LAJMI I FUNDIT:

Legjitimiteti i vjedhur!

Legjitimiteti i vjedhur!

Tri vjet më parë, kur treshja Thaçi-Mustafa-Pacolli e patën arritur marrëveshjen për nisje të reformës zgjedhore, kushdo që ka pasur njohuri minimale të sistemit juridik vendës, e ka pasur të qartë se ajo marrëveshje në esencë ishte në kundërshtim me Kushtetutën, të paktën për një arsye. Përmes saj synohej t’i shkurtohej mandati i rregullt kushtetues presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që pasuesi i saj të zgjidhej me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Duhet qartësuar se antikushtetues nuk ishte amendamenti për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, por dispozita që parashihte shkurtimin e mandatit presidencial. Kur Gjykata Kushtetuese e dha verdiktin e saj mbi këtë çështje, atëherë edhe garantuesi i zbatimit të marrëveshjes, ish-ambasadori amerikan, Chris Dell, e pranoi se asokohe ishin nxituar dhe rrjedhimisht kishin gabuar.

Tash, kur e njëjta reformë është në të përfunduar, Komisioni i ligjeve e bëri gabimin tjetër, duke e futur në Ligjin zgjedhor amendamentin nëpërmjet të cilit, liderit të partisë i jepet e drejta e përvetësimit të votës në mënyrë automatike.


“Fshehja” e liderit nga lista e anëtarëve për votim, bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me parimin e legjitimitetetit qytetar.

Të ndalemi tek e para! Kushtetuta e përcakton qartë se sistemi zgjedhor i Kosovës është me lista të hapura. Në momentin kur votuesi nuk e gjen kandidatin në listë, por vota e tij shkon me inercion te lideri i partisë, atëherë nuk mund të flitet për lista të hapura, por për lista gjysmë të mbyllura. Kur lideri është i fshehur dhe nga brendia e listës e “vjedh” vullnetin e qytetarit, kalohet te pika e dytë – legjitimiteti. Kryetari i një partie, duke e përvetësuar fuqinë e subjektit që e drejton, ia atribuon vetes një legjitimitet fiktiv, jo real.

Zgjedhjet e fundit lokale kanë dëshmuar se qytetari mund të votojë një subjekt politik, por jo me çdo kusht edhe liderin e atij subjekti. Ky fakt, do të duhej të përdorej si argument i qëndrueshëm nga Komisioni për legjislacion, i cili është ngarkuar për ta bërë një ligj zgjedhor më të mirë që ky që është në fuqi. Nëse ligji që tash e ka marrë edhe pëlqimin e Qeverisë, i kalon të dyja leximet në Kuvend pa u korrigjuar gabimi i Komisionit të ligjeve, atëherë, përgjegjësia për ta ndaluar fuqizimin e tij i mbetet shefes së shtetit.

Pavarësisht ngutjes për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, presidentja e Republikës nuk ka pse ta dekretojë një ligj, i cili ua cenon qytetarëve të drejtën për të zgjedhur. Avokati i Popullit tashmë e ka dhënë një shpjegim të mirë për këtë çështje. “Dalja në zgjedhje nuk është çështje vetëm e partisë. Aty merren votat e njerëzve të shoqërisë dhe aty nuk do duhej të dallohej asnjë njeri”.

Në zgjedhje duhet të zgjidhet më i miri. Është parim demokratik ky. Pse duhet të bëhet përjashtim për liderët? Pse liderët nuk duhet ta dinë fuqinë përfaqësuese të tyre?

Për fat të keq, subjektet politike në Kosovë, deri më sot nuk kanë dëshmuar se janë të gatshme, për konkurrencë fer, qoftë në zgjedhje të brendshme, qoftë në zgjedhje të përgjithshme. Asnjë parti deri tani nuk ka guxuar ta aplikojë sistemin “një anëtar – një votë”, pikërisht nga frika e liderëve për t’u përballuar me vullnetin e anëtarësisë. Andaj, edhe pas 14 vjetësh, nga koha kur ka filluar të zhvillohet pluralizmi në paqe, ne ende vazhdojmë të kemi parti “bajraktarësh”, e “autokratësh”, të cilat në momentet vendimmarrëse, fare pak dallojnë nga partitë moniste.

Zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Dan Redford, në një analizë të mëhershme pati thënë se “një parti jopluraliste dhe tejet e centralizuar ka gjithmonë gjasa të realizojë një qeverisje me stil jopluralist. Prandaj, ne duhet të atakojmë burimin – vetë partitë politike”.

Shoqëria Civile, në fakt e ka dhënë kontributin e saj duke bërë vërejtje substanciale në ligjin zgjedhor. Por angazhimi i saj nuk duhet të ndalet derisa lënda të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet Avokatit të Popullit. E kemi shansin për ndryshim. Ta nisim duke e penguar vjedhjen e vullnetit tonë!

(Autori është Redaktor i Politikës në gazetën Tribuna)

Në trend

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Kalo në kategori