Kryeministri Edi Rama pritet që, sipas ministrit të Jashtëm serb Ivan Mrkiç, të vizitojë Serbinë muajin tjetër. Një vizitë kjo shumë e rëndësishme, jo vetëm për politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por për të gjithë rajonin në përgjithësi.
Edi Rama do të jetë kryeministri i parë shqiptar që do të vizitojë shtetin fqinj, disa dekada pas vizitës së famshme të Enver Hoxhës në Beograd në vitin 1947.
Vizita e asaj kohe e zgjati “muajin e mjaltit” edhe një vit më shumë, kur të dyja vendet do të ndaheshin përfundimisht. Kosova mbeti pjesë e Jugosllavisë, Shqipëria nuk u bë “republika e shtatë” e federatës, Enver Hoxha vazhdoi të qëndronte timonieri i partisë dhe i shtetit shqiptar, ndërsa mbështetësi ekonomik dhe politik i vendit tonë pas Beogradit u bë Moska, djepi i komunizmit dhe qendra e fuqisë së bllokut lindor. Urrejtja e ndërsjellë dhe e trashëguar midis shqiptarëve dhe serbëve vazhdoi të jetonte, duke adoptuar madje dhe notat e deviatorit ideologjik. Çdo gjë serbe për shqiptarët, si dhe e anasjella, do të shihen me neveri nga njëri-tjetri.
Tashmë dhe përsëri, antipatia reciproke e dy popujve dhe e dy qeverive përputhen, me rezultat final që të vazhdojnë t’i japin ushqim “urrejtjes”. Mitologjia kombëtare, si e serbëve ashtu dhe e shqiptarëve, fuqizoi ndjeshëm antipatinë midis dy popujve.
Kështu, sllavët në përgjithësi dhe serbët në veçanti ishin përgjegjës për dëbimin e paraardhësve tanë, ilirëve, nga trojet e tyre, duke i tkurrur ata drejt maleve të Shqipërisë së sotme. Nga ana tjetër, shqiptarët do të ishin ata që kishin ardhur pas serbëve dhe gradualisht kishin uzurpuar trojet e tyre, kryesisht Kosovën, ose siç e quajnë ata “Stara Srbija” (Serbia e vjetër).
Miti do të ç’mitizohet dhe do të bëhet realitet i prekshëm kur shihen përpjekjet, ndeshjet dhe luftimet për statusin e krahinës së Kosovës – si dhe e territoreve të tjera – që nga periudha e largimit të Perandorisë Osmane nga rajoni, pas dy luftërave ballkanike më 1912-ën dhe 1913-ën.
Sjellja e dy kombësive në Kosovë dhe për Kosovën, deri më sot, i ka dhënë urrejtjes shqiptaro-serbe karakter të qëndrueshëm dhe të fortë. Secili që nevojitej të sulmohej politikisht, mjafton të reklamohej si proserb.
Në këtë mënyrë, ai menjëherë do të etiketohej si “tradhtar” dhe për pasojë do të humbiste çdo popullaritet në publik. Kështu për shembull, në momentin që Enver Hoxha e pa të nevojshme ta etiketonte dorën e tij të djathtë, Mehmet Shehun, si tradhtar, lëshoi për të akuzën e agjentit jugosllav, duke pasur parasysh edhe udhëtimin e Shehut me Titon në të njëjtin vapor drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet ’60.
Më vonë, Sali Berisha do të sulmohet vazhdimisht me epitetin “dhëndër Serbie”, për herë të fundit para disa ditësh nga ministri Veliaj në parlament, ndërsa Edi Rama akuzohet sepse i dha çelësin e kryeqytetit kompozitorit serb Bregoviç kur ishte kryetar bashkie. Në të njëjtin kontekst, ministri i jashtëm serb Mrkiç deklaroi se do t’i propozonte kryeministrit të tij që z. Rama ta kryente vizitën pas zgjedhjeve atje. Arsyeja mbase lidhet me humbjen e mundshme të popullaritetit politik të partisë qeveritare që do të presë një kryeministër shqiptar.
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë dhe mbase do të vazhdojnë të jenë të vështira dhe komplekse. Por, pavarësisht kësaj, nevojitet që klasa politike si dhe elitat në të dyja vendet të punojnë për ndërtimin e urave lidhëse, të paktën midis popujve. Jo vetëm nuk duhet të përdoret urrejtja për përfitime elektorale apo sektare, por përkundrazi, le të minimizohet ajo sa më shumë të jetë e mundur.
Nëse bien kufijtë midis popujve, bashkëjetesa, por dhe zgjidhja e problemeve shtetërore, do të jenë më rezultative dhe të qëndrueshme. Në këtë mënyrë, do të ishte mirë që opozita të mos përdorë vizitën e kryeministrit Rama në Serbi si mjet për ta goditur atë politikisht në emër të anti-sllavizmit, që për fat të keq ekziston në popull; akt ky i cili do të kishte pasoja negative për imazhin e qeverisë dhe të kryeministrit, në Shqipëri dhe kryesisht në Kosovë. Le të analizohet me kujdes nga cilido tematika e takimit apo dhe probleme të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me këtë vizitë, por të mos abuzohet me përdorimin e saj për konsumim të brendshëm politik.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri