LAJMI I FUNDIT:

Brukseli të pranojë referendumin e Kosovës për bashkim me Shqipërinë!

Brukseli të pranojë referendumin e Kosovës për bashkim me Shqipërinë!

“Vendet perëndimore të cilat kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, pritet të dalin me një ofertë për presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Oferta përmban kushtin e pranimit të referendumit në Krime, me njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga ana e Rusisë”, shkruan gazeta austriake, Der Standard.

Siç pohon kjo gazetë, diplomatët perëndimorë po planifikojnë të përcjellin referendumin që do të mbahet më 16 mars në Krime, ku pritet të votohet për bashkim me Federatën ruse dhe shkëputje nga Ukraina.

Nga ana tjetër, Rusia duhet të njoh Kosovën si shtet, ose të pranojë vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje.


Der Standard vë në dukje se qëllimi i Perëndimit është që të krijojë stabilitet në Ukrainë, për ta orientuar vendin drejtë Perëndimit.

Por, nëse kërkohet nga Rusia që të njoh Kosovën si shtet, ose të pranojë vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje, atëherë pse Perëndimi dhe qendrat e tij (EULEX-i, KFORI, OSBE-ja etj.) të Brukselit nuk po e pranojnë as pavarësinë e Republikës së Kosovës, as nuk pranojë vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje?!

Vendet perëndimore të cilat kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, pritet të dalin me një ofertë për presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompu, që BE, EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja etj. të pranojnë pavarësinë dhe vetëvendosjen e popullit të Kosovës e jo të zbatojnë edhe me tutje Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila e trajton Republikën e Kosovës si koloni të Beogradit dhe të Brukselit! Sepse, edhe pse ishte premtua në Konferencën e Rambujes në vitin 1999, që tri vite pas kësaj konference popullit të Kosovës do t’i mundësohet një referendum për vetëvendosje, kjo nuk ndodhi.

Dihet mirë se populli shqiptar nën ish RSFJ është deklaruar me Referendumin e vitit 1991, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran ku do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi, dhe në rast të shkatërrimit të RSFJ-së, Republika e Kosovës do të bashkohet me shtetin ëmë, Shqipërinë!

Shqiptarët nuk e kanë shtruar kurrë për zgjedhje statusin e ish KSA të Kosovës, si njësi gjeografike, por gjithmonë e kanë shtruar për zgjedhje të statusit e popullit Shqiptar nën ish RSFJ, që u nda e u copëtua dhe me dhunë u mbajt e po mbahet nën sundimin kolonial të tri ish republikave jugosllave!

Brukseli duhet të tërheq Planin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe tërë ligjet e imponuar me dhunë nën kërcënimin e Gjykatave të UNMIK-EULEX-it, të Policisë të UNMIK-EULEX-it dhe të KFOR-it, dhe të mundësojë zbatimin e Kushtetues dhe të Ligjeve të Republikës së Shqipërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çka duhet t’i jepet fund sundimit kolonial Brukselit, Beogradit, Podgoricës dhe Shkupit sllavo-maqedonas mbi këto pjesë të Shqipërisë.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori