Lufta e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës ishte një rezistencë e Davidit kundër Goliatit. Raporti i forcave i përngjante një beteje të një buburreci me zemër luani kundër një tirani me zemër hiene!
I mbështetur për mur, në luftë për jetë a vdekje, populli i Kosovës ka bërë rezistencë në tokë të veten: në Kosovë dhe jo në territor të Serbisë. Nuk është shënuar as një rast i vetëm, as më i vogli incident ku do të ishte shkrepur as edhe një plumb i vetëm jashtë kufijve të Kosovës! E tëra ishte zhvilluar në tokën tonë; nëpër fshatra dhe qytete tona; nëpër oborre dhe shtëpia tona! Kundër një tirani pakrahasueshëm më të fuqishëm; kundër një tirani me zemër hiene që nuk kurseu fshatra, qytete, civilë, pleq, gra dhe fëmijë…
Perëndimi këtë fare mirë e dinte dhe e din! Prandaj, edhe ndërmori fushatën e bombardimit për të cilën ne i jemi përjetësisht mirënjohës. Pastaj edhe zbarkuan në Kosovë dhe që 15 vite janë këtu me neve duke na ndihmuar që të marrim këmbët si shoqëri dhe si shtet.
Për dyshime që kanë patur për krime që mund t’i ketë bërë pala kosovare gjatë luftës, në Hagë janë ftuar edhe njerëzit tanë… Disa prej tyre madje edhe nga dy herë! Dhe, përveç të dy-tri rasteve të veprave relativisht të lehta, njerëzit tanë janë gjetur të pafajshëm! Është dëshmuar se lufta e jonë ka qenë një luftë çlirimtare dhe e si e tillë e pastër dhe e drejt.
Ndërkohë janë hedhur dyshime të reja të iniciuara nga Serbia së cilës si duket nuk i është dërguar mesazhi i duhur dhe i plotë për krime që ka bërë në Kosovë. Janë iniciuar dyshime dhe janë mbështetur tutje nga klane dhe individë të fuqishëm që personifikojnë një Evropë anakronike e cila sikur nuk i ka vënë pikë kampanjës së antiamerikanizmit të heshtur, tinëzisht të zhvilluar gjatë dy dekadave të fundit të shekullit që lamë pas. Evropë anakronike e cila sikur nuk mundi t’i harrojë miqësitë e vjetra që kishte me Jugosllavinë që u zhduk në flakë të luftërave të përgjakshme të zhvilluara kundër saj nga mu kjo Serbi; e cila edhe kur e dha pëlqimin për fushatë bombardimi kundër Serbisë e bëri këtë me gjysmë goje duke i bërë madje edhe obstruksione gjatë zhvillimit të saj; e cila me oportunizëm të saj karakteristik i la Serbisë hapësirë pikë së pari morale, pastaj edhe politike dhe mediale që gjatë dhe pas përfundimit të fushatës së bombardimit të vazhdojë të mbajë kokën lartë, madje edhe të iniciojë padi dhe fletë-ndjekje ndërkombëtare kundër burrështetasve perëndimorë të cilët e udhëhoqën fushatën.
Një mbështetje e tillë që ia dha kjo Evropë anakronike Serbisë, një Serbie po aq anakronike sot sa ishte edhe dje, të udhëhequr sot nga shumë sish që e inspiruan dhe e udhëhoqën luftën e saj dje, bëri që – në vend se të merr dënimin e plotë për gjenocid që ka ushtruar në hapësira të ish Jugosllavisë dhe në Kosovë – Serbia të pretendojë, të arrijë të imponohet dhe të fitojë statusin e një gjoja partneri dhe hisedari, me kinse kontribut të saj në ndërtim të paqes në këto hapësira. Mbështetje kjo e cila – në vend se ta bëjë të turpërohet dhe të ulë kokën – ia mundësojë Serbisë xhelate që sërish të pretendojë të aktrojë viktimën dhe të kërkojë satisfakcion duke iniciuar dyshime dhe akuza për krime të cilat na qenkan bërë kundër saj dhe jo kundër viktimave të saj anembanë hapësirave të ish Jugosllavisë dhe Kosovës.
Është mu kjo Evropë anakronike e cila edhe sot pas dekadave të zhdukjes së Jugosllavisë nga skena historike i jep zor dhe bën dredhi nga më të ndryshmet që ta ringjallë dhe ta rikthejë atë në një a tjetër trajtë në këto hapësira.
Nëse kjo Evropë anakronike pretendon se nuk janë qartësuar të gjitha dyshimet për krime lufte të bëra në Kosovë, atëherë le t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës ekzistuese në Hagë. Nëse këtë nuk mund ta bëjë për çfarëdo arsye, le t’i procesojnë dyshimet eventuale nëpër gjykata ekzistuese në Kosovë. Nëpër gjykata dhe prokurori të cilat ajo vet i ka formuar. Në të cilat ka ndikim të fuqishëm, ku ka njerëzit të vet, gjykatës dhe prokurorë të numërt… Janë këtu vet, prezentë dhe operativë me kontingjent të fuqishëm policor, hetues dhe ligjvënës… Le të urdhërojnë, le t’i procesojnë dhe le t’i sqarojnë dyshimet eventuale këtu në Kosovë dhe jo jashtë saj.
Çdo insistim i tyre për krijim të një gjykate të posaçme për Kosovën jashtë territorit të Kosovës, s’do të ishte gjë tjetër veçse tentim i krijimit të baraspeshës së fajësisë mes Kosovës dhe Serbisë. S’do të ishte gjë tjetër veçse shtyrje përpara të një agjende me motive puro politike për vendosje të një baraspeshe të “krimit” mes "palëve të përfshira në konflikt" – si kanë qejf ta quajnë luftën e përgjakshme që ka zhvilluar Serbia në Kosovë. S’do të ishte gjë tjetër veçse përkëdhelje për Serbinë në dritë të proceseve integruese të saj në EU dhe tutje në ato euro-atlantike; në funksion të realizimit të kushedi se çfarë aranzhmaneve tjera të dakorduara me Serbinë që ende nuk kanë dalë sheshazi në publik të gjerë…
Çdo insistim i tyre për krijim të një gjykate të posaçme për Kosovën dhe jashtë territorit të Kosovës, do të kishte për synim që palës Kosovare t’i vritet ora dhe ti shafitet krenaria për një rezistencë vetë-mbrojtëse dhe çlirimtare që ka bërë… Do të kishte për synim lëshimin pe dhe koncesione të reja – pos këtyre që ka bërë gjer tani – që do t’i kërkoheshin në rrugë të saj të gjatë të proceseve integruese… Dhe, për sendërtim të kushedi se çfarë agjende politike dhe tjetër fare, që me imponim të ndjenjës së fajësisë do të synohej të realizohet në Kosovë ose nëpërmes një Kosove kokë ulur dhe të turpëruar.
Përndryshe, nëse mbrapa presioneve për një gjykatë speciale për Kosovën me seli jashtë Kosovë nuk ka agjendë të fshehtë me motive politike, atëherë pse një gjykatë e tillë, açik asaj të Hagës, nuk u krijua fillimisht për Serbinë!?! Mos duan të na bindin se janë zbardhur të gjitha krimet që ka bërë Serbi, dhe se janë sjellë para drejtësisë të gjithë kryesit e krimeve makabre që bëri aparati vrastar i Serbisë në Kosovë?! Dhe se nuk ka mbetur gjë të hetohet dhe të gjykohet më atje, por tani duhet të hetohen krimet që kinse paska bërë pala Kosovare?! Nëse Gjykata e Hagës paska qenë e mjaftueshme për Serbinë, atëherë e njëjta gjykatë le të jetë e mjaftueshme edhe për Kosovën! Ose, nëse një gjykatë e tillë fillimisht nuk krijohet për Serbinë, atëherë le të mos krijohet as për Kosovën!
Por jo! Po kërkohet një ad hock gjykatë për Kosovën! Kësaj kërkese nuk i vie era klithmë për drejtësi. Kjo kërkesë kundërmon në politikë. Qelbet madje nga kundërmimi i rëndë politik! Ja se pse Parlamentit dhe Qeverinë e Kosovës duhet dhënë mbështetje të plotë në kundërshtim të kërkesës për krijim të një ad hock gjykate për Kosovën dhe jashtë territorit të Kosovës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania