Për t’i ikur dhunës mediatike, do të kishte qenë dashur që shteti të mos investojë aq shumë në “asfalt” dhe në “cmimin nobel”. Në vend të kësaj do të ishte mirë të investohej në arsim, e më së shumti në gazetari. Sepse, ka shumë gazetarë që kanë vullnet e dëshirë të mësojnë më shumë mbi shkencat e mediave, retorikës, filmit dhe komunikimit.
Pse e them këtë?
Po luftohet gjithandej nëpër botë. Shohim se ka diçka të re në këto luftëra: lufta ka ndryshuar. Luftëtarët (dikush i quan edhe terroristë) tanimë nuk po pajisen vetëm me kallashnikovë, eksploziv dhe granata. Këta, gjithmonë, me vete kanë edhe videokamerat dhe Iphona-t. Dhe, natyrisht internetin! Po ashtu, këta luftëtarë, vazhdimisht, kujdesen që dukja e tyre, mjekrat dhe armët e tyre të jenë në plan të parë, dhe të shkëlqejnë para kamerave.
Që të kuptohet sa më shumë, dhe të shihet sa më bukur e sa më qartë, lufta “duhet” t’i përshtatet botës bashkëkohore mediatike. Sepse, siç e kam thënë edhe më parë, ne jetojmë në shoqëri vizuele e jo demokratike.
Ne mbajmë mënd aksionin terrorist në SHBA. Ikona e shekullit XXI është fotografia televizive që paraqet sulmin dhe rrënimin e kullave binjake në New York. A ishte rastësi që terroristët na e imponuan këtë fotografi? A kishin njohuri terroristët për fuqinë e Televizionit dhe fotografisë?
Edhe xhirimet në Siri, që po i publikojnë mediat tona, janë trishtuese, dhe panikëkrijuese. Janë frikëprodhuese sepse ne kemi përjetuar luftën. Dhe frikohemi, se kjo e keqe mund t’i ndodhë edhe fëmijëve tanë. Por, kjo nuk është e tëra. Botës duhet treguar dhe servuar fotografitë dhe aksionet duhet të zgjasin shumë sa që empatia të ketë kohën e të përforcohet në mendjen e konsumuesit.
Gazetaria shqipe përsëri “ra në kurth” të strategjisë së vullnetarëve shqiptarë në Siri. Dhe jo vetëm të tyre, por gazetaria jonë “ra në gropë” edhe të agjentëve të sigurimit serb (UDB-së). E keni parë se si vullnetarët shqiptarë, qofshin këta nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, përpos kallashnikovit në duar, me vete kanë edhe kamerat për të xhiruar e filmuar. Këta e dinë se për të pasur sukses dhe ndikim në hapësirat shqiptare, duhet përdorur edhe mediat. Dhe, këta edhe po ia dalin. Bile me shumë sukses: videoxhirimet e tyre prej disa sekondave, ku këta shkëlqejnë me kallashnikov dhe paraqiten duke mbajt “fjalime” për opinionin shqiptar (fjalime në gjuhën shqipe), po i lansojnë në Youtube. Dhe, menjëherë plasë sherri. Përsëri shtrohet pyetja: A janë të sigurt gazetarët nëse burimi është i lirë? A
janë këta persona me poste të rëndësisë se veçantë në vendet nga këta vinë, apo njerëz të rëndomtë? Si duket, këta vullnetarë “i dinë” edhe dëshirat dhe etikën e gazetarisë shqipe si dhe nivelin e shkollimit të tyre.
Shumë nga këto xhirime e aksione, në realitet janë tentime për tu ”shprehur”. Qëllimi i tyre është, para së gjithash, që të depërtojnë tek unë dhe tek ti, pra në media. Shtrohet përsëri pyetja nëse gazetaria jonë duhet të lejojë të publikoj fjalime, xhirime e “shprehje” të tilla? Dhe, përsëri këtu, pashmangshëm përsëri pyetja e madhe: a ishte dhe a është joprofesionale që të ftohen në studio agjentët e Serbisë në mediat shqipe, para se këta t’i ftojë Prokuroria e shtetit? Sepse, duke u bazuar nga e kaluara e tyre e keqe, fundi i fundit, ne nuk e dimë nëse këta janë të detyruar të flasin nën dhunë e presion psikik!
Mediat duhet të dinë se nuk duhet lejuar transportimi i ideve të vullnetareve dhe njerëzve të sigurimit serb. Duhet hulumtuar nëse këta njerëz funksionojnë si ”stativë mikrofoni” e forcave të caktuara politike e ideologjike. Një debat i shëndoshë e i fuqishëm duhet të zhvillohet se si liria e shprehjes duhet të administrohet, duke mos qenë kjo në shërbim të infiltrimit të sigurimeve dhe ideologjive të huaja terroriste e ekspansioniste. Në Norvegji, vend i prekur nga dukuri të tilla, ka kohë që ky debat është duke u ankoruar dhe u fuqizuar. Le të kujtojmë propozimin e vjetër të zonjës Thatcher: ”Ti refuzohet dhe t’i ndalohet terroristëve oksigjeni publik”.
Edhe ish kryeredaktori i The Guardian, P. Preston pyet: nëse porosia e keqe është një armë histerike dhe potencial për shkatërrime masive, atëherë si mund të bëjmë këtë të parrezikshme? Tani pyes nëse ju kujtohet xhirimi nga Siria i një vullnetari shqiptar? Mua po. Ai fliste me frikë, ulte sytë poshtë në tokë, dhe “si me zor” fliste para kamerës. Shikojeni xhirimin tek gazetat shqipe online, aty e keni dhe do bindeni. Unë mendoj se porosia e keqe që përdoret si armë e mjet për të shkatërruar, duhet ndaluar. Dikush do ta quante censurë, por unë do e quaja “mbrojtje” dhe “shëndet” për shoqërinë. Ne kemi një rregull që është në balancë me etiken tradicionale të gazetarisë. Nëse burimi nuk është i lirë, atëherë kjo edhe nuk guxon të publikohet e të duket se ai apo ajo flet me dëshirë.
Hapi i parë në drejtim të një qëndrimi të pavarur redaksional do të ishte një vendim që do kristalizonte se “lajmi” është në kundërshtim me etikën e mirë gazetareske. Sepse, nuk është e shëndetshme dhe etike të publikojmë xhirime të fabrikuara. Redaksia mund të përdorë materialin si “brumë” për gazetarinë vetanake, por ne nuk duhet lejuar që UDB-ashët dhe “ekstremistët” të jenë kameramanët dhe redaktorët tanë. Këta le të flasin e le të dërgojnë xhirimet dhe fotografitë familjes dhe miqve të tyre, por ju lutem jo në hapësirën publike!
Gazetaria e mirë nuk duhet lejuar që mediat të na lëvizin atje ku destabilizuesit e shtetit dhe ekstremistët dëshirojnë dhe synojnë. Këtë porosi duhet ta kuptojnë edhe agjentët e Serbisë (UDB) dhe ekstremistët, të cilët, sa herë që “po ju qohet” po kanë mundësinë të imponojnë ideologjitë dhe politikat e tyre në agjendën e mediave shqipe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin