Gjendja e krijuar në Universitet, siguria e munguar në shkolla dhe gjithë sistemin tonë arsimor, ku kanë dorë dhe bartin përgjegjësinë kryesore për ato që ndodhin aty dy ministrat – Ramë Buja dhe Bajram Rexhepi – trishtoi thellë gjithë shoqërinë si asnjëherë më parë deri më tani.
Gjëra të tilla nuk kemi përjetuar gjatë gjithë historisë së shkollimit shqip në Kosovë. Faktet e zbuluara mbi masakrimin e arsimit të lartë, shitblerjen e notave e titujve universitar, avancimet e parregullta akademike, plagjiaturat masive dhe përvetësimet e paskrupullta nga ata që janë të thirrur për të shpërnda shkollim e dije, vrasjet e nxënësve nëpër shkolla dhe shkelmimi brutal i gjithë sistemit tonë arsimor, shtrojnë nevojën e menjëhershme dhe të patejkalushme që sa më parë tu bëhet thirrje për dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme, ministrit të Arsimit, Ramë Buja, dhe ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.
Nxënës, studentë, prindër, mësues, profesorë e punëtorë të arsimit në përgjithësi, dhe i gjithë populli shqiptar, duhet që sa më parë të kërkojë përgjegjësi personale dhe dorëheqje të menjëhershme institucionale të ministrit Ramë Buja i cili jo vetëm se bastardoi historinë, por shkatërroi edhe tërë sistemin tonë shkollor në Kosovë, ku më nuk e njeh "qeni të zonë" dhe është bëri llugë në të gjitha anët.
Shoku Ramë Buja, që nga marrja e përgjegjësisë për dikasterin që "udhëheqë", punën e parë që bëri ishin kompromiset konspirative në dëm të çështjes kombëtare ndaj kërkesave të ministrit turk, për ndryshimin (shëmtimin) e historisë sonë çlirimtare dhe zbukurimin e asaj pushtuese turke në Kosovë.
Për aq më keq, ai asnjëherë nuk e vuri si prioritet çështjen e parregullsive në Universitetin "Hasan Prishtina" (ku punonin argatët e partisë së tij), e as gjendjen e arsimit të shkatërruar dhe krimit në rritje në të gjitha shkollat e Kosovës (ku përditë e më tepër shohim raste e fatkeqësi të reja, skena të rrahjes së mësuesve, si dhe përgjakje e vrasje makabre të nxënësve nëpër institucionet tona shkollore), tash e tri vjet me radhë, prejse është katapultuar ky njeri në udhëheqjen e sistemit tonë arsimor.
Ndaj, kërkesat për dorëheqjen e Ramë Bujës dhe Bajram Rexhepit duhet të paraqiten shpejt dhe pa humbur kohë, nga të gjithë shqiptarët pa dallim bindjeje dhe përkatësie partiake, përfshirë shoqëritë civile, entet dhe institucionet në gjithë Kosovën, deri në dorëheqjen e parevokueshme të tyre.
Për fat të keq, devalvimi i sistemit mësimor edhe krimet nëpër shkolla, jo vetëm se nuk janë të parat, por ka rrezik që ato të mos jenë as të fundit, sidomos kur kihet parasysh vetëkënaqësia e ministrave me luksin që kanë krijuar për vete dhe familjet e tyre, përmes mistereve ende të pazbardhura (përjashto-skandalin milionësh të pasaportave), e që kushedi edhe sa mistere tjera të "ministrave tanë të mynxyrshëm" presin të zbardhen (derisa këta as nuk lodhen për ato që ndodhin rreth tyre dhe ministrive që ata mbajnë përgjegjësinë).
Ndaj, para se të ndodhë edhe ndonjë e keqe më e madhe, Ramë Buja dhe Bajram Rexhepi, që të dy duhet sa më parë të largohen nga pozitat që mbajnë, prej nga njëri për vite me radhë masakron arsimin e historinë, kurse tjetri kriminalizon entet dhe sigurinë. Nga përvoja e deritanishme, është mëse e sigurt se pa dorëheqjet e tyre nuk mund të kthehet rregulli në arsim dhe Universitet e as të vendoset siguria nëpër shkolla dhe institucione shtetërore (ku vidhet e kontrabandohet si në mesjetë dhe mashtrohet si në pazaret arkaike turke).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë