LAJMI I FUNDIT:

Kundërthëniet e Akademikut Qosja

Kundërthëniet e Akademikut Qosja

Kurrë nuk kam dashur të shkruaj as më të voglën fjalë për disa fytyra që i kam të radhitura në botëkuptimet e mia si meritore kombëtare. Ata gjithashtu bënin gabime se saktësitë dhe gabimet janë pjesë e mekanikës, e motorikes, e natyrës së njeriut; pjesë përbërëse njerëzimit. Pa to askush nuk mund të funksionojë – njeriu dhe shoqëria. Megjithatë, çdo gjë, çdo princip, ka përjashtime. Ja sot, disi u ndjeva i ngushtuar nga intervista e profesorit të nderuar z. Rexhep Qosja, dhënë Top Channelit.

Iu ktheva disa nga fillimi kësaj interviste… Nuk kam dyshim, profesori është prind i mirë, mirëpo pse bëhet mospërfillës dhe mohues i të drejtës së tjerëve që të jenë të mirë për fëmijët e tyre?!

Nuk e bëj këtë pyetje që të kem përgjigje nga ai. Pa asnjë prepotencë them se pyetja është didaktike. Duhet çdokush të mësojë të ketë mirëkuptim dhe respekt për të tjerët. Në intervistën e përmendur, hasa në koklavitje logjike ose ngatërresa të ndonjë natyre akoma më të ndërlikuar që mund të pësojë njeriu në jetë.


Top Channel pyet: Të lirë, të çliruar, të pavarur, por më të varfër dhe më të korruptuar. A mund ta pranojmë këtë?

Përgjigja e z. Qosja është e gjatë. Unë më poshtë e ndava një “hise” gjithashtu të gjatë sa për mos me thënë dikush se e shkëputa nga konteksti :

“Ai njeri sot, e dëgjova para disa ditësh, duke thënë se i ka tre anëtarë të familjes*, tre fëmijë në pozita të shquara politike zyrtare, ndërsa njërin prej atyre fëmijëve e ka diplomate tjetrin ministër – të dy të bërë zyrtarë nga PDK-ja. Pra, ky ish militant i LDK-së ka mbërritur të punësojë fëmijët e tij në pozita të shquara. Unë, që kam bërë për Kosovën çka dihet se kam bërë, që kam qenë i përkushtuar UÇK-së, që kam shkruar kundër dhunës dhe terrorit serb në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi në kohën kur ai me shokë të tjerë i dënonin demonstratat e rinisë sonë studentore e shkollore të vitit 1981 si demonstrata nacionaliste, irredentiste, kundërrevolucionare, me çka legjitimohej burgosja e të rinjve tanë, pra, mua që shkruaja kështu, mua më janë dashur plot dhjetë vjet ta punësojë bijën time të madhe që ka kryer fakultet, që, pos shqipes flet dhe shkruan anglisht – se ka jetuar një kohë në Angli dhe frëngjisht – se ka jetuar dhjetë vjet në Gjenevë. E shikoni si është puna e familjarizimit dhe e miqësisë në punësim në Kosovë sot? Pra, korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi janë të këqijat e mëdha që po shkaktojnë dëshpërim, keqardhje, mospajtim me partitë dhe mos durim të disa figurave politike”.

Teksti i pjerrët është bë nga ana e ime sa për të pa më lehtë kundërthëniet e profesorit me vetveten. Ai përpos që sulmon një shkencëtar tjetër pa ndonjë arsyetim faktik, duke ia mohuar të drejtën njerëzore për rirreshtim, korrigjim dhe angazhim me botëkuptime të tjera nga të dikurshëm, ai ia mohon të drejtën edhe të angazhimit si prind. Qosja harron se profesori tjetër (emrin e të cilit nuk e përmend por duket qartë se sulmon dr. Krasniqin) nuk ka thënë në asnjë moment se e punësojë ndonjërin nga fëmijët e tij. Ai rreshtoi angazhimet e tyre profesionale kurse Qosja që për nepotizëm dhe nuk ndalet së kritikuari të tjerët, thotë për vete, “… ta punësoj bijën time…”. E pra profesor, ju drejtohem juve: Ishte e moshës jomadhore bija e juaj që ju ta punësoni?! Ju flitni për nepotizëm!?

Kam me dhjetëra raste ku fëmijët shqiptarë kanë kryer fakultete, flasin dhe shkruajnë në mënyrë shembullore disa gjuhë të huaja dhe që kanë qenë të detyruar ose të rijnë në mërgim, ose të mërgojnë nga vendlindja për të gjetur punë, besa edhe si pastrues/e pa pasur mundësi që prindërit e tyre t’i punësojnë e që është akoma më cilësore, ata as që nuk kanë menduar (prindër e fëmijë) që të punësohen me intervenime “nepotike”.

Kur jemi te nepotika apo kompilimet, më duhet t’ia përkujtoj profesor Qosjën edhe një pyetje të freskët të bërë nga një njeri me titull të lart shkencor dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dr. Hivzi Islami: 37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?

Shpresoj që Qosja do të ndërpret me sulmet dhe me gjykimet e tij shpesh të tepruara dhe të pa shije që iu bën fytyrave eminente kombëtare. Kam gjithashtu shpresë se do të gjejë pak kohë t’i përgjigjet z. Islami.

Në trend

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin  te rruga

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori