e madhe është fakti se liderët dhe shteti – dhe elita që i ka ndjekur ata pa kundërshtim – e ka dobësuar së tepërmi këtë funksion për shekuj të tërë. Ka pasur edhe të atillë mendimtarë, që edhe pse kanë qenë nëpunës me pagë, kanë ditur të kritikojnë eprorët e tyre, por numri i të këtillëve fatkeqësisht është i pakët.
Ajo çka janë rrekur të bëjnë dje dhe sot i nderuari Gylen dhe studentët e tij, intelektualët, akademikët, gazetarët dhe shkrimtarët e frymëzuar prej tij, kanë qenë pjesë e trashëgimisë së Ebu Hanifes, Mevlanës, Said Nursit, në kohën dhe kushtet e sotme, duke kritikuar elitat drejtuese sipas parimit “nxitja për të mirën, parandalimi nga e keqja”. Kjo është ajo çka kanë bërë këto dekada edhe organet mediatike afër Lëvizjes. Ata nuk se kanë bërë vetëm lajme magazinë apo sporti, që të bëhet problem pse sot i jep hapësirë lajmeve kritike mbi politikën.
Cilatdo qofshin ato kritika që i janë drejtuar politikanëve dhe qeveritarëve të djeshëm, janë po ato kritere që ndiqen edhe sot. Teksa Gylen thoshte në vitin 1994, se “Nuk ka kthim pas nga demokracia”, dhe në vitin 2010, se “Edhe të vdekurit të ngrihen nga varret dhe të votojnë në referendum”, aq fjalë sa ka thënë në mënyrën e tij kritike ndaj puçistëve dhe praktikave jodemokratike, edhe sot po të njëjtën gjë po bën. Të kritikosh sot ata që, pavarësisht kundërshtimeve me zë të lartë të BE-së, shoqërisë civile, intelektualëve, po nëpërkëmbin demokracinë dhe kushtetutën e vendit, është një detyrë e të qenit qytetar i arsyeshëm, i ndershëm, si dhe një besimtar i mirë.
Së pesti, Lëvizja Hizmet nuk ka bërë asnjë pazarllëk apo marrëveshje me ndonjë parti në të shkuarën, e as ka qenë në ndonjë lidhje organike me to. Nuk është kërkuar asnjëherë asgjë jashtë linjës së parimeve të mësipërme, e që bien ndesh me të drejtën, ligjin, demokracinë, meritokracinë apo pëlqimin e Zotit. Është pavarësia, ajo çka i jep fuqi Hizmetit.
Duke mos marrë donacione nga asnjë autoritet tjetër përveç simpatizantëve të vet, Hizmeti nuk merr urdhra nga askush dhe kritikon pa asnjë kompleks ato që i sheh si të gabuara. Ndoshta kjo është edhe arsyeja përse disa ndiejnë shqetësim prej Hizmetit. Ashtu si dje, edhe sot, Hizmeti nuk bën marrëveshje me asnjë forcë politike, edhe nesër, me lejen e Zotit, nuk do të bëjë. Veçse, simpatizantët e Lëvizjes nuk pajtohen kurrë me parullën amorale “vjedh, por edhe punon”, dhe brenda kuadrit të parimeve të mësipërme, me mendjen dhe vullnetin e tyre të lirë, do të dijnë të dallojnë, ashtu si në të kaluarën, të drejtin nga i korruptuari, të moralshmin nga ai që fyen popullin.
Së gjashti, Hizmeti nuk ka arritur sot këtu ku është falë favorizimit të shtetit apo të qeverisë, madje shpesheherë ka qenë edhe pre e qasjeve të tyre të padrejta dhe antidemokratike. Edhe në të ardhmen, qasja e saj ndaj shtetit do të jetë: “Mos më bëj hije, s’dua favor tjetër.” I nderuari Gylen gjendet prej gjashtëdhjetë vitesh në popull, dhe me popullin, dhe nuk ka përfituar nga e drejta e askujt për të pasuruar veten, apo të afërmit e tij, si dhe nuk i ka zhgënjyer kurrë simpatizantët e tij.
Kësisoji, akuzat e dikujt të gjendur i pashpresë, dhe që përdor çdo shpifje si sulm ndaj tij apo Lëvizjes "Hizmet", nuk kanë për ta njollosur pozitën e tij të veçantë në shoqëri. Perceptimi dhe vizioni i shoqërisë mjafton të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, gënjeshtarin nga i drejti. Zaten, po të kishin sadopak prova rreth shpifjeve të tyre, çështja do të kishte kaluar me kohë bashkë me provat konkrete nëpër gjykata, dhe nuk do të përdoreshin si thashetheme nëpër sheshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania