LAJMI I FUNDIT:

Arti i diplomacisë, truri i shtetit

Arti i diplomacisë, truri i shtetit

Nga të gjithë faktorët që përbëjnë forcën e një shteti, më i rëndësishmi është cilësia e diplomacisë. Diplomacia me cilësi të lartë do të sjellë në harmoni qëllimet dhe mjetet e politikës së jashtme me burimet e mundshme të forcës së brendshme të shtetit. Diplomacia është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. :shtë vokacion për t}i shërbyer me përgjegjësi interesave shtetërore përmes aplikimit të inteligjencës dhe taktikës në rregullimin e marrëdhënieve zyrtare midis qeverive të shteteve të pavarura. Ajo është shkencë mbi marrëdhëniet ose punët e jashtme të shtetit .

Tani, në botën bashkëkohore, ndërtimi i diplomacisë ka për qëllim të promovojë paqen. Këtu vlen të theksohet një thënie të diplomatit të njohur amerikan, Henry Kissinger, në librin e tij të titulluar “Diplomacia”, ku thekson se qëllimet uillsoniane të së kaluarës së SHBA-ve janë: paqja, stabiliteti, progresi dhe liria. Pra, pikërisht këtë e ka synim diplomacia bashkëkohore.

Për të gjitha kohërat e njerëzimit, një vend mund të konsiderohet i rëndësishëm nëse arrin që gjuhën e vet kombëtare ta kthejë në gjuhë ndërkombëtare. Pikërisht kjo sfidë e madhe i takon diplomacisë. Pra, është një art në vete, e cila nuk mund të udhëhiqet pa i njohur teoritë moderne të rëndësishme të saj: të Teorisë së Forcës, Teorisë së Lojës, Teorisë së Integrimit dhe Teorisë së Globalizimit të ndërvarur. Zhvillimi i hovshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon diplomat; me dhunti, por edhe me një njohje të madhe të Teorisë së Interaksionit, Teorisë së Konsistencës, Teorisë së Interesimit Nacional dhe Teorisë së Rolit Ndërkombëtar.


Një diplomaci e fortë di ta përcjellë politikën si art. Gjetja e rrugëdaljeve dhe përballja me situata të vështira kërkon zotësi. Pavarësisht nga natyra e problemit, bashkëbiseduesi, negociuesi (ambasadori), duhet kurdoherë të shfaq siguri, besueshmëri dhe kredibilitet. Ai gjithnjë duhet përpiqet të krijojë besim, të duket i ndershëm, i drejtë dhe duhet përpjekur të kuptojë edhe shqetësimin e palës tjetër. Forca e karakterit, precizioni, qartësia, kurajo, durimi dhe një gjendje e balancuar nervore, janë të domosdoshme, së bashku me mos durimin e kalkuluar që mund të përdoret taktikisht. Një bisedues, negociator i aftë, e di mirë edhe sensin e kohës, kur të përdorë paralajmërimin dhe kërcënimin ose koncesionin .

Zakonisht janë shtetet e mëdha ato që diktojnë politikat botërore dhe diplomacia e një vendi të vogël e ka për detyrë t’i përshtatet politikës botërore. Pra, diplomacia është një zëdhënës i interesave shtetërore në arenën ndërkombëtare. Politika e jashtme është një funksion kompleks i shtetit, që përcakton kornizën e politikave: ekonomike, informative, komunikative, kulturore, socio-politike, ushtarako-politike. Përmes politikës së jashtme dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, ofron metodën jo të dhunshme të perceptimit të politikës ku realizohet përmes zërit të mirëqenies, ndërgjegjes së popujve që problemet të zgjidhen në rrugë diplomatike. Kjo është detyrë mbi detyrat e diplomacisë .

Objektivi i veprimit të shteteve në politikën e jashtme është i përcaktuar nga idealet e përbashkëta të secilit vend kombëtar e ndërkombëtar. Bashkëveprimi i shteteve tashmë është një nga qëllimet kryesore për të ngritur nivelin e diplomacisë dhe për të shuar të gjitha iluzionet destabilizuese drejt rrugës së zhvillimeve pozitive, të paqes, stabilitetit, të orientimit të përbashkët drejt civilizimit ndërkombëtar dhe vlerave njerëzore .

Përfundimisht, diplomacia është arti i buzëqeshjes dhe përshëndetjes në vend të britmës dhe fyerjes!

Në trend

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin  te rruga

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori