A kemi arsye të festojmë 6-vjetorin e Pavarësisë?! Nuk mendoj se kemi arsye, ndoshta më tepër duhet ta ngushëllojmë për të gjitha të këqijat që po i ndodhin këtij vendi
6-vjet shtet Kosova ende nuk e ka shtri sovranitetin në gjithë vendin; Kosova larg ulëses në OKB; larg liberalizimit të vizave; korrupsioni luftohet vetëm në letër e me spektakle mediatike; KEK-u (KEDS) bën hajgare me qytetarët duke i vjedhur ashiqare…
Strukturat paralele në vend se t’i pranojnë Institucionet në Prishtinë, këtu ndodh e kundërta. Më shumë të drejta kanë 5 për qind e qytetarëve serbë se sa 95 për qind shqiptarë.
Pas 15-vjet lirie dhe 6-vjet pavarësie, çfarë arritëm?! Çfarë na solli kjo klasë politike?! Përgjigjja do ishte që na sollën papunësinë, sollën kamerierë me doktoratë dhe deputetë me 8-vjeçare; sollën drogën, sollën veshjet Guci, Armani, Versace; sollën tangat e çfarë nuk sollën tjetër… por, të mira popullit të Kosovës nuk i sollën e nuk i sollën.
Në Kosovë nuk duhet të kesh të drejtë edhe nëse Qeveria e ka gabim, sepse ndodh rrëzohesh nga kati i 9-të ose “vetëvritesh” duke therë veten me thikë 13 herë. Udhëheqësit tanë shahen me nënë në mes veti e fusnotat për Kosovën, e autonomitë për veriun po bien si “kërpudhat pas shiut”.
Serbia na i ka bërë dhe vazhdon të na i bëjë njëqind e një mijë të zeza, ndërsa politikanët tanë kërkojnë me çdo kush të takohen me ta, duke iu çaraveshur përpara.
Nuk na ka mbetur tjetër gjë vetëm t’i kërkojmë falje Serbisë për krimet që na i ka bërë, në vend se të na kërkon ajo neve.
Edhe një pordhë (më falni për shprehjen) me lëshua ndërkombëtarët, politikanët tanë kanë për të thënë “kjo ndikon në zhvillimin e lirisë dhe demokracisë së Kosovës”.
Kosova sot fle përmbi ari, por është e varfër! Kurrgjë s’e ka pasurinë nëntokësore Kosova çka i ka politikanët e pasur. Kah ju erdhi e gjithë kjo pasuri?! Do tenderëve po thonë ua panë hairin.
Para lufte nuk besoj që kanë pas as “Yugo” e “Zastava” të Serbisë e lëre më “Lada” të Rusisë. Në qytet dilnin me autobus dhe atë vetëm në ditë tregu, për të blere harçin e një jave, se tjera ditë çobanë në mal, ndërsa sot s’po dinë t’u zbresin xhipave, mercedesave, pastaj X5, Q7 etj. Qe besa afër vetit nuk “harrojnë” t’i marrin edhe ka 3-4 truproje. Nga kush ruhen apo frikohen këta?! Nga populli i cili i ka votuar vet?! Nuk kanë faj këta jo, por ne që po i durojmë.
Gjitha këto më duken një çmenduri kolektive. Kur çmendet një person është lehtë të kurohet, por krisjes kolektive vështirë se mundet me ju gjet zgjidhje. Si munden me qenë këta njerëz kaq pa ndërgjegje, kjo është vështir të kuptohet. Paramendoni në dorë të kujt ka mbet fati i dy milionë kosovarëve.
Mirë kish pas thënë Gjergj Fishta: “Le ta dijë bota mbarë, se Gjergj Fishta nuk është më shqiptar”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania