Populli ukrainas ka kohë që është hedhur në demonstrata nga më të përgjakshmet, me dhjetëra të vdekur, e qindra të plagosur, gjaku dhe plagët e të cilëve sot ndryshuan Ukrainën.
Acarimi i gjendjes në vend arriti kulmin kur qeveritarët në pushtet provuan të miratonin një ligj për forcimin e të ashtuquajturave masa të sigurisë, kundër protestuesve, me ç`rast një grup demonstruesish – më agresivë – tentuan të hynin me forcë edhe në godinën e Parlamentit.
Por, heroi i ngjarjeve, lideri i opozitës, boksieri me famë botërore Vitali Kliçko, i mësuar me gjakftohtësinë dhe prakticitetin e diplomacisë perëndimore, parandaloi ndërhyrjen e dhunshme të protestuesve radikalë në këtë institucion shtetëror. Madje, për të shmangur gjakderdhjet e mëtejme në mes protestuesve dhe policisë, ai u pajtua me ngritjen e një komisioni ndërparlamentar për zgjidhjen e krizës së krijuar.
Sado që Vitali nuk është ndonjë politikan karriere dhe as ka përgatitje të veçanta shkollore e diplomatike, i shtyrë ndoshta edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe politikanë tjerë euro-perëndimorë (me të cilët konsultohej gjatë gjithë kohës sa zgjatën demonstratat në Ukrainë), ai la kushtet jashtëzakonisht të mrekullueshme që ka krijuar me mundin e punën e tij shumëvjeçare në Gjermani, dhe shkoi për të udhëhequr e mbajtur nën kontroll demonstratat përvëluese të Ukrainës, duke vepruar me shumë maturi dhe mbi parimet e një demokracie të njëmendët, të cilat pa heroin e tyre vështirë se do të zhvilloheshin kështu.
Ndaj, Kliçko, edhe po nuk erdhi asnjëherë në krye të udhëheqjes ukrainase, angazhimi dhe i gjithë mundi që dha për ndryshimet – pa gjakderdhje dhe masakra edhe më të mëdha me ndërhyrje forcash shtesë policore e ndoshta edhe atyre të Ushtrisë – do të hyjë në historinë e popullit të vet si pishtar ndryshimesh dhe udhërrëfyes human e njerëzor i demokracisë në vendin e tij.
Si për vëzhguesit e brendshëm dhe ata të jashtëm, përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri pjesëmarrja në protesta e një njeriu me pasuri dhe famë botërore si ai, në të ftohtin dhe acarin e netëve të errëta të dimrit të këtij viti, i cili në Ukrainë është më i ashpër se në shumë vende tjera evropiane.
Të vihesh në ballë të protestave ukrainase pas një kohe të gjatë që nuk ke jetuar e as ushtruar ndonjë profesion atje, me siguri dëshmon se ai është hero: boksier i fortë e i pamposhtur në ring, por edhe atdhetar trim, i vendosur e i pathyeshëm.
Ukraina me siguri ka shumë figura të njohura politike dhe intelektuale, megjithatë ishte Vitali ai që në çastet vendimtare të vendit pranoi sfidën, mori përsipër sakrificën dhe me angazhimin e tij shpiu misionin deri në fund, pa pyetur për pasojat dhe rreziqet të cilat mund ta kërcënonin apo t’ia merrnin edhe jetën – si shumë demonstruesve tjerë në protesta.
Ndaj, përderisa ky popull ka njerëz të tillë, me gjithë infiltrimin e parave të shumta dhe ndikimet e mëdha ruse mbi Ukrainën, nuk çuditet askush në botë se si ukrainasit vetëm brenda 20 vitesh realizuan tri revolucione të njëpasnjëshme, për rrëzimin pa pardon të tri qeverive të korruptuara në vend.
Dhe, për fund bashkëkombës të nderuar, paramendoni vetëm një herë, një krahasim duke marrë shembull udhëheqësit partiakë e shtetërorë shqiptarë. Ata mbrojnë të drejtat e qytetarëve të cilët derisa janë në opozitë i lënë të demonstrojnë vetëm, kurse menjëherë pas ardhjes në pushtet bashkëqeverisin pa fije turpi mu me ata kundër të cilëve dje ftonin qytetarët të vdisnin në protesta: duke keqpërdorur, vjedhur e rrjepur këtë popull të shkretë.
Gjendje për keqardhje…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin