Kjo mund të duket paradoksale, por së paku për ne ka kuptim. Me shumë dëshirë do ta shpjegoj se pse kjo ndodhë pikërisht kështu.
Ishim djem nga provinca, saktësisht nga Anamorava, kur erdhëm në Prishtinë si studentë. Brucoshë entuziast që na mahniste dinamika e jetës studentore. Sot e kuptoj se nuk ishte numri i madh i popullsisë që e bënte jetën studentore në Prishtinë të tillë. Ishte kundërshtimi dhe satanizimi që i behej ish sistemit politik dhe ish Jugosllavisë si shtet. Ishte një traditë e cila kishte origjinë prej disa dhjetëra vitesh që ishte krijuar në jetën studentore lidhur me satirizimin dhe mohimin e ish shtetit që po (më saktë duhej të) vdiste.
Ne e gjetëm këtë brum të gatshëm. Qartas shfaqej dhe nënkuptohej një ëndërr kolektive kombëtare e cila ende nuk thuhej zyrtarisht, por kishe filluar të shpërthente hapur. Sapo kishe filluar faza e fundit e shembjes së perandorisë së Titos.
Në fakt ëndrra që e hasëm ishte ëndrra për Shqipërinë. Ëndërr e cila manifestohej në një gamë të gjerë të veprimeve, posaçërisht atyre simbolike në kuadër të jetës së përditshme të studentëve. Në fakt, ëndrra për Shqipërinë thuajse donim të mbetej vetëm ëndërr, pasi që rezoni studentor e kishte të qartë dispkerancën e cila evidencohej në dimensionin real të zhvillimeve shoqërore. Shteti shqiptarë ishte i dobët, kjo dihej nga të gjithë, por Atdheu ishte i fortë. Në fakt nuk e kuptonim se Atdheu, pra Shqipëria, ishim vet ne.
Këto ishin rrethanat kur unë dhe miku im filluam t’i shpalosim njëri-tjetrit ëndrrën për Shqipërinë. Ishte koha kur ne si nxënës të shkollës së mesme të mesme paraprakisht kishim marrë pjesë në demonstrata pas sa kohësh që ndodhën në qytetin e Gjilanit; kishim marrë pjesë në grevën e shkollës së Gjimnazit e cila shprehte solidarizimin me minatorët e ngujuar të Treçës; si dhe kishim marrë pjesë në marshimin politik për Prishtinë. Të gjitha këto të nxitura nga ëndrra për Shqipërinë.
Edhe sot e kësaj dite, njerëz të politikës së atëhershme nuk e kuptojmë se marshimi për Prishtinë nuk bëhej për ta. Qysh atëherë qartësisht dihej ky fakt. Bile, më së paku bëhej për ta. Ai marshim bëhej i motivuar nga një shkas tjetër, krejtësisht tjetër, i cili u shfrytëzua kësaj radhe mençurisht në rrethanat e dekompozimit të Jugosllavisë, në mënyrë që të instrumentalizohej për përfitime politike. Nuk u instrumentalizua populli nga ata politikan, por e kundërta, u instrumentalizuan ata nga populli. Dhe mendoj se ende nuk është qartësuar ky moment. Ishte ky një veprim i duhur politik i cili qëllim nuk e kishte as Jugosllavinë as socializmin as liderët e atëhershëm e aq më pak lojalitetin ndaj Titos.
Ne brucoshët e Anamoravës, banues pranë fabrikës së tullave, nuk e njihnim as Ibrahm Rugovën e as Hazhim Thaçin, por në kokat tona kishim ndërtuar rrugën Tiranë-Prishtinë. Natyrisht se nuk ishim të vetmit që bënim këtë. Bile, ndoshta ishim diku kah fundi.
Ishin me mijëra studentë që kishin ëndrra edhe më të qarta edhe më të mëdha. Ne ishim vetëm dy nga një masë kolosale studentore, e cila pa llogaritur pasojat, pashmangshëm shkonte drejtë një ëndrre e cila quhej Shqipëri. Ishte një frymë e cila vazhdonte në trajta të ndryshme që nga 1912. Ky ishte substrati i ëndrrës shqiptare.
Nga perspektiva e sotshme, mund të them se s’kishe si të ndodhte ndryshe. Teoricienti Immanuel Tod e ka sqaruar se kur proporcioni i të rinjve të një popullate merr dimensione dhe proporcione caktuara statistikore, një territor të caktuar ku ka polarizime, zhvillimi drejt ndryshimit, e më këtë edhe lufta është e pa shmangshme. Pikërisht përmasat e tilla sociale, proporcioni i moshës së popullatës e diktonte këtë zhvillim. Eventualisht ai mundë ti ishte pak i vonuar.
Kur unë të marr urimin për 17 Shkurtin nga miku i im, pasi më duhet të pranoj se ai është më i kujdesshëm se unë, pasi përherë ma uron i pari, unë prapë do të vazhdoj me “ provokimin” tim duke i uruar atij 29 Nëntorin. Të jem i sinqert, ky provokim do të vazhdoj përherë, deri sa të jemi me frymë. Dhe, e di se miku im përherë do ta akceptojë këtë jo si provokim, sepse ëndrra vazhdon ende. Një ëndërr kjo krijuar dhe e trashëguar nga populli, e latuar në Prishtinën studentore e cila mbrëmjeve të errëta të Nëntorit, për mua prodhonte shfaqjen më spektakolare artistike që e kam përjetuar. Shfaqjen me zërin dhe gjakun e studentëve për Kosovën Republikë. Shfaqjen reale ku po krijohej “source code” softuerik i Atdheut në një gjuhë të përkryer softuerike. Gjuhën e heroizmit nga ku po bëhej apo ribëhej Shqipëria.
E, Shqipëria ishim vet ne që e kishim krijuar Shqipërinë metafizike në kokat tona.
Ne këtë frymë, marr guxim që me rastin e 17 Shkurtit, i ndikuar nga kujtimet e mia studentore, t’ju uroj të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin. Shpresoj të pranohet ky provokim i qëllimshëm. Përndryshe, si do të kishte kuptim kjo datë?
Çfarëdo sqarim të mëtejmë, e konsideroj të tepërt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania