A jemi me të vërtet një shtet ligjorë? A është Kosova shtet në të cilin të gjithë i gëzojnë të drejtat e barabarta? Si sillet shteti ndaj qytetarëve? Sa respektohen parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit?
Shteti përcakton rregullat e njerëzve në shoqëri përmes normave juridike. Koncepti i shtetit ligjor është mjaft kompleks dhe shumëdimensional. Ai përfshinë në vete tërësinë e parimeve juridiko-politike me të cilat sigurohet sundimi i ligjit në shoqëri. Sundimi i ligjit, përkatësisht qeverisja e të drejtës nënkupton superioritetin e ligjit ndaj qytetarëve dhe ndaj vet shtetit, si autorë të tij.
Në njërën anë shteti ligjor përcakton të drejtat dhe liritë e qytetarëve, mirëpo në anën tjetër mbron qytetarin nga arbritrariteti i kujtdo qoftë dhe siguron kushte për siguri personale dhe kolektive. Mirëpo, për fat të keq këto parime nga ana e institucioneve tona as për së afërmi nuk zbatohen, sidomos të drejtat e qytetarit shkelen si asnjëherë më parë: para ligjit gjithmonë fiton ai i forti, pat apo nuk pat fakte dhe argumente; në një konkurs për vend të punës e fiton ai i cili ka para dhe ka te njohshëm, pat apo nuk pat dije dhe eksperiencë; jetojmë në një shtet ku për të pritur një vendim nga gjykatat tona duhet pritur me muaj e nganjëherë edhe me vite; jetojmë në një shtet ku udhëhiqet nga njerëzit e pandërgjegjshëm dhe të pashkolluar; në një shtet ku rinia është duke shkuar drejtë një humnere të pafundme; në një shtet ku mundimi për të siguruar bukën e gojës konsiderohet luks… Deri kur më kështu?
Rëndësia e parimit te sundimit të ligjit, ne shtetet bashkëkohore, është e shumëfishtë. Ky parim është bazë për sigurimin demokratik te institucioneve, ku sidomos pushteti ekzekutiv dhe administrativ është i kufizuar me Kushtetutë dhe ligj. Ky parim njëkohësisht siguron kufizimin juridik të arbitraritetit të pushtetit nëpërmjet garancive ligjore, sigurisë dhe lirisë së njeriut.
Institucionet demokratike dhe ligjore duhet të shprehen përmes tri atributeve: legjitimitetit, autoritetit, dhe fuqisë politike.
Legjitimiteti paraqet parakusht për funksionimin demokratik të shtetit dhe instrument me të cilin sigurohet kredibiliteti politik i institucioneve shtetërore. Buron nga populli dhe në një sistem demokratik asnjë pushtet i fituar jashtë zgjedhjeve nuk mund të ketë legjitimitet. Autoriteti buron nga Kushtetuta dhe ligji, ku duke përcaktuar autoritetin e tyre njëkohësisht bëjnë edhe kufizimin e tyre dhe sigurojnë një proces të kufizimit të pushtetit. Fuqia politike paraqet tërësinë e kompetencave te organeve dhe institucioneve shtetërore. Në sistemet parlamentare fuqia politike manifestohet me një epërsi të Parlamentit i cili përmes qeverisë parlamentare siguron një qeverisje parlamentare. Mirëpo, Kosova edhe pse thirret si sistem parlamentar, kemi një dominim permanent të qeverisë e cila nuk i jep përgjegjësi askujt, apo i jep në mënyrë tepër formale.
Si një tipar esencial i shtetit ligjor paraqitet edhe parimi i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit i cili paraqet një standard ndërkombëtar, i cili duhet të realizohet jo vetëm me përcaktimet ligjore, mirëpo edhe me mekanizmat ligjorë në praktikë, me të cilat qytetarët mbrohen nga arbitrariteti. Kurse tek ne, kemi shtuar edhe një tjetër dallim edhe një tjetër veçori me të cilën i veçojmë qytetarët: dallimi partiak, dallimi se i cilit rajon është!
Si një ndër tiparet më të rëndësishme të shtetit ligjorë kemi edhe gjyqësorin e pavarur, që nënkupton ekzistimin e gjykatave të pavarura në punën e tyre në pajtim me ligjin. Kushtet për të siguruat një sistem të gjyqësisë të pavarur dhe ligjor janë të ndryshme, si: pavarësia e gjyqësisë nga legjislativi dhe ekzekutivi, pastaj depolitizimi i gjykatave (brenda aktivitetit gjyqësor është i ndaluar çdo veprim politik, në baza partiake ose ne forma tjera të organizimit politik), zgjedhja e gjyqtarëve në afate të gjata; financimi i pavarur, respektimi i procedurave gjyqësore, paanshmëria e gjyqtarëve etj.
Shpresoj që një ditë vendi im, Kosova, t’i realizojë të gjitha këto parime, të bëhet shembull për rajonin!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania